Erdogani dhe ca diletantë

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

DITA! Këto diskutime që thonë se duke i thënë Erdoganit ‘vëlla’ dhe ‘mik’ do të bëhemi Turqi, unë mendoj se janë prej diletanti. Këto janë injoranca më e madhe që unë kam parë, duke e trajtuar në këtë mënyrë. Këto janë shprehje e dashurisë ndaj një tjetri, kur i thua ‘unë jam vëllai yt’, është një shprehje miqësore.
Është anormale të mendosh se Kosova dhe Shqipëria do bëhen Turqi. Këta që analizojnë të kundërtën, nuk kuptojnë se ç’do të thotë emocion, epitet që shoqëron një situatë mikpritjeje. Vetëm një i luajtur mendsh mund të mendojë se Kosova mund të bëhet Turqi, apo Shqipëria të bëhet Turqi përmes një pushtimi të ri otoman. Ka qenë vetë Ataturku që i ka rrëzuar osmanlinjtë. Nga D.A.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *