Një prej çështjeve që është adresuar më shumë këto ditë nga mediat botërore por edhe politikanë të ndryshëm ka qenë vendimi i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë për rivotim për zgjedhjet bashkiake në Stamboll.
Ndërsa në Stamboll vendimi u prit me protesta nga populli, të prononcuarit e shohin këtë vendim të imponuar nga presidenti Erdogan dhe si një goditje shumë të rëndë për demokracinë.
Në fakt, revista gjermane “Der Spiegel” sot botoi një artikull me titullin “Erdogani anulloi demokracinë”.
Sipas shkrimit të Der Spiegel, i cili pasqyronte qëndrimin e perëndimit në lidhje me këtë çështje, “Ndryshimi i pushtetit në Turqi me rrugë demokratike është tashmë i pamundur” – shkruan Dita.
Në vazhdim artikulli thekson se Turqia është në një krizë serioze. “Turqia i është nënshtruar tashmë Erdoganit plotësisht. Media atje është nën urdhëra”, ndërsa dita e 6 Maj 2019-ës, ditë e cila u mor vendimi nga e Këshilli i Lartë Zgjedhor për anullimin e zgjedhjeve në Stamboll, cilësohet si “një ditë zie për Turqinë”.
Ndër të tjera shkrimi përfshirësthekson se ekonomia turke ka përjetuar një periudhë “të dhimbshme muajt e fundit,” kurse lira turke ditën e hënë ka pësuar një rënie të jashtëzakonshme.
Në artikull nënvizohet fakti se vendimet e marra, përveçse politike e ekonomike, kanë gjithashtu ndikime negative edhe në paqen e jetën sociale të vendit.
“Anullimi i zgjedhjeve nuk ka një shkak apo bazament legal ku të mbështetet. Arsyeja e vetme është pakënaqësia e Erdoganit, ky është dhe shkaku pse u anulluan zgjedhjet. Kështu, Erdogani ka hedhur edhe hapin e fundit në rrugën drejt diktaturës” – shkruan Der Spiegel, cituar nga Dita.
e.ll. / dita

HAPIN FINAL DREJT THEMELIMIT TE PERANDORISE
ME QELLIM MIREQENIEN E POPULLIT TE SAJ.
Apo mé sakté drejt shkatérrimit té Turqisé, si perandoria e osmanllinjve!