Nëse qeveria i heq licencën CEZ-it, administrimi i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike do të bëhet vetë shteti. Ky është vendimi i marrë sot nga bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, bordi vendosi gjithashtu që të shpallë në media konkursin për vendin e administratorit publik.
Sipas Entit Rregullator, ky hap i paraprin vendimit përfundimtar të qeverisë për licencën e CEZ Shpërndarje, për të mos krijuar boshllëk dhe kaos në furnizimin me energji nëse kompania çeke largohet nga Shqipëria. Administratori shtetëror do të jetë në detyrë deri në kohën në paraqitjen e një tjetër kompanie të interesuar për sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike