Erë e fortë dhe borë, bie ortek në Qafë-Thore, ARRSH: Rruga e bllokuar

J L

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në zonën e tuneleve në Qafë-Thore ka rënë një ortek dhe për pasojë rruga është bllokuar.

“Në Qafë Thore, në zonën e tuneleve, si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie të një orteku. Po punohet për hapjen e këtij segmenti”, bën me dije ARRSH në postimin në rrjetet sociale.

Ndërkohë mësohet se në akset: Spot-Kam, Valbonë, Qafë Bualli-fillimi i Rrugës së Arbrit, Vau Dejës-Qafë Qelë ka pasur rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës.

Inertet janë pastruar nga kontraktori i mirëmbajtjes.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *