ERE i heq licencën CEZ-it, Dollapi zgjidhet administrator

anazapta

Enti Rregullator i Energjisë i ka hequr sot licencën kompanisë CEZ Shpërndarje. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme, në të cilën u zgjodh edhe administratori shtetëror, i CEZ-it, Sait Dollapi.

Administratori i ri shtetëror do të menaxhojë sistemin deri në kalimin e licencës një subjekti tjetër. Javën e kaluar, për postin e administratorit shtetëror u paraqitën gjashtë kandidatura: Sait Dollapi, Artan Topi, Genc Gjorgjani, Rezart Isufi, Agron Seseri dhe Onorina Jata. Kandidatja e fundit u skualifikua, me arsyetimin se është aktualisht punonjëse e CEZ-it.

Seit Dollapi, nga Tropoja, aktualisht kreu i Ujësjellësit dhe ish-drejtues i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ishte favoriti kryesor për zgjedhjen në postin e administratorit të CEZ-it.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *