Erërat dëmtojnë fidrat, CEZ shkëput energjinë për qarkun e Kukësit

anazapta

Erërat dhe moti i keq kanë shkaktuar ndërprerjen e furnizmit me energji elektrike të të gjithë qarkut të Kukësit. Të paktën 128 mijë banorë janë pa energji dhe shkak për këtë janë bërë kushtet mjaft të vështira meteorologjike që kanë shoqëruar prej më shumë se 24 orëve rajonin verilindor. Ka qenë pikërisht kompania e shpërndarjes CEZ, e cila ka ndërprerë energjinë për të parandaluar dëmtime të tjera. Ata kanë menduar që të shkëpusin furnizimin pasi fidrat përcjellës, si pasojë e erës së fortë, bashkohen me njëri-tjetrin dhe krijojnë bashkim duke çuar në djegien e tyre. Më shumë se 3 fidra janë djegur aktualisht. Sipas kompanisë CEZ pa energji janë edhe Puka e Kalimashi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *