Naun Kule
95 vjet më parë; dhjetor, 1924.
(Ahmet Zogu me ushtarët e Pashiçit, rrëzoi qeverinë demokrate të Nolit)
-Atdhetari dhe luftëtari i shquar Naun Doko Prifti -Libofshë,1896-Tbilis,1934, profesor dhe drejtues i Universitetit të Transkaukazisë në Tbilis, ish-bashkëluftëtar i Avni Rustemit, u përzgjodh nga Kryesia e “Bashkimit”(gusht,1924), për të asgjësuar A.Zogun, siç bëri Avniu me Esat P.Toptanin. Por, plogështia e qeverisë së Nolit dhe bjellogardistët e Pashiçit, shpejtuan rikthimin e qeverisë së A.Zogut. Qëndresa e fundit me armë kundër zogistëve, ishte në kodrat e Priskës dhe të Dajtit, ku luftoi dhe Nauni gjersa Noli dhe nolistët u larguan nga Tirana dhe mërguan jashtë Shqipërisë-
***
Në të hyrë të dhjetorit Nauni mori lajmin e nisjes.
“Paraqitu sa më parë në kryesinë e “Bashkimit” njftohej nga Tirana.
-Më në fund! mendoi Nauni. Dhe, ndonëse e priste me javë, lajmi e mbushi me emocione dhe hamendje të shumta. Së brëndshmi ndjehej krenar që shokët ia besuan atij këtë vepër trimërore. I vinte keq për gjithçka që po linte pas… E foli vetëm me Zoin.
Ky edhe e përcolli në të gdhirë. –Deri në Tiranë! i tha të ëmës.
Nëna doli nga konaku, mbledhur e mardhur nga athtima e mëngjezit. Nëpër krahët e motrave Nauni kapërceu oborrin.
Mbylli portën, përtypi kripësinë e lotëve varur ndër faqe dhe humbi në mugëtirën e ditës që zbriste.
Mbasdite vonë mbërriti në kryeqytet. Kur iku nga Tirana ishte vjeshtë. Tani, dimër. Ndoshta kjo i ka tkurrur e bërë të heshtur njerëzit? Secili nxitonte drejt portës së vet si t’i trembej diçkaje nga pas. Njëlloj pasigurie që zotëron këdo në momente kaosi dhe turbullirash. I vetmi vend ku ndihej një gjallëri e jetës politike ishte “Internacionali”. Në kafenë e këtij hoteli më luksozi i kryeqytetit, dukej se qenë mbledhur tërë meraklinjtë e kombit të cilët, tërkuzeshin në biseda të pafundme dhe në argumente absurde për të ardhmen e vendit.
Me shokët që takoi këtu Nauni kaloi darkën. Mësoi edhe shumë gjëra që nuk zbrisnin gjer në fshat.
-Zogollin e kemi në derë, thoshin disa.-Pashiçi e ka mbushur me armë dhe mercenarë… Të tjerë shanin qeverinë dhe ministrat që ngrohnin kolltukët dhe bënin sehir. Pa shanin dhe qeveritë e huaja që s’po begenisnin as ta njihnin qeverinë e Nolit. Vetëm për qeverinë e Leninit thoshin se e paska njohur dhe së shpejti do dërgojnë përfaqësuesit zyrtarë. Edhe festa e Pavarësisë ca ditë më parë, shkoi në heshtje. Asnjë telegram urimi…asnjë festim…(1). Nauni dëgjonte në heshtje dhe përfytyronte atë çka priste në rrugën e gjatë ku qe nisur. Të nesërmen u paraqit në kryesinë e “Bashkimit”. Që këtu e shoqëruan për në Ministrinë e Jashtme. Tani, s’dyshonte më për nisjen. Gjithë qenia e tij, gjithçka i thoshnin mendja, shpirti e zemra, në ato çaste i silleshin vetëm në një pikë; në atë që pritej të bënte… Në përfytyrimin e Naunit qe konkretizuar me dhjetëra herë pamja fizike e Ahmet Zogut. Për minuta të tëra ai vëzhgonte dhe studionte me sytë e mendjes çdo detaj, çdo gjymtyrë, çdo pjesë dhe shqisë të fytyrës së urryer të këtij njeriu kobmadh. Jetonte dhe fliste me…këto pamje..
Nëpunësi i Ministrisë nuk e sajdisi shumë. E futi në një zyrë të madhe si sallë dhe i vuri përpara letër e bojë.
-Rregulli na kërkon edhe një biografi tuajën më shkrim… Shkruaje në dy kopje dhe na e lerë këtu. Bashkëngjiti edhe dokumentet që ke për shkollimin e kryer dhe gjuhët e huaja që flet ! Besoj se shpejt do të njoftojmë nisjen…!
Naunit i mbetën sytë në një pikë. Gjaku i iku nga fytyra dhe djersët e ftohta ia bulëzuan ballin e gjerë. Po sytë s’i shqiste nga kthina e zyrës. Atje qenë vendosur ca figurina, libra, reklama e portrete që diç prisnin…!? Mes tyre dukej edhe gjysma e portretit të Zogut. Një anë e mustaqeve spic dhe njeri sy me të cilin dukej sikur jepte shenjë, si të vështronte tinëz duke pritur çastin të sulej Naunit iu kujtua biseda e shokëve në darkë…”Zogun e kemi në derë…!” (2) Edhe ky, nëpunësi i Ministrisë, atë mendje paska…? Dhe, para se t’i vijë Zogolli në derë, ky ia var portretin në mur..Paçka se nuk ishte as mbret, as president, as…Zogu ishte më i fuqishmi. Kaq i duhej këtij nëpunësi dhe sojit të tij…
Ja, ç’prisnin këta. E firmosin dot këta vrasjen e Zogut? Pak kohë më parë u bë gjyqi për të dënuar Zogun dhe shpurën e tij tradhtare. Kur vendosën ta dënonin me vdekje në mungesë, disa nga gjykatësit u trembën…
Ndërsa ky, Naun Doko Prifti, nga Libofsha e Myzeqesë, po shkonte ta dënonte Ahmet Zogun me vdekjen e vërtetë, jo në mungesë… Në zyrën përballë cërriti zilja e telefonit. Nëpunësi nxitoi dhe, pasi e mbylli mirë derën, ngriti telefonin. Shoqëruesin e Naunit e priste zëvendësministri..!?
Kur u takuan mbasdite, ftohtësia e tjetrit e bindi më shumë për dyshimet që e brenin. Qeveritarëve u kishte hyrë uji nën rrogoz dhe lepuri në bark. –Ç’të tha? pyeti Nauni.
Shoku nguroi të zgjatej.-Burokraci zyrtarësh ! Duhej t’ia kishim thënë më parë tha, por edhe ne aq dinim…
Kaq mësoi Nauni për bisedën e shokut me zëvendësministrin e punëve të jashtëme. Por kuptoi dhe u bind se shkaku qe tjetër gjë.
-Si hallvë e ftohtë më duket ! ironizoi ky.
Tjetri e mori Naunin prej krahu dhe ndërroi bisedë.
Dy-tri ditët e pasme Nauni mësoi edhe më shumë. Mësoi edhe fjalë që e fyen… Që ia shtarën gjer në neveri ato zyra e ca njerëz në to. Tërë atë pushtet dallkaukësh që mbante sytë nga dritarja për të ngritur menjëherë flamurin e atij që do hynte i pari në oborr… Paçka se ai hynte duke thyer portën ose me urën e zjarrit në dorë…! “Bina e re, qereste e vjetër” iu kujtua porosia e Xha Lamit në Lushnje. “Nëpunës rrangallë e dallkaukë..” i kishte cilësuar këta, vet Nauni muaj më parë. Shokut të Kryesisë, zëvendësministri i jashtëm i kishte folur gjoja miqësisht:
-Po mirë o të uruar; në gjithë atë djelmuri të “Bashkimit”, një lalë Myzeqeje zgjodhët ju për të vrarë Ahmet Zogun..?! More, e njihni ju Ahmet Zogun apo s’e njihni xhanëm..?!
Këto fjalë, fyen Naun Doko Priftin. Por më shumë fyen shokët që e njihnin Naunin, ndaj edhe e zgjodhën… Sidoqoftë, Nauni tani po shihte shumë më tej. Sorollatjet për dy muaj e ca në këtë nisje gjoja “urgjente” kishin një dorë që i vërtiste e vononte…
Dy muaj më parë e kishin nxituar të mbushte dosjen me dokumente dhe foto. Do shkonte gjoja si punonjës i ambasadës tonë në Beograd… Preu dhe qepi dy palë kostume…!
Inati, urrejtja, zemërimi i grumbulluar sëfundmi në një pikë, zunë t’i shpërndahen. Në sy dhe në shenjestër të mendjes tani s’mbante vetëm atë, Ahmet Zogun ndaj të cilit kishte stërvitur gishtin dhe zemrën gjithë muajt e fundit, por edhe këta, zogolloviçët e fshehur. Në ditët që pasuan ditët u shtytën me rrokullimë. Thëniet dhe hamendjet për sulmin e pritshëm të Zogut, ishin tema kryesore e bisedave. Po, ndërsa gjendja kritike dukej sheshit dhe rreziku ishte në derë, qeveritarët mburreshin e krekoseshin se “kufijtë janë të paprekshëm, se…
asnjë pëllëmbë tokë nuk lëshojmë pa derdhur gjak…”
Po se kush do ta derdhte këtë gjak ? Dhe kur më në fund..!?
Tri ditë më pas, bisedave iu shtua edhe një lajm ri: Kishin mbërritur në Tiranë të dërguarit diplomatikë sovjetikë. Në Durrës I kishin pritur zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme. Ardhja e kësaj përfaqësie ishte një rreze dielli para stuhisë, ndonëse qielli e toka gjëmonin si në prag vithisjeje. Në mungesë të një ndërtese të denjë, përfaqësuesit e shtetit të Leninit, qeveria i strehoi në disa dhoma të hotel “Internacionalit”(3)
Për Naunin dhe shokët e tij nuk kishte gëzim më të madh se ky I këtyre ditëve. Më në fund e njohën edhe qeverinë e Nolit..! Mbase s’do vononin edhe shtetet e tjerë. Kështu mendonin shumica. Por kishte edhe mendje të tjera që të ftohnin gjer në akull…-Ardhja e këtyre, kusure do na shtojnë! Hiç mos u gëzoni. Ja, lexoni sin a përshkruan bota…! Dhe të vini. para tyrli gazetash të huaja e të vendit. T’ lexoje ato, të ngjethej mishtë e të ngriheshin qimet e flokëve nga shpifjet e përbindshme… Shqipëria quhej “qendra e të kuqve ku bolshevizma po hedh rrënjë dhe po bëhet rrezik për Ballkanin..?! Ishte koha kur shtypi ballkanik bënte zhurmën e madhe kundër “rrezikut bolshevik në Ballkan…kur Gjergj Dimitrovi dënonte qeveritë reaksionare që krijuan “Lidhjen e shënjtë” kundër “rrezikut bolshevik”. Qeveria shqiptare e Nolit akuzohej si “qeveri bolshevike” dhe se vet kryetar Noli mbante lidhje me “Qëndrën bolshevike në Vjenë”(4)
-Jo po presim të na njohin bota! Tani, edhe këta na duheshin..!
Bota sebep kërkon..!” turfullonin pseudodemokratët.
Në të vërtetë momentet ishin shumë të vështira. Pashiçi i Serbisë dhe miqtë e tij trembnin qeveritë e tjera duke i cilësuar shqiptarët “bolshevikë të rrezikshëm që po kërcënonin Ballkanin..!” (5) Pas dy-tri ditëve diplomatët sovjetikë i priti Ministri i jashtëm zoti Sulejman Delvina dhe pas tij, vet kryeministri Fan Noli. Këtu ishte edhe fundi i atij gëzimi të madh dhe po aq të shkurtër. Kryetari i qeverisë u qau hallin diplomatëve rusë dhe i këshilloi të largohen hë për hë, pasi kishin ardhur në kohë shumë të vështira, kur Shqipëria po kanosej nga shtetet fqinje dhe reaksioni i brendshëm
***
Përsëri nën armë..?
Nata qe pus. Ca re të zeza sterrë, rrokulliseshin nga mali i Dajtit dhe zbrisnin e zbrisnin ndër gërronja e bokërrima, sa fshihnin dhe majat e drurëve. Tehu brisk i erës të pllaquriste fytyrën me mbëllaca dëbore. Dhjetori po ecte në javën e fundit. Vendi ku qe vëndosur fronti i Batalionit “Bashkimi” qe i sheshtë; një rrafshinë me kurriz të zhveshur në të përpjetën e Qafës së Priskës, lart Tiranës. Komanda epërore kishte vendosur të bënte këtu mbrojtjen përfundimtare. Po ta thyenin dhe këtë front, me yryshin që kishin marrë zogolloviçët, një vrap në të tatëpjetë e kishin Tiranën. Ndaj vendosën këtu djemtë e “Bashkimit”. Nauni u kollit sërish. Po kolla i dilte sëthelli, e nxjerrë mbyturazi. Megjithatë, ndihej. Armiku qe përballë dhe urdhëri i sulmit pritej në çast. I sulmit ose i mbrojtjes..? Priteshin forcat e jugut. Do vinin bashkimtarët e gjithë krahinave pa do niste sulmi. Naunit iu kujtua Lufta e Vlorës. Atje komandonte frontin e Bunavisë. Po atëhere ishte verë. Kurse tani…? ishte nata e dytë që gëdhinin këtu. Të lagur e baltosur, me ujin në mish e të ftohtin në palcë. Prisnin me gishtin në këmbëzë pa lëvizur nga ledhi. Ngrohtësia e trupit shkrinte dëborën poshtë tij dhe uji cërristë rrëkeve. Vetëm natën e parë kështu. Pastaj trupi dhe dëbora u bënë një. Kësisoj, a mbahej dot e kollitura? Dhe kujt, naunit që kolla ia shkulte gjoksin edhe në korrik.
Aty u gdhi. Dita solli lajme të reja; njërin më ogurzi se tjetrin. Qëndresa në Gurin e bardhë ishte thyer. Zogolloviçët dhe rusobardhët mercenarë, ishin të shumtë, të armatosur mirë dhe në një vijë fronti mjaftë të gjatë. Lufta ishte bërë e rreptë.Toger Ahmet Demi ishte plagosur rëndë dhe nëntoger Nivica me gjashtë ushtarë ishin vrarë. Përveç frontit që mbante Bajram Curri, frontet e tjerë; në Zerqan, në Urën e Spilesë, Dibër, Burrel dhe Gurin e bardhë, ishin thyer. Pra zogistët po vareshin drejt Tiranës. I vetmi front që do t’ua thyente turrin e kthente ballin, ishte ky, ishte ky, Priska dhe Shkalla e Tujanit. Këtu priteshin përforcime…(7)
Degëve të “Bashkimit” në Libofshë, Lushnje e Fier, u bëri telegram Nauni që ditën e parë të alarmit.Në drekëherë qarkullonin lajme se shumë nga bashkimtarët e ardhur nga krahinat prisnin për armë në oborrin e Ministrisë së Luftës. Por një myteber i këtij dikasteri kishte dalë në dritare në vend që t’u jepte armë u ishte zbrazur:-Shkoni or bolshevikë se gjithë fajin ju na e kini! Morët në qafë popullin dhe ne..!| Deshët ta bëni bolshevizëm Shqipërinë? Ja, bëjeni tani…!Ju doni varur për këmbësh…! (8)
Ja, ç’ishte Ministria e Luftës e qeverisë demokrate të Nolit.
Sidoqoftë shumë nga djemtë i gjetën armët por tashmë ishte tepër vonë. Natën e tretë zogistët filluan sulmin frontal Nauni luftonte tani mes bashkëfshatarëve myzeqarë. Në krah kishte Zoji Ndrekon, ndinin, Jorgjin, Kolin… Në të errur rusobardhët dhe pas tyre zogistët, ndërmorën një kundërsulm të përgjithshëm me të thirrura e të shtëna sa mbuluan pllajën shkëmbore të Priskës dhe Shkallës së Tujanit, në të zbritur të Dajtit.
Nëpër thellomat e përrenjve ku uji çante dëborën e shkrirë zvarriteshin silueta të zeza që zbrisnin gjithnjë e më poshtë.
Nauni merrte shenjë, tërhiqte këmbëzën dhe qëndronte sakaq me sytë e ngulur tutje errësirës. Kështu kaloi edhe nata e tretë në vijën e frontit. Pasmesnate sikur reshtën goditjet. Po besë nuk kishte, ndaj gishti s’u hoq nga këmbëza.
…Në të gdhirë Naunin e njoftuan se Koli ishte plagosur. Plumbi i kishte shpuar kofshën dhe përpëlitej i mbytur në gjak. Shokët po e tërhiqnin. Nauni e puthi dhe e hodhi mbi shpinë. Të tjerët heshtën. Vështrimi i Naunit ishte i hupët. Sytë e ujshëm nëmnin që thellë zgavrave kokallë.(9)
Fytyra i nxinte nga mjekra sterrë dhe përbaltja e ngrirë e atyre ditë-netëve të pagjuma. Inati e dhimbja i përziheshin në shpirt, zemërimi i teptiste në çdo shqisë. U rikthye në llogore kur dita po zbardhte. Ndjenja e hakmarrjes, majosur sërishmi ia tendosi vështrimin mbi bokërrimat përballë ku priste me gisht në këmbëzë të lëviznin siluetat e zeza…
…Por tani kishte mbaruar gjithçka…! Urdhri erdhi i beftë dhe i prerë. “Tërhiquni menjëherë…! Grumbullohuni para Shtabit. Qeveria po tërhiqet për në Durrës…?!
Luftëtarët s’u zinin besë veshëve. Këta prisnin përforcimi, municione…Prisnin forcat e jugut…Prisnin !? Dhe ja…Qeveria braktis kryeqytetin. Qëndresa do të bëhet në brigjet e Shkumbinit…? Apo në brigjet e Vjosës..?! Po në mos…Mosmë!
…Zemërimi, dhimbja e zhgënjimi qe e madhe. E tmerrshme.
Kokëvarur dhe me pushkë grykëposhtë çapiteshin këmbëzvarrë tatëpjetë kodrave që i mbrojtën me luftë.
Ca zogistë të Qazim Bodinakut, të rreshtuar anë rrugëve, qeshnin e argaliseshin.: -E thyet qafën o bolshevikë…! Po shyqyr de, se na hëngrët shpirtin…!
Gjashtë muaj më parë, kishim qeshur ne me zogistët…Tani..? …Por kjo nuk mund të ishte e qeshura e fundit. Kurrësesi..!
Ruani vlagën..!
Durrësi ishte përfshirë në një llahtari e rrëmujë të paparë.
-O burra se na zunë malokët! Tallnin spiunët e Zogut tek shihnin panikun e njerëzve që suleshin mbi anije e parë që futej në mol. Gjithçka përqark dukej e shfytyruar, e largët, e pasigurt. Ishte Durrësi i gjashtë muajve të shkuara, kur marshonin nga Vlora drejt Tiranës … I priti atëherë si shpëtimtarë..!? Po sot ? Mirë thonë, e keqja që të ze, jo gjithënjë është e keqja më e madhe… Naunin me shokët i priste një e ke qe tjetër, më e tmerrshme se gjithë të këqijat e gjersotme. Ky lajm, e zhbëri krejt Naunin. Se mund të vinin punët gjer këtu, kurrë s’i shkonte mendja…Pra s’bëhej më fjalë për qëndresë as buzë Shkumbinit, as buzë Vjosës, as..? Mosmë..! kaq e pandalshme të jetë furia zogolliane?! Ja më në fund tatëpjeta..! Do endeshin si muhaxhirë në dhera të huaja me shpresë e pa shpresë. Larg popullit dhe vatrës, larg vetvetes..! Anijet morën kursin drejt Vlorës. Vlora do përcillte djemtë e saj uftëtarë. Ishte Vlora që I nisi. Po për ku…? Do të shkonin edhe tek varri I Avniut të tyre, heroit të tyre. S’mund t’ia kthenin shpinën pa iu përkulur edhe njëherë. Dhe, pas saj do merrnin detin, udhët, botën..!
Nauni kërkoi të priste majtaz anija ku ishte ai dhe të futej në molin e vogël të Dajlanit të Karavastasë. Ndonjeri e mori edhe për kokëshkrepje të Naunit dhe hodhi edhe ndonjë romuz…
Mos ka harruar dikë pa takuar..?! E dinin që Nauni ishte i fejuar dhe kishte lënë dasmën ngrehur. Po dita dhe ora nuk qaste shaka. Në molin e Karavastasë Nauni zbriti gjithë bashkëfshatarët myzeqarë që luftuan me të në rrethinat e Tiranës. Me ndonjerin edhe u grind sa foli e foli ta bind..((10)
-Jeni me fëmijë, me familje…U pret shtëpia!
I merrte prej krahu, me dashuri, duke i pëqafuar mjë nga një.
Kujt i bënte zemra të ndahej? U dukej sikur po e linin vetëm. Por, edhe frika ishte…! Luftuan me armë kundër Ahmet Zogut. Tani Zogu hipi prap. A do merrte hak..?
–Njëlloj na presin, edhe ty, edhe ne! ngulte Zoji e Jorgji me shokë.
–Ty edhe ca më shumë..!
-Jo, nuk është njëlloj…Ndryshe puna ime! Se, edhe të gjithë s’do ikim, apo jo? Kujt do t’ia lemë vendin, njerëzit ? Edhe ne do të kthehemi…Domosdo! Ju, mbani njeri tjetrin… Ruani vlagën.!
Të zbriturit sikur u çliruan nga një ndjenja e fajësisë dhe keqardhjes. I ngrohu besimi i Naunit tek rikthimi…
Besonin se një ditë do të ktheheshin të gjithë, për një luftë më të madhe, kundër zogistëve dhe gjithë sojit antikombëtar…
***
…Të ndjekur nga bjellogardistët e Pashiçit dhe mercenarët e Zogut, bashkë me dhjetëra nolistë dhe Nolin e madh në krye, në fundin e dhjetorit të 1924-ës, ngjeshur dhe mardhur në bordin e një benzinate që çante drejt Italisë, Naun Doko Prifti iu dorëzua fatit dhe fatalitetit shqiptar, i cili kësisoj po e hidhte rrugëve të Europës, për të mos e kthyer kurrë më…!
Kjo ikje nga vatra dhe vendi, ikje me brengë, këmbëzvarrë dhe kokën pas, ishte vdekja e tij e parë…!

Naun Kule -bukur sa dhimshen- mbyll shkrimin,
*ERERAT e FTOHTA te DHJETORIR*…
Ikia nga VATRA dhe VENDI ,ikie me BRENGE…
Faleminderit .me lejo t,ju sjell nje shkrim te vargëzuar, ne perkushtim te VEPRES se te MADHIT-F. S,.NOLI.
Ne vend te PARATHENIES,
– Me NOLIN e Madh- nje jete jetojme..
*Te qofshim falë Ibrik Tepe … Me 1882 nje idhull ay lindur..,
Trim -tribun e vegjelise, Kur i duhej Memes Shqiperi.!
**S,jam poet edhe ,vec thur vjershe,
Si nje gjysh per niper e mbesa ,
Që dicka do thjesht tu thote,
Per ata, që neper Botë …
Faqen ne na e ZBARDHE.
– Si FAN S.NOLI Y N E- i MADH!
***Eh, gjigant i diturisë,
Si punëtori i bujqësisë.
E nise jeten atje larg,
Drite e dijes sytë ti hapi ,
Në atë qytezë , në Keshan,
Nis shkëndijon si muzikant. ****
Erdhi Viti 1900-t …
Sështe me djale gjimnazist,
Here sufle,herë aktor , Vete Hamletin ka ne gojë,
Sa ne KAJRO ne ATHINE.
Ku mirë bëm dhe mësuesinë.
Edhe e rëndë zgjedha Osmane,
Deli djallë…kalon oqeane…
Thanas Tashko,Spiro Dine,
Jani Vreto te drejte patën,
Nuk gabuan me Theo Mavromatin.
Thanë-,si e pane ne *DRITA*,
Per Ty,djalë,është Amerika !….
*&Malli atdheut mbledh atdhetare,
E pershëndesin me fjalë të zjarrtë….
%Dhe ja, në *KOMBI* ne boston,
Nis Stilan ligjëron.
Me Sotirkin e Petron nis punon,
Moto e tij- një gjithmonë
*JEPNI per NENEN tonë !*
E ngre zërin ndër të parët ,
Lexo..*Greket dhe shqiptarët*, Lexo prapë *Besa besën*, Dhe *Ali Baba Qytezën*, Me një herë e kupton,
Gjuhëbriskun- Nolin TONE!..
Vijon…
Nga libri *Ne rrugët e jetës*Botim 2011-të
Toronto 17-12-2019 Dh ,Xhoga.
është poe zi apo çështë o guri!!
nuk e di që nuk shtypet “enter” në ço tre fjalë??
Besonte qe nje dite do ktheheshin ! Dhe u kthyen me 7 prill 1939 sebashku me fashizmin ! Konica ju tha – Agjeruat 15 vite por ne fund e prishet me halee !
NAUNI PRITI EDHE JO SHUME NJA 20 VITE DHE
ERDHI NE PUSHTET SE BASHKU ME SLLAVO-
KOMUNISTET, DHE I DEGJENERUAN
SHQIPETARET, PER 45 VITE ME RRADHE, JANE
EDHE BAZA QE SOT JEMI SI QEN TE RRAHUR.
RROFTE NAUNI.
RROFTE SLLAVO-KOMUNIZMI.
Vijimi…
*Me Nolin e Madh një jetë jetojmë!
Viti 1908 i paharruar, 22marsi i lavdëruar,,
Meshë e parë në gjuhë amtare, Tutie,tej ndasi fetare!
Histori e Skënderbeut,
Simbol i kombit, mëmëdheut,
Nga ty,At, më lart u ngrit,
Si perënditë në Olimp. Në Manastir delegat,
Pastaj Europë poshte e lart,
S,ndjeve lodhie kurrë o At!
*Sic plotëson mali malin,
Mbështete ,Ismaili Qemalin. Misionar Ti në *Vatra*,
Drejt Europës me të katra,
Nga Bostoni në Trieste,
Sic zëmra ,o At, ta deshte,
Per te mirën e Shqipërisë,
Katakomb i vegjëlisë.
*17 dhjetor nenteqindenjëzetë,
Sic e deshi Zoti vetë,
Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, A N E T A R E- midis shoqeve .
Shqipëri ishe me fat,
Me Fan S, NiOLIN,dipllomat!….. **1921, prilli katerstinesh,
Ti, i madh, midis partish,
Dinjitar,me nder kryesove,
Vetë, Partinë popullore.
Vure trim,në radhë të parë, Aspiratat kombëtare, Gurakuqët zgjodhe shokë, Oponent, me Ahmet Zognë. Largpamës, e, e r u d i t, Femrën, ngruan, nxjerrë në DRITE…
VIJON….
Vijimi..
V- Me te Madhin NOLI jetojmë !
Dhe vjen viti Njezetedy,
Te vërtetën gjithnjë në sy,
Me guxim gjithnjë e the,
Tërë vizion, tërë ide,.
Per zhvillimin në reforma,
Edhe pse, s,kish ardhur koha!
Sa brilant si orator,
Ndonse,ekstremist klasor!
**Oh, kur qave Avni trimin ,
Gjer ne qiell ngrite kushtrimin,
Në *Bashkimi* krahas Bacës,
Pastaj prin, qeverinë e Masëes,
Ish qershor i 24-trës!
***Synimet Vorio-Epiriote,
Vazhdimisht i demaskove,
Deri ne Lidhien e Kombeve,
**** Por Dhjetorin mirë s,e mbyll, Perëndoi,.. i Yti Yll i argjente…
S,te lane jo,në vëndin Tënd.. Rrugët e Botës merr për jetë… Vënë,në krye të Konaresë,
Obellisk, do të mbese ,
Fjala Yte elitare,
Te *Liria kombëtare*.
Tek Kombi dhe kudo, shkrove!
Si kushtrim gjithnjë kumbove!
***** Elegjite per Gurakuqin,
Per Avniun,Bac Barjamin,
Bëne edhe gurët të qanin,
Këtej e, matanë-Oqeanit.! Kosovë, Rrafsh e Camëri ,
Jashte së shtrënjtës Shqiperi.! Ti, kurrë s,i ndave nga zëmra,
Për Ty ato, e Akilit Thëmbëra!
Jo vec plaga e VATANIT, Po e te gjithë Ballkanit…
Krah Barbysit.., Aishtainit, Shovinizmin , f s h i k u l l o n. ..
.. Kudo shkruan, l i g j ë r o n .!
VI.
Dhe ja, vitet Tridhjetë,
Ti,Poet përmbi Poetë,
Shqipërues si s,ka tjetër
Përmes tëndes fjalës ndierë, Servantes,Ibsen,Omar Kahjami,
Shekspir ,kryetragjentiani e të tjerë,
Përmes fjalës si asnjëherë.. , Folën shqip si Shqipëtare ,
Me Tënden gjuhë ..mërgimtare !
Vijon….
VII Me te Madhin NOLI jetoj !
…Kush lexoi *Andej- kendej* Edhe gjaku, s,i zjeu nder dej,
Nga fjala Yte, o kolos,
Që zjarr i gjoksit sëte rëndon
*Edhe pse,sëmundia te rëndon
Nise Ti, një tjetër fidë,
Sërish student dhe per muzikë,
Dhe sërish gjeni, shkëlqen.
Ne cfarë zhanër ty s,të gjen. ?!
Opera,studime, himne,
Do te ta ndrisnin Civinë.
Nga larg Luftën e përciell,
Dhe të madh gëzim na sjell,
Rrjeshtimi me Aleatët.
Atje mëndien ditë e natë,,
Bisedon dhe me Cercillin.
Idealet s,i braktiste. ..
Nderon qeverinë socialiste,..
Anti mbret, deri te vdisje .
* Dhe vëndi, vëndin tend ta dha,
Ne cdo fushë ,* Pasha mbi Pasha*
** Edhe pse, gjysmë shekulli kaluar,
Ti je GJALLE, LARTESUAR ! ***Penë s,mbeti per Ty pa shkruar…
Dhe keto vargje, ZËMRE buruar,
Më bëjnë te LUMTURUAR
Mes tyre, tashmë Shkruan.
VO. Marrë nga libri
*Ne rruget e JETES* Dh Xhoga.
-Botim Tiranë 2011.Faqe 79-82), sot Botuar, në kuadrin e 107 Vjetorit te PV dhe 75-së të Clirimit.
Me konsiderate per Gazeten* DITA*
AUTORI,83 vjecar-URON*
Gëzuar VITIN e Ri 2020..
Noli ka thene :ta bejme shqiperine si moskovi(lexo Noli).Kur Enver Hoxha realizoi endren e tij ,perse Noli atdhetari nuk u kthye ne Shqiperi?Nuk e di pse eshte lodhur kaq shume ky Miti me keto shkrime?
Naum Mendje Ndrituri ,kot lodhesh me keta te pabese.
Zog9llet ishin turkosllave nga Bosnja.Njejte edhe Toptanet.
Njejte edhe krejt mbeshtetesit e tyre ne ditet tona.Nuk Jane arber por kolone turkosllave.
Nuk nderrojne keta jo.Eshte kusuri jone te ndajme kombesine me popull tjeter,qe nuk jeni as lidhje gjenetike e as kulturore.Ura e Shkumbinit eshte kura e Vetme.
Konfederacioni ose ndarja Totale perfundimtare me super Shkumbinin.Perndryshe punojme e Jerome kota ne are vend.
Skenderbeu,Ismail Qemali,Noli,Zogu Regjentet e kohes se lufte,(qeveri e asaj kohe),Enver Hoxha dhe me tutje qe do te pasurohet ,kjo eshte histori e kombit tone.Eshte injorance te thuash :ky eshte I mire e ky eshte I keq.Te gjithe ishin shqiptare dhe te gjithe sipas kohes (periudhes politike )bene ate qe mund te benin.Shikoni Gjermanine e hitlerit.Mbaroi lufta u mbyll filmi.Gjermanet I u futen rindertimit dhe nuk u moren me te kaluaren.Ne vazhdojme te bejme vargje.Ky Miti eshte me mire te perveshe lleret e te shkoje e te ndihmoje nje familje ne hall nga termeti.
Naum Kule !Enver hoxhen kush e solli ne pushtet?
Epiriot ,kush te ka paguar ty te futesh percjare midis Shqiptareve?Historia e shqiperise eshte nje histori,me ngjarje e personazhe.Secili ka vendin e vet.Leri komentet ky eshte me I mire dhe ky me I keq.Ne se do duet debatesh ,jam gati,nese gazeta na I jep kete kenaqesi.Je I mireseardhur.Respekt.
https://youtu.be/3W4U3K_LckI Tomas pse duhet paguar dikush per te thene te verteten?
Sipas Shenasi Rames edhe auditorit te tij injorant, kush nuk eshte turkosllav dmth shiptari, nuk eshte vendas.
Shenasiu vete eshte sllavomyslimcki dmth turkosllav direkt.
I ardhur aty ku eshte edhe njejte zogollet edhe toptanet.
Kush te doje e verteton.
Por kjo nuk eshte problem ,sepse kombet keshtu formohen.
Problemi eshte qe kjo kategori eshte antishqiptare me vepra.Dje edhe sot.
Me nje urrejtje patologjike edhe propaganda te shfrenuara kundrejt vendasve.Edhe kane qen e Jane kelysha te cdo te huaji qe ka ardhur ketyre aneve .
Vetem keto 30 vjet kane kryer edhe akoma vazhdojne te kryejne genocid te vertet kunder shtetit edhe shtetasve shqiptare.
Ky eshte problemi me i madh.
Te gjithe ashtu si rastesisht Jane e njejte cfare.
Enver Hoxhen Diellin e Shqiptareve mos e permend.
Lavdia e atij BURRE Shteti,do te jete e vetmja krenari e ligjshme edhe morale e ketij populli qe duhet shqiptar.
Per te tjerat mos u fut ne debat fare sepse nuk ke asnje argument per te perballuar keto rreshta.
Petritis Kolas.
Lavdia I Takon Heronjve.Edhe Enver Hoxha eshte Hero.
Sic kane para tij krejt Epiriotet.
https://youtu.be/Z_kMWlaeKGc
Keto Jane per maskarenjt si Shenasi Rama me shoke.
Qe hapur propogandojne terror edhe askush nuk Merrill masa.
https://youtu.be/DRC2dr4e3k8
Meqe ai edhe soji I tij I quajne Epiriotet vlleho jenicero ortodokse si turma te ardhura.
Meqe sipas shenasi salive jugu vlleho jenicero ortodokso grek po sundon me diktature,fare more mund te kerkoje shkeputje me referendum.Per ndarje perfundimtare apo konfederacion.
Ku secili te respktoje historine e tij edhe gjuhen e tij.Mbi te gjithe te vetqeveriset lokalisht.
Keto we propogandon Shenasi turkosllavi podgorices edhe grid rroja me shok qe Jane krejt turkosllav ne te gjithe kuptimin e fjale Jane udhezimet nga padronet e tyre Amerikan.Sepse sklleverit nuk rrine dot pa padron .
https://youtu.be/q2qJ1W8Lw9U
Komentuesi tomas,-faleminderit per këshillën,po Miti e ka bërë c,kish mundësi të bënte,si pesionit i para 90tës.
Nuk di c,ke bërë Ti…..
Dhimbia e madhe Popull,me MITIN…
Epiriot, kam nje pyetje te thjeshte per ty.Cili laborator I testit te ADN-se ka vertetuar qe genet tuaja jane “epirote”?Une kam te drejte te them qe je nje mashtrues profesionist per te future shqiptaret ne grindje,me ndarje “turk”,”sllav”e ku di une .Me duket se ju dhe Miti I keni hipur kalit mrapsht.Qeveri te kulluar,demokraci te kulluar nuk gjen mbi rruzullin tokesor.Kjo eshte bukuria e jetes -lufte per te drejtat e njeriut.Kjo behet duke u bashkuar dhe jo me percjare .(I u kam lene pak hapesire,sepse idea nuk perfundon ketu)
Genet e mia jane Humane.
Etnokultura time, formimi im eshte i ekotipit Epiriot.
Mos bej moralistin edhe urtesine.Edhe ironikun.
E vertetuar eshte ajo qe kam thene me siper.
Adesso ti devo ricordare signor barone che noi siamo venutti per prima in questa Valle-nga filmi Trinita.
Dmth qe nuk ja kemi birch anskujt prej atyre origjinojne nga ata te vidiove me super, qe ne range akademike e professionale ,nga libra te shkruajtur me manipulime historike(Duke uzurpuar padrejtesisht historine tone dmth te Epirioteve Arberesheve) leshojne teza rraciste edhe antijugore.
Kulmi eshte nje palo professor kelysh I amerikaneve antishqiptar I provuar qe drejton nje organizate terroriste naziste te quajtur *Bleta Shqiptare* qe ne realitet eshte Grereza Shiftare.
Ku hapur behet thirrje antijug edhe patupersisht shpifet kunder banoreve e njekohesisht shtetasve shqiptare.
Qe ne fakt fakt Jane edhe projektuestit,themeluesit ,ngritesit edge formimit te shtetit Shqiptare.
Perfshire ketu edhe degen Arbereshe Epiriote te atyre qe njihen si vlleh.Komuniteti qe ndoshta ka me shume merita ne historgrafine shqiptare moderne.
E pra ,kur manipulojne te verteten atehere ka nevoje per pak nderhyrje sqaruese.Edhe kujtese ,per keta sharlatane edhe krejt mbeshtetesve te tyre ,qe mesa I kam pare Jane nje auditor injorant.Por qe cuditerisht i perlqejne edhe admirojne tezat e ketyre te poshterve.
Edhe njehere Lavdia I Takon Heronjve.
Enver Hoxha eshte heroi me i madh I kombit Shqiptar.
Lavdi emrit edhe vepres se tij titanike.
Po e ke kuptuar mire,po nuk e ke kuptuar prape mire.
Cdo Enverist Shqiptar eshte Epiriot.Pavaresisht krahines origjinale ku ka lindeur apo jeton.
Cdo Enverist hero edhe besnik I Shtetit Shqiptar.Ti gjej veten.
Edhe Noli erdhi ne pushtet jo urte e bute,por me metoda radikale te majta .Per here te dyte Noli vjen ne Shqiperi ne v.1920.Pas disa aktiviteteve Noli kthehet akoma me majtas dhe krijon “Partine e Opozites” .Ushtronte opozite ndaj politikes se Zogut dhe 2 grupimeve te Tiranes.Shumica e fjalimeve te Nolit tregonte nje reagim te thelle kunder demokracise parlamentare dhe predispozicion te theksuar luftarak.Ne v.1924 Noli morri pushtetin me mbeshtetjen e te pakten 4 grupeve ,3 prej te cilave kishin lidhje te drejtperdrejte ose te terthorte me Federaten Ballkanike -krijese komuniste e keto grupe ishin “Bashkimi” I themeluar nga A.Rustemi ,”Ora e Maleve”,”Dora e Kuqe” dhe “Lidhja Ushtareke” .Me e afert me idete komuniste ishte “Bashkimi” dhe ishte kjo qe I dha Nolit nje shtytje akoma me majtas. Rrenjet e “Bashkimit “cfaqen ne Itali pas v.1910 .Organizata e A.Rustemit perbente edhe lidhjen e pare me Kominternin nepermjet Federates Ballkanike dhe rrenjet e saj ishin ne Vlore.Vrasja e A.Rustemit ishte shkendija qe kishin nevoje antaret e grupit per te marre pushtetin .Gjate kesaj kohe Noli ishte konsoliduar si udheheqes I forcave “perparimtare” dhe si nje person I frymes revolucionare ekstreme .Programi I tij agrar Bolshevik krijoi shume problem e ne v.1924 Noli humbi aleatin e tij te vjeter Ahmet Zogun dhe shume te tjere.Zogu kishte filluar te shqetesohej per pozicionin filosovjetik te Nolit.Me 4shkurt 1924 me kerkesen e A.Rustemit ,Parlamenti mbajti 1 minute heshtje per vdekjen e Leninit. dhe nje antar tjeter I Bashkimit,qe donte te imitonte frymen revolucionare te Leninit,qelloi kunder A.Zogut qe ishte kryeminister.Kriza zgjati 6 jave.Nderkohe 2 amerikane,El Colemann dhe G.B.de Long(roli dhe prezenca e tyre ne Tirane mbetet mister) gjenden te vrare.Dhe vrasja e A.Rustemit ishte shkendija qe “Bashkimi” e te tjere prisnin prej kohesh per te marre pushtetin. Noli kapi shansin qe I dhane vrasjet.beri presion ndaj qeverise te dorehiqej dhe vuri ne levizje organizatat e majta :ne Vlore antaret e “Bashkimit”ishin gati te merrnin hak ,”Dora e Kuqe” nen drejtimin e Qazim Koculit kerkoi nga antaret te pergatiteshin per kryengritje,”Ora e Maleve” me ne krye Luigj Gurakuqin dha sinjalin e fillimit.Gjithasht,sipas udhezimeve te Kominternit,Noli krijoi vetem ne letra te ashtuquajturen “Lidhje Ushtarake” per te dhene pershtypjen se edhe ushtria-policia po bashkoheshin me Nolin. Noli per siguri u vendos ne Vlore .Gjendja ishte kaotike,por nje kaos I planifikuar mire dhe Noli ishte I vetmi qe kontrollonte ngjarjet dhe levizte fijet.Mbeshtetesit e tij Gurakuqi,Koculi,Stavro Vishnajaku,Rexhep Shala etj kishin bere mire punen per paralizimin e vendit,qofte me sulme ne qytete e fshatra ,qofte me qarkullimin e zerave qe mbillnin panic etjetj.Burra te armatosur leviznin drejt Tiranes nga veriu e jugu.Me 16 qershor qeveria Verlaci largohet.Fitimtaret kerkuan nga Noli te formonte qeveri e te behej ai kryeminister. .Dhe gjithe kete veprimtari Noli e beri duke patur mbi supe pelerinen e Kryepeshkopit .Noli adoptoi te gjithat kerkesat e majta te “Bashkimit” ,njohu Bashkimin Sovjetik dhe ne Tirane mberrijne dipllomatet e pare sovjetike qe ishin agjente te Kominternit me origjine bullgare per te aplikuar planet e Federates Ballkanike ….Por keto plane nuk u realizuan pasi “Peshkopi I Kuq” rrezohet nga A.Zogu . Noli u largua nga Shqiperia me te njejten menyre sic kishte marre pushteti -nepermjet pucit ushtarak …Dhe kur u shpall perberja e qeverise se pare komuniste te Enver Hoxhes ,Noli informoi zyrtaret e Departamentit te Shtetit te SHBA dhe natyrshem deklaroi “Jane te gjithe femijte tane”. Ne v.1930 dhe vete miku I tij Faik Konica e konsideroi si detyre te “korigjonte”kapitullin Fan Noli e ne artikullin botuar ne “Dielli” Konica shkruante:”Nje I huaj na I hodhi,dikush qe nuk e njihnim pervec se nga perrallat qe na thoshte per Krishterimin dhe nje shqiptar qe quhej Fan Noli…Ishte nje karakter I qelbur qe ja doli te na percante,nje njeri qe do te mund ta quanim turk,armen,grek,arab apo cdo gje tjeter pervec se shqiptar…”
0 *tomas* të shkoftë puna mbarë me komentuesin *Epirot…* po mos përmëd më MITIN,për me teper pa dalë si Ai direkt me ate vjershërim modest,per NOLIN e Madh.Gjithnjë, në i drejohesh atij,me Miti…Mirë do jete drejtoju direkt jo me pseudonim..*tomas* që do të dimin direkt me kë komunikojmë. …Kalo vitin e Ri,pa këto komente do te ju këshilloja…besoj se njihemi…dilmë hapur…
Gëzuar Vitin e Ri te DYVE…*Epirot me zëmër e SHPIRT*sa,ju, *inkonjito*per mua.MITIN,në më *përkëdhelni* ju.(kështu po e quaj unë..DHIMITËR M.XHOGA. *83 vjecar,Bir i *Dangëllisë NAIMJANE*) Nuk di c,do më teper- Zoti *tomas*. …unë MIRËSI ju uroj nga tej oqeani..MBRODHESI atdheut TONË!
Dhimbia e madhe POPULL.
“Dhimbja…”ne je 83 vjec u befsh 183,ta uroj me gjithe shpirt.Nga matane oqeanit ke mesuar se fundi c’fare eshte demokracia.Edhe ne qe jetojme nga ana tjeter e oqeanit nga ata e mesuam demokracine.Me gjithate njeriu meson duke u plakur.Shume gjera interesante ka shkruar Albani.Historia e Shqiperise eshte po aq e pasur sa e vendeve te tjera ,dhe duhet te jemi krenare.Histori bejne njerzit aktive te nje populli aktiv.Eshte tjeter gje bindja.Une e di mesa na thoni ju qe nga tej oqeani ,krishtlindja eshte feste me madhe se viti I ri.GEZUAR KRISHT LINDJEN! DITE TE MIRA PAS KESAJ DO VIJNE.
Faleminderit tomas komendtuesi..qe do të doja tu identifikoja direkt.Gezuar vitin e Ri. Ajo thënia,. *është tjetër gjë binia bukur ..shto *ATDHETARIZMI së pari. *.
Ashtu qoftë,*Ditët e mira pas kësaj VINE…Ardhshin shpejt.të shkojmë të qetë ..ne të moshuarit në botën e perjetëshme..
Ju shoqërofshin mirësitë Ju dhe Atdheun tonë.