Ergys Kaçe mohon përplasjet me De Biasin

redaktor

Ergys Kaçe reagon në rrjetet sociale pas raportimeve në media për një përplasje të mundshme mes tij dhe trajnerit De Biasi për shkak të mosaktivizimit në dy eliminatoret e europianit me Danimarkën dhe Portugalinë. Mesfushori i Paokut të Selanikut, nëpërmjet një postimi në Facebook, i hedh poshtë këto zëra, madje siguron se për Shqipërinë do të jepte kontribut edhe nëse qëndron jashtë skuadrës.

“Marr shkas nga këto shkrime në rrjetet sociale apo dhe në gazeta që unë si Ergys Kaçe kam kundërshtuar trajnerin dhe nuk kam dashur që të grumbullohem në ndeshjen me Portugalinë. Unë deklaroj me bindje të plotë që nuk kam asgjë me trajnerin dhe unë jam shumë i qartë nga trajneri Gianni De Biazi në strategjitë e lojës së tij. Unë për Kombin tim do jem gjithmonë i gatshëm dhe do jap kontributin tim nga stoli ose dhe nga TV në qoftë se është e mundur.

Ndaj Portugalisë dhe Danimarkës De Biasi i besoi një rreshtimi me 5 mesfushorë, me Gashin dhe Lenjanin disi më të avancuar, ndërsa para mbrojtjes u rreshtuan Abrashi, Kukeli dhe Xhaka. Në të dyja këto sfida Kaçe nuk u aktivizua qoftë si zëvendësues, duke nxitur spekulimet për një përplasje të mundshme me De Biasin. Me këtë postim, 22-vjeçari kërkon të sqarojë opinionin publik se nuk ka mosmarrëveshje me trajnerin italian, apo qejfmbetje për qëndrimin në stol.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *