As presidenti Morati nuk e di se cili do të jetë fundi pazarit me indonezianin.
Erik Thohir kthehet në telenovelë për Interin. Indoneziani duhej të ishte bërë pronari i ri i Interit tashmë, por aksionet ende nuk kanë kaluar në duart e tij. Për t’i shtuar më tepër dyshimet ka menduar presidenti Masimo Morati, i cili para ndeshjes me Romën është shprehur po aq kurioz sa edhe gjithë të tjerët në lidhje me këtë çështje. “Jam në pritje të shoh edhe unë se si do të përfundojë gjithë kjo histori”, tha Morati. “Është e vërtetë që Thohir më kërkon president nderi, por të shohim”.
Më 19 shtator është arritur marrëveshja midis Morattit dhe Thohir në Paris, por që nga ai moment palët nuk janë takuar më. Presidenti dhe pronari aktual i Interit kishte deklaruar se firmat do të viheshin në fundin e javës që shkoi, gjë që nuk ka ndodhur.