Braçe: Berisha është strehuar si mjek në pallatin e ish-Sigurimit

Dita

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe nëpërmjet një postimi në Facebook i është përgjigjur ish-Kryeministrit Sali Berisha, duke i kërkuar që të lërë Hoxhën, pasi dosjet do të hapen dhe për bashkëpunëtorët, duke thumbuar dhe lënë hamendje për figurën e tij.

“Berisha, lëre Hoxhën, shih se dosjet do hapen, madje edhe për dëshmitarët! I kuptoj të gjithë idiotët që mban ky dhe, madje më shumë ata që lidhin diktaturën me ne, mazhorancën dhe Qeverinë e saj!! Vazhdoni bëjeni se kur nuk ke propozim, alternative, 24 vjet këtë keni bërë!! Por, nuk arrij të kuptoj në botë një sërë analistësh të lartë, gazetarësh ca më poshtë, politikanë gjithëfarësh në opozitë që, hapja e një bunkeri taksuar për elitën politike të regjimit, pra hapjen për t’i treguar çdo shqiptari një prej copëzave të diktaturës, e tregojnë si rehabilitim të Enver Hoxhës!”, shkruan Braçe.

“I pari në radhën e këtyre është Sali Berisha, ai të cilit fotot me fëmijët e regjimit, ministrat e regjimit etj, i shfaqen çdo sekonde në çdo portal publik! Unë e kuptoj Sali Berishën. Do të mbulohet tani që është më afër se kurrë procesi i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Feçorit! A mos e lexova gabim që ky u strehua si mjek në pallatin e ish- Sigurimit?”, shkruan Braçe. Pak më herët, ish -kryeministri Sali Berisha nëpërmjet faqes se tij Facebook shkruante në postimin e tij, (ndërsa fliste për mitingun e 22 nëntorit), se kryeministri Rama inauguroi muzeun e diktatorit Hoxha.

“Edi Rama inauguroi më 22 nëntor Muzeun e Enver Hoxhës, atit të tij shpirtëror, Hitlerit shqiptar të Pasluftës!”, shkruan më tej deputeti i PD.

 

 

Share This Article
9 Comments
  • PLURALIZMI KOMUNIST i shpallur nga Mao ne vitin 1949…te trazohet nje here qe te kullohet…
    Infeksioni nuk sherohet me karamele …

  • Sali Berisha = Babai dhe Nena e luftes se pist politike !
    Sali Berisha= batakçi dhe genjeshtar i peshtirë,
    Sali Berisha= Spiun i rrezikshem i perdorur per te groposur Shqiperine !
    Sali Berisha = KANCERI I VERTETE I DEMOKRACISE SE BRISHTE SHQIPTARE, NJE DEMAGOG PRIMITIV I PASKRUPULLT !….

    • Urgjentisht te vendosen ne muzeun – bunker fotot e Saliut me familjen e Enverit. Dicitura poshte fotove : balta me balten – krimi me krimin !

  • S`ke paguar 3 muaj kuotat e partise,Sali Berisha!Kjo eshte mjaft e rende;eshte shume me e rende se te mos paguash elektrikun.!Ti ke mashtruar partine!Ke lindur ne nje dite me udheheqesin dhe je pranuar ne organizate diten e themelimit te partise!Nje fshatar i varfer nga Vicidoli,Partia te dha shkolle,te beri mjek,te beri bir te partise,te futi ne organet e puneve te brendeshme,te dergoi jasht shtetit,te futi ne gjirin e familjes se udheheqesit te dashur te partise e te popullit!

  • E MOREM VESH QE SALIU ESHTE AGJENT, NA LODHET ME KETO, HAPENI KETE TEME KUR TE HAPE RAMA DOSJET, SE NUK KA CFARE TI SHTOHET ME KETIJ MUHABETI.

  • e mer brace i fb-se ngelet gjithe diten duke komentu ne fb,,,,,,sikur gjysmen atyre llefeve qe komenton ta beje pune nuk do donim me shume ne poppulii i stermashtruar nga dita ne dite………..” fjalet e shumta jane fukarallek”……….e kuptoni qe durimi ka 1 limit apo jo ??????????????

  • Oboboooo ,- N. Vjosa e ka mbytur në Vjosë këtë psikopatin sali !? Obobooo do të mbetemi pa të llapura e lehje!? Bobo,bobo ç’na gjeti! Ah ç’na bëre mor N. Vjosa !? Tung!

  • Brace ,
    ne krye te PS ke Gramozin qe e kish ne vartesi gjithe sigurimin e shtetit.
    Kryetari I Ps eshte bir I nje familjeje te nomenklatures komuniste qe dhe kane denuar njerez me vdekje.
    Populli per ca si puna jote thote
    O balo te hengri tenja,
    e kishe te keqen brenda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *