Fatos Lubonjës i lexoj thuajse çdo gjë, pavarësisht në jam apo nuk jam dakord me ato qe ai shkruan.
Sot e lexova per shkak te titullit;
Kishte dy deklarata te forta:
E para, “Kapja e drejtësisë nga Rama për të burgosur kundërshtarët”;
E dyta, “Drafti i Kushtetutës së re, grusht shteti”.
Te paren, kam disa jave qe e degjoj; është fjalia me e artikuluar e qe nuk i flet popullit, por qe synon qarte përçarjen e maxhorancës.
Edhe pse përmenden “kundërshtarët e Ramës”, me gjase duhet të nënkuptohen Berisha e Basha, shkruesit dhe gojëtarët e korridorëve të politikës, kur artikulojnë këtë, nuk kane parasysh keta te dy, edhe pse janë tipikisht njerëzit qe kane akuzuar- me fort se kushdo tjeter, per krime te renda tamam Berishen e Bashen.
Te dyten, e lexoja per here te pare dhe, natyrisht qe u habita.
Lubonja quan “Grusht Shteti” ngritjen e një Komisioni Kualifikimi qe: do të rivlerësojë aftësinë, pasurinë, pastërtinë, performancën e çdo gjykatësi dhe prokurori në këtë vend.
Këtu po, i flitet dhe popullit.
Populli eshte ai qe ne 24 vjet, ka marre “drejtesi” nga ky sistem dhe nga njerezit e ketij sistemi;
prej ketij sistemi ata qe kane gjetur drejtësi ne këtë vend jane fare pak, te tjerë-pak me shume se keta, kane “blere” drejtësi dhe sot janë te kamur, por kane bere te kamur edhe gjykatësin a prokurorin qe ju “shiti” drejtësi; shumica, po po shumica po vuajne mbi kurriz padrejtësi te thelle qe ky sistem me keta njerez ka shpërndarë duke e thërmuar këtë shoqëri.
Por me shume; kane rrezuar nje sistem ligjor dhe, kane ngritur nje koorporate ku paraja qe xhiron ne nje vit, eshte sa gjysma e xhiros vjetore te koorporates me te madhe ne kete vend.
Poooo, une besoj se ne kete sistem ka prokurore e gjykates te ndershem, profesioniste te kualifikuar, me integritet moral te forte, por kjo nuk mund te sherbeje si garanci se te tjeret pertej tyre, nuk duhen verifikuar.
Ata vete brenda sistemit e dine fare mire kete!!
Atehere perse ky eshte Grusht Shteti?
Grushtin Shtetit, palces ligjore te tij ja ka dhene tamam ky sistem i kapur politikisht dhe i korruptuar qe nuk ben drejtesi ne kete vend.
Kjo eshte e verteta.
Ne fund, lexova me vemendje analizen qe i behet menyres dhe shumicave per zgjedhjen e gjykatesve te larte dhe KLD apo KLGJ, ne Kushtetuten aktuale dhe draftin e propozuar.
Jam i shastisur nga fakti se si mund te shenjohet si me e balancuar Kushtetuta aktuale, nisur nga menyra se si zgjidhen dhe me cilen shumice, gjykatesit, KLD/KLGJ, prokurori i pergjithshem.
Une nuk e di nese Lubonja e ka patur parasysh faktin se sot, politika, pjesen ne gjyqsor e prokurori qe i ka ngarkuar Kushtetuta ta zgjedhe apo jape miratim, e arrin vetem me “shumice te thjeshte”, 71 vota!!
Edhe nje here;
VETEM ME 71 VOTA, JO ME 84 APO 92 VOTA!!
71 vota, jane shume me pak se 84 vota se pari;
71 vota eshte numri me thjeshte i arritshem per politiken.
Atehere, ku eshte balanca me e mire ketu?!
Une e kuptoj qe rezistenca deri ne kundershti ndaj Reformes ne Drejtesi eshte rritur shume, por mes politikes, mes politikaneve ama.
Behet fjale per mbipushtetin e politikes e qe politika kerkon ta mbaje.
Ne popull, kjo kundershti nuk egziston. Ne popull ka ende mbeshtetje e pritshmeri shume te madhe per e nga reforma.
Zvarritja nga kundershtia mes politikanesh, gazetareve te tyre, synon shume qarte te shuaje pritshmerine e popullit, te tkurre mbeshtetjen e njerezve per reformen.
Ne popull duhet shkuar e ne popull duhet miratuar!!

Po,ekzakt Brace djali,ne popull duhet shkuar e ne popull duhet miratuar reforma qilizme ne drejtesi.
Aty ka mundesine edhe ljuba te ushtroje vullnetin e tij.
TUNG.
Perderisa ju po tentoni te permbysni gjithe kete shumice gjykatesish e prokuroresh te korruptuar edhe per mua, nga masiviteti eshte nje grusht shteti, por nga ata grushta qe shqiperia i ka aq te nevojshem.
Brace me Lubonjen mos e kruaj shume, je prapa tij ne orizont e dituri,me disa dekada.
Bashkë me grushtin që kërkohet ti jepet atyre që kanë nxjerrë sistemi nga funksioni ,edhe ky Lubçja kërkon një të tillë ,por pas qafe ama.Vetëm qorrat nuk e shohin apo nuk kuptojnë se ç’kanë bere maskarenjtë në drejtesi ndersa ky Lubonja nuk e kuptoj e ka nga pakënaqësia ndaj Ramës që i mbylli kanalin Agon Chanel ku merte miliona, apo është vërtetë qorr.
Më thoni,pse nuk më botoni ,doni të nderpresim komunikimin bashkë.,,? Edhe tek shkrimi i Saliut në lidhje me mendimet e presidentit kam komentuar e nuk e botoni.Për më keq në këtë shkrim në faqen e parë thoni 4 komente,ndersa në faqen nuk duket asnjë,,,?.Faleminderit,,