Deputeti Erjon Braçe mohon që të jetë kandidat për zgjedhjet vendore për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
“Nuk jam kandidat për Bashkinë e Tiranës. Nëse është punë pranoj çfarëdo lloj pune. Nëse është ofiq, nuk pranoj ofiqe i kam me shumicë”, deklaroi Braçe.
Nënkryetari I grupit parlamentar socialist ka komentuar edhe debatin për testimin e mjekëve dhe të infermierëve. Sipas tij, ky testim është i nevojshëm, pasi në sistem janë futur edhe njerëz që nuk e meritojnë.
“Kanë ndërhyrë njerëz, për të futur infermierë në punë. Kanë të bëjnë drejtpërdrejt me shëndetin e njerëzve. Kur thuhet se nuk do të preket vendi i punës, të gjithë duhet të qetësohen. Nuk mund të vendoset një marrëdhënie armiqësore me ata njerëz që shërbejnë në sektorin publik. Gjithsecilit nuk ka përse t’i vijë turp nga një testim që nxjerr në pah ato që ai di. Jam dakord me kërkesat e personelit mjekësor për kushtet, ilaçet, pavarësisht se ka një përmirësim të dukshëm dhe natyrisht edhe me një mbrojtje, një status që duhet t’i jepet gjithkujt që shërben në sistemin e shëndetësisë”, tha Braçe për “News 24”

jeni i sakt
para disa kohesh kur isha ne spital me baban infermierja nuk gjente dot venen dhe thiri nje me te vjeter .
ne shendetsi nuk duam vetem bluzen e bardh
por sherbimin mjeksor
Kurse une Erjon, do te kisha deshire qe ti te ishe kryebashkiaku i Shqiperise.
Se bashkia e Tiranes, ka nevoje per nje njeri luftarak, te pakopromentueshem, cilesi qe une i dashur Erjon, i shoh tek ty.
Po te kandidoje, padiskutim qe do fitoje.