Gjithëpërfshirja dhe popullariteti i Aleancës Popullore po tregohet më së miri në mbështetjen që po merr kjo forcë e re politike në mbarë vendin. Kauza e rëndësishme kombëtare çame po shndërrohet ndjeshëm në kauzë simbol të problemeve dhe plagëve të tjera social-politike që janë ulur këmbëkryq në shoqërinë shqiptare. Ky fakt përkthehet më së miri në strukturat e sapokrijuara të partisë Aleanca popullore në qarkun e Elbasanit. “Kontaktet e përditshme me banorët e qarkut kanë nxjerr në plan të parë nevojën e një ndryshimi thelbësor në mënyrën e qeverisjes lokale e më gjerë. Kuptohet haptazi që zhgënjimi i kontakteve elektorale periodike dyvjeçare me pseudopolitikanë qeveritarë është kundërvënë në përfshirje dhe angazhim konkret të banorëve të Elbasanit në programin e Aleancës Popullore dhe finalizim të aksionit politik do të kurorëzohet më 23 qershor ku vota jonë do të ndëshkojë qeveritarët në largim dhe do t’i hapë rrugën një kapitulli të ri perëndimor shoqërisë sonë”, shprehet Erion Softa, kandidat për deputet i Aleancës Popullore në Elbasan. Ndërsa kryetari i Aleancës Popullore Elbasan, Gazmend Sadiku shprehet i bindur për suksesin e partisë në 23 qershor: “Kemi përqafuar programin e Aleancës Popullore me qëllimin e vetëm për të qenë protagonist në këtë erë të re ndryshimi në shoqërinë shqiptare. Dëshirojmë të japim dhe ne kontributin tonë në fundin e këtij tranzicioni të hidhur politik ku ndër vite është njollosur dinjiteti i individit”.

E gjithe aleanca per shqiperine europiane do te beje surprizen ne 23 qershor duke marre mbi 80 mandate deputetesh ne zgjedhje. ky do te jete fundi me i hidhur i sali berishes ne gjithe kohen e tij
Kjo eshte vertet partia e cila e ka perzemer ceshtjen Came dhe e ka bere prioritet jo pseudo partite qe kane zbuluar rendesin e kesaj teme dhe e perdorin per qellime elektorale se puna Shpetim Idrizit.
Ne elbasan rezultati 8-6 ne favor te koalicionit te majte eshte i blinduar. Nuk ka me shprese per sali berishen. Nese elbasanasit tregohen pak me te zgjuasr e cojne rezultatin edhe ne 9-5
Pikerisht , tranzicioni politik ka nevoj per politikan te cilet ndjekin me kohe nje ceshtje qe e kane vertet per zemer.Ceshtja came ashtu sic eshte adresuar nga Aleanca Popullore tregon se interesi eshte i vertet dhe jo thjesht kalimtar per arsye elektorale.
Shpresoj tmos jet simoter e partis se Idrizit. jo per gje po ashtu e ka kthyer, ne parti te veten e per interesa personale. vec kauz nuk ka ajo parti.gjithashtu doja te thoja se koalicioni qe beri me PS, ka perligj disi dhe i ka dhene pik AP. Eshte e kunderta e Partis se idrizit, qe beri koalicion per partine qe shiti detin.
po ne qoftese camet vazhdojne te mbeshtesin partine fantazme te shpetim idrizit eshte turp i amdh dhe pa firike mund te quheshe vet vrasje per qeshtjen came qe eshte kauza e cdo cami
shpetim idrizi u be pjese e nje kauze qe ne fakt nuk e mbajti fare nga a deri ke zh dhe epr kete duhet te ndeshkohet me vote kunder nga camet qe e mbeshteten ne zgjehjdet emeparshme
vetem 2 parti e kane qeshtjen came ne program dhe mund ta zgjidhin ate ekjo eshte partia coailsite dhe aleanca popullore ndaj camet dueht te zgjehdin mes ksaj dhe sduhet ti japin asnje vote pdiu
ndaj mendoj se shpetim idrizi tradhtoi kauzen came per prara dhe perfitime klienteliste dhe sduhet ta ndjekin ate dhe votat e alenaces popullore do shkoj pran gjirit te se majtes edh po nuk moren deputet