Erion Veliaj bëhet baba për herë të parë

Ornela

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është bërë për herë të parë baba.

Sipas burimeve të Dita, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ka sjellë sot në jetë djalin e tyre, në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Mësohet se nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Pak muaj më parë kryebashkiaku shprehej i emocionuar.

Më ka transformuar. Edhe pse kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kam qenë shumë i vëmendshëm, por tani jam bërë disa herë më shumë. Sot, kur po vija në punë, tek Sheshi Wilson ku po bëhen disa punime për uljen e trotuarit, po thoja me vete ‘karroca kalon këtu’? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata me fëmijë. Kështu që, si Erion, besoj se fëmija do të më bëjë njeri më të mirë”.

o.j/dita

Share This Article
22 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *