Erion Veliaj: Bulevardi i është bllokuar Lulzim Bashës, Shkëlzen Berishës dhe 5 ndërtuesve

Bledar Lumani

Kanditati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në Tonight Ilva Tare ka bërë publik programin e tij për qeverisjen e Tiranës nëse zgjidhet kryetar i bashkisë së re të kryeqytetit.

Pazari i Ri sipas Veliajt duhet të jetë një hapësirë e cila të tërheqë turistë dhe të jetë efektivë për qytetarët. Më tej ai ka shtuar se qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje me qeverinë e Japonisë për rrjetin e ujesjellës kanalizimeve.

Erion Veliaj: “Duam që të jetë një pjesë për turistët. Të kenë mundësi që të shpenzojnë para ku pasditeve të kthehet në një piacë, ku të shërbehet ushqim tradicional, ku të shërbehen suvenire, ku të kemi një gjallërim të shesheve. Për tregun e Pazarit të Ri, ne kemi një bashkëfinancim të fondit shqiptaro-amerikan, të qeverisë shqiptare nga fondi i zhvillimit të rajoneve edhe të bashkisë së Tiranës. Shifra besoj do të shkojë në 3-4 mln euro. Një buxhetim që ne e kishim parashikuar për bashkinë e re të Tiranës për të transformuar totalisht rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve, u arrit një marrëveshje me qeverinë japoneze që të jetë ata në fakt që të japin një kredi thuajse me interesa zero për të përballuar këtë shpenzim”.

Veliaj ka zbuluar edhe koston finale të projekteve të tij për Tiranën, shifër që shkon sa buxheti aktual i bashkisë, rreth 60 milionë euro.

Erion Veliaj:Bashkia ka sot një buxhet 60 mln euro që as e mbledh e as nuk e përmbush, nga 50% do ta çojë 100% mbledhja e të ardhurave. Këtu nuk do të rritet as një tarifë e as një taksë. Ka një tarifë që është në përmasat aktuale të bashkisë, te 60 milionshi. Ndërkohë të garantoj që do sjellim dyfish aq nga financime jashtë bashkisë”.

Kandidati Veliaj ka folur edhe për projektin e Lulzim Bashës për bulevardin e ri të Tiranës, i cili është bllokuar nga qeveria pasi ky projekt parashikonte të ndërtonte një pyll betoni për llogari të djalit të ish-kryeministrit.

Erion Veliaj:Bulevardi i është bllokuar Lulzim Bashës, Shkëlzen Berishës dhe 5 ndërtuesve. Të dalë qeveria garant, të përdorë taksat e qytetarëve sepse dikush do të bëjë pyll betoni atje, ndërkohë që plani i parë, plani serioz dhe plani i bulevardit ishte për një Central Park, për një Park Qëndror”.

Ish-Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka sqaruar edhe çështjen e ngritur nga opozita për bashkëpunimin e bashkëshortes së tij me biznesmenin famëkeq, Zhanashvilli

Erion Veliaj: “Bashkëshortja ime ka punuar në një kompani juridike ku kanë punuar dhe 15 avokatë të tjerë. Siç është e udhës, të gjithë kompanitë që vijnë si klientë, stafi që punon merr prokura për të bërë regjistrimin në QKR dhe një proçedurë totalisht rutinë, ajo prokurë as nuk u përdor kurrë, kishte qenë një kolege tjetër, siç ndodh rëndom kompanitë kërkojnë që të bëjnë regjistrimin në QKR dhe kush ka qenë koleg dezhurn, që kishte qenë një vajzë tjetër në fakt që kishte bërë regjistrimin, s’kishte asgjë të paligjshme. Avokatët këtë punë kanë. Edhe kur të shkojë Shkëlzen Berisha në burg, edhe Saliu në burg do ketë nevojë për avokat”.

Erion Veliaj ka bërë publike edhe burimin e financimeve të Partisë Socialiste për fushatat elektorale ku një pjesë të mirë të parave, derdhen nga kuotat e 80 mijë anëtarëve të regjistruar të saj, dhe pjesa tjetër nga KQZ dhe donatorë.

Erion Veliaj: “PS është partia më e madhe në vend dhe partia që ka numrin më të madh të deputetëve dhe sipas ligjit zgjedhor, sipas numrit të votave që kemi marrë, ashtu shpërndahen dhe paratë, dhe taksapaguesit dhe KQZ-ja, kështu që PS, ka sot shumën më të madhe nga KQZ-ja për të investuar. Kjo nuk është fushata e parë. PS merr financa që nga viti 1991 dhe zyra e financës së PS mban financat për donatorët dhe mbi të gjitha ajo që njerëzit harrojnë është që një parti me 80 mijë anëtarë, të cilët paguajnë çdo vit kuotizacionin dhe është ndoshta partia më e rregullt në Shqipëri, e cila e mban të gjithë aparatin e saj me këta 80 mijë anëtarë dhe sigurisht një rrjet zyrash që i ka në Tiranë dhe të gjitha qytetet e Shqipërisë për çdo fushatë”.

Veliaj gjithashtu ka zgjedhur të mos krijojë kontakt me asnjë financues të fushatës së tij dhe për këtë ka refuzuar edhe një takim elektoral me shoqatën e ndërtuesve të Tiranës.

Erion Veliaj:Nuk kam bërë kontakt me asnjë ndërtues madje besoj e keni vënë re jemi e vetmja shoqatë që nuk kemi bërë asnjë takim me shoqatën e ndërtuesve. Më është dukur një traditë komplet e panevojshme takimi me shoqatën e ndërtuesve dhe them: Unë e di çfarë do shoqata ndërtuesve, do të bëjë ndërtim, unë s’kam interes të flas për këtë temë”

Share This Article
34 Comments
  • hahahahahhahah,,,nje pjese e mire e kuotave derdhen nga 80 mije anetaret e ps,,,ik mer mashtrues ordiner,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    • shume mire jan bere qe jan bere bllokimet dhe sduhet t ekete favore politike dhe cdo gje duhet te jete e drejte !! lulzim basha e mori bashkin per favoret e tij politike dhe turp ti vij qe e ka bere!! shyqyr qe do e heqim qafe se na katandisi tiranen per ibret

      • eshte mese e vertet ajo qe ka thene Zoti Erion Veliaj dhe shume e qarte!! shifeni mire fushaten dhe pastaj flisni me keto idera te pa bazuara ne asnje vend , po te mara nga kafenet e lagjes. Shifni ca ka bere basha ne bashki dhe shifeni si e ka rregulluar zyren e tij ne selin e re !! kjo eshte vjedhje dhe kjo eshte padrejtesi qe leket e bashkise te perdoren per favore politike sic po e ben basha me halimin

      • Puno per Tiranen z. Veliaj, ke mbeshtetjen tone. Puno per Tiranen e lene ne meshire te fatit. Puno per Tiranen e lene ne harrese. Per Tiranen qe ka mbetur pa kazane plehrash, per Tiranen qe ka mbetur pa kapake pusetash, per Tiranen qe i jane zaptuar trotuaret nga shitesit ambulante.

        • Basha dhe partia e tij gjithnje kane menduar ta shfrytezojne pushtetin per interesat e tyre dhe gjithcka ka bere deri tani kete gje ka treguar. Dhe bulevardi nuk ishte nje projekt per qyteatret por per interesat e familjes se Saliut.

    • meqe erioni i beka ne favore personale , po basha si e ben more njerez ?! po gjergj bojaxhiu ?! rrini more se eshte turp kjo qe thoni per erion veliaj !! ai eshte personi qe po ben nje fushate me pak shpenzime , ska me postera neper mure sic e bete partija demokratike kur ishte ne pushtet !! ska me kshu gjerash !!

      • super program ka erioni per tiranen per ta kthyer ne nje kryeqytet me te gjalle me atraktiv qofte per vete qytetaret e tiranes po ashtu edhe per turistet e huaj qe vijje dhe kufizohen vetem ne 2,3 atraksione krysore, tirana ka shume me terper vende te bukura mjafton te punohet pak me teper per te krijuar hapesira te reja per nje kryeqytet me vital

    • Te Bulevardi ku hienat e Lulit do ndertonin gradacelat e tyre duke u marre tokat pronareve te atjeshem duke tentuar ti shpronesojne me cmime qesharake. Ate qe nuk bene dot te bulevardi tentuan ta kryejne poshte diges se liqenit. Ku kryebashkiaku Basha dha leje per ndertimin e gradacelave te cilat do ishin ne pronesi te Xenit dhe biznesmeneve qe financojne Lulin e PD-ne. Per fat te mire te dy masakrat u parandaluan.

    • Tirana me reformene e re administrative mund te kthehet shum shpejt ne nje atraksion turistik per turistet e huaj. petrela, parku dajtit vende te magjishme si bovilla do ishin nje atraksion i rradhes i turistve te huaj edhe vendas. kjo ndikoj ndrjet per drejt ne ekonomine e qytetarve duke e cuar ne drejtimin e duhur!

      • Eshte per te ardhur keq gjenda qe lulzim basha po le tiranen. ky qytet qe ka me shume se 800 mije banor eshte lene ne meshire te fatit ky nuk kishte synim qe te merrej me qytetin por se si te merrte leje ndertimi per shtese pallati!

    • Afere e paster korruptive. E kujtojme te gjithe protesten e banoreve tek stacioni i trenit te cilet prekeshin nga ky projekt i Lulzim Bashes i cili vetem sa kerkonte tu merrte pronat pronareve e pastaj ti kalonte ato ne pronesi te Shkelzen Berishes i cili do ndertonte kompleks pallatesh, kaq ishte plani i Bashes per Bulevardin. Edhe vete z. Basha ishte shprehur se ndertimi i Bulevardit kerkonte mbi 6 vite kohe, pra qellimi ishte te merreshin pronat fillimisht te ndertoheshin pallatet e Shkelzenit e vetem kaq, Bulevardi per qytetaret do qendronte ne leter.

    • E verteta eshte se ne krye te Tiranes prej kater vitesh kishim nje pertac te quajtur Lulzim Basha qe premtoi shume mirpo nuk beri asgje per TIranen. Premtoi Tramin, kartat e studentit, krijimin e hapsirave te gjelberta, premtoi hipotekat, premtoi Terminalin multimodal, asnje keto nuk i realizoi. Do mbahet mend si kryebashkiaku qe nuk beri gje tjeter vecese i dha leje te jashtligjshme vetes se tij.

    • po te kishte ndermend kreytar basha per ndertimin e bulevardit do e kishte finalizuar shume me heret qe ne kohen kur kishin dhe pushtetin por si athere si tani u mungon vullneti per te bere gjera te mira cdo gje tjeter eshte justifikim i dembelizmit qe i karakterizon

      • nese e fiton bashkine erioni, bulevardin dhe shume projekte te tjera do i finalizoje kandidati veliaj ka vullnetin per ti cuar premtimet deri ne fund kjo u pa edhe me angazhimin e tij serioz gjate drejtimit te MMSR-se, edhe me bashkine kam pershtypjen se do kete po te njejtin sukses pasi eshte njeri i punes

    • Bravo, e kape nje mashtrim, ju te shqupit jeni shum te afte per te kap mashtrimet.
      Ju ka stervit lulushi me mashtrimet e veta .

      Behuni te zgjuar e shikoni raportin e mashtirmeve, te vjedhjeve e te punes midis tyre, se njerez te paster 100% nuk ka.

      Jane shume larg me njeri tjeterin, dhe Tirana eshte shume gjynah po te bjeri ne duart e Shqup-it.
      Halimi nuk ekziston , eshte vetem shqup-i.

    • I modh ky HIDHU PIRDHU.Duhesh te jesh shume i zgjute,qe i kupton mashtruesit,se ne qe nuk mashtrojme si kuptojme.Nje takem si puna jote qe je mashtues e kap…..kujdes se mosh kap ndonji njo tjeter e pastaj menderoset muhabeti,shoku Serveti.

  • bravo zoti veliaj. nuk ka sesi te vazhdohen ndertime kur ka 7000 mij apartamente qe kan ngelur te bllokuara. nderkohe qe halimi dje kishte sh merak njesin 8 qe te shembte shtepite e qerpicit me bere ca pallate se i kishin then atij qe jan zi 2 vellezer. nuk e besoj dot akoma halimi eshte alternativ per te drejtuar tiranen. me turp nuk ka, nje i paafte i shqupit qe do te zevendsohet nga nje me i paafte. besoj se qytetaret e bejn dallimin mes nje ministri super te suksesshem qe beri reforma te medha dhe nje doktori te ven gjoja si burr i mire por qe ska asgje te afte qe ti ofroj qytetit

    • xeni me kunatin jan njerzit qe e bllokuan bulevardin. ishte menyra e tyre per te blere prona qe te shpronesoheshin e gjithe filozofia e korrupsionit per bulevardin. ai projekt qe nuk ka asnje interes per qytetaret duhet te ndryshoi dhe te ribehet me gjelberim. shyqyr qe me ne fund po dalin ne shesh gjithe mashtrimet e shqupit

      • ne fakt zoti veliaj projekti pazarit te ri duhet te ishte bere se luli e premtoi para 4 vitesh, por kush do flinte gjum dhe do gerrhiste 4 vjet?? sa per bulevardin e dinin edhe femijet e kopshteve qe xeni me kunatin e ndershem po benin cdo gje qe te merrnin pronat anash bulevardit. prap pyetja eshte qe leket me bler prona ku i gjejne? besoj se njeri nga gerdeci dhe tjteri nga durres-kukes

  • Erion Veliaj e meriton vendin e kryetarit te Bashkise , se eshte i ri , punetor e ne ndihme te njerezve ne nevoje , i sjellshem dhe i edukuar. Me siguri , po te mos pengohet nga te ligjte e ziliqaret , ai do ta shkelqeje Tiranen!!

  • Zgjedhja e duhur per Tiranen. Besimplote se do beje pune te mire. Me ne fund Tirana do kete drejtuesin e saj, te cilin per fat te keq per kater vite nuk e pati , dhe sgezstoi kurre si i tille pervecse si nje dembel , hajdut dhe rrjepes i vendit te tij.

  • energji , vizion , solidaritet ,progres ,mundësi ,kreativitet ,sukses ,punë , vullnet , drejtues shembullor element qe e karakterizojne ne teresi Erion veliajn , i vetmi qe mund ti riktheje fytyren e humbur prej kohesh kryeqytetit tone

  • I VETE GJUHA TEK DHEMBI I KRIMBUR

    Aty i rreh mendja dite e nate, tek Pazari i Ri, ku nje te shtune te gushti pervelues te 87-tes, filloi karrieren e shitesit te fiqeve me qese te bera me faqet e abetares. E pastaj gojet e ligeta e quajne mosmirenjohes, premtues tollumbacesh me shkumbe sapuni te fryra sa me nuk ka.
    Se ne fund te fundit turistet do joshen mu prane qoshes ku zuri rrenje per here te pare, kryebashkiaku i betejave madhore me qiqra ne hell e kunguj te shumeperdorueshem, i skenave dekameroniane aty ku minjte mprehin dhemballet, ne basifondet e Tirones qe qe nje here e nje kohe.
    Pse jo mund te ndalen te admirojne pllaken perkujtimore te kryebashkiakut nga Qelbesira (Ura Vajgurore), me germa kapitale te skalitura ne mermer lapardhaje: “KETU LINDI KARRIERA E ERIT TE VOGEL”.

    Kur akoma vishej me pantallona ushtarake, me thaket e shpupurisura nga te preret me gershere e ne vend te rripit i mbante lart te lidhura me spango, dimreve te acarte mbulohej me jorganin e kuqte te bere gati i zi nga lyra e zhiglat e derrit qe gelonin edhe poshte jastekut. Flinte i galucuar i gjori Eri surrat shosha (ja ngjiten nofken pas lijes se qenit qe kaloi ne femijeri), nuk shtrihej me gjate se fundi i jorganit te qelbur.

    Sot ne kohen e vilave ultramoderne e dasmave perrallore, me skenare keshtjellash mesjetare e kristalesh swarovskiane, do ja nxije jeten Tirones e tironasve, me borxhe qe as Erdogani nuk ka enderruar ti marre ndonjehere. Me borxhe tre kater here buxhetin e Tirones, do ngreje katedrale ne shkretetire per hir te turisteve qe mezi presin te degjojne fillimin e marshit drejt mrekullise ediramiste, sapo te bjere topi i pare nga sarajet e Surrelit atje lart ne Dajt.

    Eshte mbreselenese fantazia e Erjonkes newyork-eze, me “Central Park”-un te ndertuar mu ne mes te Tirones. Me hir e me pahir do ti shndroje tironasit ne amerikane nga New York-u. Urat (e Lanes) i kemi, Rockefeller Center (pallati i Toptaneve) e kemi, i mungonte vetem parku ne qender, se ate qe kishim e zune qe me nate Linda e miqte e saj per te bere nje pallat me plot pese kate.

    Harron kjo zgerlaqje sorosiane qe Tirones si gjithe Shqiperise, i mungojne sot ato qe ne gjuhen migjeniane i kemi quajtur CENTRAL BARK (thare)!

  • Thjesht duke e pare kete njeri kupton qe do ishte nje zgjedhje shume e gabuar per Tiranen, e jo ma ta degjosh te flasesh!

  • boll na genjyet te gjithe , duhet ti japim nje mesim ne keto zgjedhje te votojme per veten te votojme ALEANCEN POPULLORE te votojme nr. 61

  • Ky papagall i rames paraqet programin fallc per trianen sic beri ne 2013 eshte teper von per ta besu kush

  • mashtrue ordiner si ti Erion Veliaj nuk ben dy nena, po me siguri ti do te jesh nje specie me vete qe ke ardhur ne kete dynjollik, dhe se ctaksirat kane qytetaret e Tiranes te te degjojne per dite ju, me mashtrimet, trillimet, intrigat tuaja,.. Po me 21 qershor shyqyr zoti do ti mbyllet goja zogut te Rames sepse ishte plani i Rames per ta bere Kurbanin e rradhes

  • Ju i mohuat qytetareve te Tiranes projektin madheshtor per zgjatimin e bulevarditi te pare per arsye elektorale dhe keni pafytyrsine te kerkoni voten duke thene se do e coni Tiranen ne drejtimin e duhur! Te duket drejtim i duhur bllokimi i projekteve ne te mire te qyteti?!

  • O Erion, po me degjove mua, merr edhe ate nusen qe ke, jeni cift i ri, dilni beni ca pushime andej nga plazhet e Antaljas, ktheu diten e zgjedhjeve, voto, ik prap dhe merr mandatin e kryebashkiakut, por ama fund me nder pushimeve, vetem pune sic punon Rama.

    Ka nje histori Rama. Kur po prishte qeneftoret qe mbushnin Tiranen me ere shurre, rrinte pothuaj gjith naten e shkonte flinte nja dy ore. Nje nate merr nje drejtor me vehte, ndjekin punimet, ndahen diku nga ora 04.30 per te pushuar. Ne oren 08.00 kerkon drejtorin. I thojne nuk gjendet ne Bashki. Celulari i mbyllur. Drejtori paraqitet diku nga ora 11.00/ Ku je i thot Rama. Po ne oren 05.00 rashe te flija. Po mire more derdimen, a nuk ishim bashke gjith naten dhe u ndame ora 04.30? A fillon puna ora 08.00? Po ja isha i lodhur. Atehere qerrohu dhe te mos shoh me ne Bashki, nuk je ti per keto pune. Sidoqofte Edi i gjeti nje pune tjeter por jo me pergjegjesi.

    Pushime te mbara deri me date 21 qershor 2015.
    Votime te mbara.
    Prap pushime te mbara deri sa te marresh mandatin.
    Pastaj suksese e mos na turpero se te kemi besuar.

    Jepi Halimit ndonjehere nje kafe se eshte burre i mire.

  • Cfare ordineri, cdo dy rrokje e ka rrene. Zyra me 15 avokate, vetem emri i saj doli, nesje paska qene dezhurn. Akoma kujton se i mori votat qe te na thote ne TV qe e beri Shkelzeni! Ka dy vjet ne pushtet e vetmja gje qe ka bere ishte dasma me leket e mamit, nderkohe ata qe akuzonte dje dhe sot nderrojne makina, vila e gra. Aq shterpe eshte sa artikulon tezat e nje kandidati tjeter.

  • Mos j merzit Erjon,se nuk eshte e para here qe nga pozita Berishizmi godasin me spond se nuk je me i miri.Atehere pse nuk e mbajten Bashe keta qe u qajne zemrat pe Tiranen.,,?
    Pse nuk e preken,nuk e pane punen qe u be kur ishe minister ,nder te suksesshmit,,,,!?Anarshistet,kolaboratore konspirativet e vicidolasit si puna e xume sumes njeri me eksentrik si dhe disa te tjere nuk e kane hallin tek Tirana jo ,u preken interesa te caktuara,kapen pas fiqeve qe ke shitur,kur ishe fare i ri ,sepse ju duhet kjo e dhene ec e gjeje.Duan Zenin,duan lulen ,duan mafiozet hajdute ,jo punetore qe e duan me gjithe shpirt Tiranen.Nxijne e vjellin sepse nuk e kane thjesht me ty nuk e duan Edi Ramen nuk duan rilindjen ,duan amulli e jo shtet.Pa u ndalur Erjon sa me pare fillo punen pas zgjedhjeve te mbash premtimet para zgjedhesve.Jemi me ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *