Erion Veliaj: Edhe ne jemi kundër sondazhit, fitorja do jetë edhe më e thellë

Bledar Lumani

Kandidati i majtë për Tiranën Erjon Veliaj theksoi gjatë një takimi me banorë të Dajtit se sa të jetë kryetar i bashkisë së Tiranës nuk do të ketë leje ndërtimi në zonën e njohur si Don Bosko në Tiranë.

Shihni debatin që po zhvillohet mbi qendrën Don Bosko, e vetmja qendër e gjelbëruar në Tiranë që i ka shpëtuar ndërtimeve. Një qendër ku shumë të rinj dhe të reja mësojnë profesione të ndryshme, përmes kurseve profesionale.

Edhe për këtë qendër bashkia e sotme ka programuar ndërtime pallatesh. Por unë e them me bindjen e plotë se sa të jem Kryetar i Bashkisë së Tiranës në këtë territor nuk do të ketë leje ndërtimi”, tha Veliaj.

Sipas tij, në tryezat e SHQUP sot nuk flitet për hallet e qytetarëve, por për lejet e ndërtimit dhe kalin e Xenit.

Në vijim ai komentoi edhe sondazhet e publikuara nga IPR Marketing një ditë më parë, ndërsa ironizoi edhe deklarimet e PD në lidhje me këto sondazhe.

E vetmja gjë që ne na bashkon me PD janë rezultatet e sondazheve. Po, edhe ne s’jemi dakort pasi diferencat mes kandidatëve janë edhe më të mëdha, pasi fitorja jonë më 21 Qershor do të jetë edhe më e thellë“, tha Veliaj.

Në vijim ai akuzoi Bashkinë aktuale që i ka ndarë qytetarët në të nënës dhe të njerkës.

Nuk do të kenë vend në Bashkinë e Tiranës individë si ai Florenc Hoxha, që edhe për një tufë mardanjoz ta shesësh në Tiranë të kërkon lekë.

Këto individë nuk do të kenë vend në stafin e ri të Bashkisë së Tiranës“, tha ai.

Share This Article
16 Comments
    • zoti erion ju jeni nje person me te vertet per tu vlersuar shum dhe ja vlen qe vota jone te shkoje per ju. besoj dhe keni te drejte se fitorja juaj do jete shum here me e thelle se sondazhet

      • te gjith ne 23 qeroshr per drejtimin e duhur per erionin sepse kemi besim tek ju dhe punet qe do te beni per kete tirane

      • Dil Erjon vetem nje dite dhe kandido si i pavarur. Po morre 0.01 perqind te votave do te them bravo. Boll abuzove me votat e socialisteve ti mashtrues qe ske qene asnje dite socialist. Madje gjithe karrieren tende e ndertove duke share partine socialiste. Pastaj shave Ilir Meten, tani na del ne foto me Moniken. Pastaj shave Fevziun i thoje humpti dumpti. Tani i ben komplimenta Fevziut si servil i pacipe qe je. Ti sje as socialist as politikan. Ke 2 vjet qe ke marre fonde qe ste takonin. Akoma nuk ke zbardhur kush biznesmene financuan zyrat e punes ne menyre te erret. Ligjin e dosjeve pse ta dha Rama ty valle? Sepse spo beje asnje pune dhe te te bente reklame me zor. Ti dhe Rama duhet te beni parti tjeter se juve socialistet nuk i honepsi dot. Provojeni a merrni dot vota pa partine socialiste ju te dy. Boll e keni kthyer partine socialiste ne filial te Ilir Metes. Dhe vetem punesonin g99 kurse socialistet jane pa pune.

        • je shume i sakte lali. un jam socialist qe me hoqen ne 2005 Sala me ndihmen e erionit dhe nuk u ripunesova me kurre edhe pse i ndihmova kta plehrat te vinin ne pushtet. ne pozicionin tim te dikurshem ne administrate sot eshte nje PDist i konvertuar ne LSIst nderkohe qe si shef kane nje Gay99ç.

          Eshte nje turp qe do ta ndershkoj me vote

    • Te jemi realist erion veliaj transmeton shume pozitivitet dhe me ane te ketij pozitiviteti arrin te transmetoje siguri dhe te bindje 🙂

  • fitiore e thelle se partija demokratike ska asnje kandidat dhe si parti me bashen ne krye jan zero po me te madhe !! se kuptoje si kan ftyre e dalin e kerkojn votat ku nderkohe kan 4 vjet qe spo bejn asgje ne bashki dhe e bukra eshte qe kerkojn te votojm keto qe mos te bejn perseri 4 vjet asgje

  • Kreativiteti, energjia,aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne kandidatin Veliaj. Puna e mire e bere ne MMSR deshmon per aftesine e tij drejtuese shpresoj shume se do beje pune te mire per kryeqytetin. Tirana e lene ne harrese ka nevoje te shkoje ne drejtimin e duhur.

    • Puno per Tiranen ashtu si ke punuar ne ministri. Kryeqyteti eshte lene ne harrese . Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon. Lana mban ere te padurueshme nuk kalohet afer. SHpresojme qe Erioni te punoje per kryeqytetin.

  • Deri ketu ka arritur rilindja sa te shfrytozoje vetem nje njeri per te bere komente!! Po lirojeni thesin me gjithe ato qe keni vjedhur!

  • Veshtire se drejtimi i duhur per Tiranen mund te asociohet me Erion Veliaj. E provoi veten si minister i mireqenies sociale dhe rezultati doli te jete se shqiptaret jane me te varfer, me te palumtur dhe po largohen nga vendi i tyre.

  • Keshtu mendon ti, por do e vendosi populli me 21 qershor dhe rezultati s’ka per te qene aspak ne favorin tend!

  • Erionka ende pa u ulur ne kolltukun e kryebashkiakut po hedh romuze e po tallet me njerezit, imagjinoni se cfare do te beje kur te marre ate post!
    Ky shkelqen vec ne mashtrime, genjeshtra e zhdukje fondesh, kjo eshte e vetmja garanci qe te jep Erionka e Edushkes.

  • hahahahah ore Albi ste paska informuar Veliaj sic duket ! Qe ta dish ti zoteri deri ne 23 Qershor ka mbaruar pune dhe eshte shpallur fitues Doktor Halim Kosova se zgjedhjet jane ne 21 Qershor . Pastaj ai Eri Rondelja te festojne fumbjen ne 23 Qershor . Fitore Halim Kosoves . Pune dhe Dinjitet .

  • Ka punuar aq mire Eri Zymbyli kur ka qene ne krye te ministrise mirqenies sociale sa ju hoqi ndihmat njerezve qe ishin ne nevoje dhe trajtoheshin me ndihma dhe jua dha simpatizanteve te PS-se . Kjo eshte e turpshme se ju ka hequr buken e gojes .Nuk na duhet ta shofim Rondelen kryetar bashkie per ta pare sa vlen ky njeri . Eshte thjesht nje orator i mbaruar qe vetem mashtron dhe genjen popullin .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *