Erion Veliaj: Hapjen e dosjeve ua kemi borxh viktimave të komunizmit

Bledar Lumani

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, ka thënë se qeveria është e vendosur të hapë dosjen e Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij, ky është një process i vonuar.

Duke folur në një tryezë për këtë çështje, Veliaj tha se duhet ndjekur modeli i Gjermanisë.

Vetëm përballja me të vërtetën mundëson konsolidimin e lirisë. Kanë vazhduar pa reshtur përpjekjen për të mbajtur gjallë këtë debat. Ne në këtë vend mund të mos biem dakord për shumë gjëra, por duhet ta pranojmë se shoqëria shqiptare ka dështuar të njohë të vërtetat e të shkuarës komuniste. 

Ndërkohë që nuk kemi recetë të gatshme, jemi të vendosur për të përfituar nga eksperienca gjermane në trajtimin e kësaj çështje.

Jam i lumtur që ky qëndrim ndahet nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Kemi arritur në këtë konkluzion mbi të gjitha për shkak të modelit që Gjermania ka vendosur për trajtimin e së shkuarës.

Shumë shoqëri kanë vënë në pikëpyetje nëse përballjas me të shkuarën i bën mirë demokracisë.

Gjermani i është përgjigjur dy herë rresht po, një herë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dhe herën e dytë në rënien e Murit të Berlinit.

 Një përballje e tillë mund të merret e mirëqenë sot pas dy dekadave, por nuk ka qenë aspak e tillë. 

Edhe sot që flasim, shumë shoqëri zgjodhën heshtjen për përballjen delikate me të shkuarën. Shoqëri të tilla si e jona, kanë zgjedhur të heqin një vizë të trashë të shkuarës. Komunizmi tashmë është histori.

Çdo shoqëri që ka zgjedhur rrugën e harresës vazhdon të ketë probleme të funksionimit të shtetit sot. Nisur edhe nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, shpreh vullnetin e qeverisë për hapjen e dosjeve”, tha Veliaj.

Sipas Veliaj ky është një borxh që shteti shqiptar ua ka viktimave të regjimit komunist.

Por, sipas Veliaj krahas kësaj, kjo është edhe përgjegjësi e çdo personi i cili para se të kërkojë një post, duhet të ketë transparente asocimin e tij me të shkuarën komuniste.

Kur është momenti që një shoqëri të përballet me të shkuarën? Duke mirëkuptuar çdo person dua të them se koha është tani, në mos ka kaluar.

Jemi tashmë vonë në këtë përpjekje ndërsa dëshmitarët e përjetimit të luftës po treten. Ua kemi borxh viktimave të komunizmit.

Çdo viktimë e komunizmit dhe pasardhës i tij ka të drejtën të dijë të vërtetën. Kjo transparencë kërkon përgjegjësi se çdo person që kërkon post ta bëjë të qartë asocimin e tij me të shkuarën si detyrim për tu dhënë besim institucioneve para publikut.

Tashmë ekziston një praktikë ligjore e mirëpërcaktuar të cilat përcaktojnë kritere të qarta në trajtimin e çështjes së lustracionit“, u shpreh Veliaj.

Lidhur me mënyrën sesi do të realizohet ky proces, ministri Veliaj tha se për këtë do të merret shembulli i Gjermanisë.

Share This Article
6 Comments
  • PO,OR PO,DOTI hapni disjet si qe keni hap dhe bythen,se kshtu jua kerkon DAJ CEMI,dhe avropa perendimore,se zbene me jua kthye urdhrat.Kam shkruar shumhere ne lidhje me kto dosje,por sesa e kuptoni nuk e dij,por bilem komentatoret le ta thon fjalen ne lidhje me kto qe une i them.Po,vetem evropa lindore ka pas sigurime sekrete,dhe dosje apo dhe ajo perendimore?Une,them se,sikur gjith bota ka,ka pas dhe do ken edhe ne te ardhmen sherbime te shteteve,dhe dosje.Po,lind pytja vetvetiu:pse perendimoret nuk i hapin dpsjet e tyre,dhe ti shofim e lexoim,dosjet dhe njerzit e tyre te shpionazhesmdhe kundershpionazhes,ti shohimse me kende kan punue dhe ku i kan pasur selit dhe jataket e tyre,pra pse kjo te vleje vetem per bllokun lindor or jahu,dhe tani ju tregohni ma katolik se papa,ja ti tregoim dynjas se,ne paskemi pas nji sigurim shum te poshter,dhe vetem keq paska punue ai sigurim,nuk paska punue per te miren e shtetit dhe per sigurin e vendit pra kjo shashke keshtu duhet te shitet te populli injorant,apo cfar ka qeter ktu???Pse,nuk folni more ju qe keni qen te sigurimit,dhe pse nuk folni ju operativ,dhe prokuror e gjykates,pse nuk flisni ju sa jeni gjall,dhe te thoni,more po ne kemi kryer detyren per shtetin,ashtu si gjitha sigurimet e botes,ne kemi ngjek dhe bere hetimet si prokuror si ne krejt dynjan,ne si gjykates kemi gjykue veprat sipas randsis e peshes qe kan pas si ne krejt boten,pra cka te keqe ktu kur sejcili shtet i ka ato regulla.Ja,ku kemi plot shembuj qe nuk i hapin,maqedonia..serbia,rusia,rumania.sllovakia,nuk i hapin dosjet.Po,ju jeni ka e bejni lojen e’dreqit more te mjer.Le,ti hapin krejt dosjet,perendimi dhe lindja,pastaj dhe ju hapni,por ju a’keni pare,kete loj,apo jo?Gjermania i hapi vetem te STASIT,pra te ddr,gjermanis lindore,dhe nuk i hapi oto dosje qe involvonte bundes nachrikten dinstin,gjermano perendimor,pra jo ata te perendimit.Po,kjo eshte e njejta lufta e ftofet dhe pas,25 viteve te rarjes se bllokut lindor,pra fitimtari e bene ligjin,fitimtari i ve,regullat e lojes,si ne mbarim te luftes dyte botrore,ruzvelti dhe curcili e stalini e bene,ndarjen dhe vun regullat,nuk u pyeten as aleatet e vegjel si psh.shqipria,apo polonia,per te mos i numrue gjitha shtetet e kolacionat antifashistonazist.Dhe tani e njejta gje,ju keni humb nuk keni te drejten tuaj,por e drejta eshte per ne,dhe ne jua kerkoim ti hapni dosjet,te dihen njerzit qe,kan qen,kundershtaret tan,dhe qe le ti dije dhe popullata se ne perendimi jemi mundue me xhdo kushte me jua rzue diktaturat,por ja ata njerez dhe bashkpuntoe te sigurimt shqiptar ne kete raste,nae kan pamundsue ma shpejt me ju,clirue nga diktatura,pra me nji fjal,me e ngjall urejtejen dhe percarjen mes popullit,mes vellaut komunist,dhe jo komunist,kjo eshte me i hudh benzin zjarit,ne emer te demokracis.Vaj,medet per ramen,vaj medet per popullin,vaj medet per shtetin,qe e ka humbur rugen ne obor,bene vetradhtin,vetspionomin,vethapjen e sekretve,po ku ka shtet te till?Pse,daj cemi,nuk i thot Mexikes ti hape dosjet,apo nikarages?
    Por,vetem evropes lindore,c’eshte kjo dyftyrsi?Mjer ai popull shqiptar qe nuk ka kush i del zot,por vetem krien porosit dhe urdhrat e avropes plak,dhe te amerikes,e cila dhe ne shekillin 21-vret te zezt,dhe aziatet si lepuj perxhdo dit,dhe kush nuk pergjigjet,si milloshevici qe vrite shqiptaret dhe policet i shpallte hero,dhe amerika”demokratike,,vret dhe policet e bardhe jo qe nuk denohen por,perkundrazi i shperblen,dhe amerika flet me plot gojen per te drejtat e njeriut,dhe per dengla pa mbules.Markatizmi amerikan kuri nuk ju eshte permbajt fjalve,qe thote,vetem ne momente te castit kur e ka pare te nevoishme per interesat e daj cemit,atehere po,por derisa i ka plotsue interesat e veta,ajo e kishte sadam husenin mik,kur sadami ja futi iranit bombardimet,me armet amerikane dhe oficer amerikan,se ajetullahin e luftonte amerika,sikur sadami,pra amerika per interesat e veta shkel mbx xhenaze,dhe mbi parime,dhe ste pyet se te pati mik,apo shok,a e kuptoni or shiptar?

  • Kastriot Myftaraj: Presidenti Iranian Ahmadinejad ka një fëmijë ilegal në shqipëri
    Kastriot Myftaraj ditën e hënë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku u debatua për çështjen “Pango” shprehu pikëpamjen se edhe pse përgjimi është dhunim i privatësisë nga ana ligjore, ai (Erioni), kur është fjala për interesa publike, e pranon këtë shkelje të ligjit, se siç tha Erioni, me një buzëqeshje ironike, një frazë të manualeve sorosiane të imazhit: “Po nuk shkele ligjin, nuk merr Çmimin Pulitzer”.
    Edhe unë jam me pikëpamjen e politikanit të ri Veliaj dhe shpresoj që Erioni ta shikojë në këtë sens edhe një investigim të pritshëm për atë, se cili është fëmija ilegal që ka në Shqipëri Presidenti aktual iranian, Ahmadinejad. Në website të opozitës iraniane jashtë vendit, është dhënë lajmi se Presidenti Ahmadinejad, i cili e ka vizituar Shqipërinë në kohën e regjimit komunist, në vitin 1979, pas Revolucionit Islamik në Iran, ka në Shqipëri një fëmijë ilegal që është bërë një figurë e shquar politike në Shqipëri.

    Sa e vërtetë është kjo gjë nuk dihet, por duhet investiguar. Të dhënat e websiteve të opozitës iraniane jashtë vendit, duhen marrë po aq të vërteta sa ç’ u morën të dhënat e disa websiteve të huaja në rastin e Damir Fazlliç, i cili mbi bazën e të dhënave me një prejardhje të tillë u shpall serbo-boshnjak dhe nipi i ish- shefit të shërbimit sekret të Serbisë, Stanisiç. Pra, precedenti ekziston dhe duhet ndjekur edhe në rastin e websiteve iraniane.
    Të dhënat që jepen në websitet e opozitës iraniane nuk duken apriori të pabesueshme se dihet se regjimi komunist shqiptar kishte marrëdhënie të mira me regjimin islamik që erdhi në fuqi në Iran pas revolucionit të vitit 1979. Në këtë kuadër midis Shqipërisë dhe Iranit ka pasur shkëmbime të dendura delegacionesh të ndërsjella. Në këtë kuadër, edhe Presidenti i tashëm iranian, Ahmadinexhad ka vizituar Shqipërinë në vitin 1979, sipas atyre që thuhen në muajin mars. Ahmadinexhad ka qenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Berat. Ai sipas të dhënave ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë të huaj në Shqipëri në atë kohë. Gjëja e veçantë në rastin e Ahmadinexhad është se ai ka qenë stërvitur edhe nga një oficere shqiptare femër. Nuk mund të mos ndihet krenar njeriu gjithsesi, kur një femër shqiptare ka stërvitur një njeri si Ahmedinexhad, i cili pavarësisht nga të tjerat, nuk mund të mohohet se është një burrë trim. Kjo femër shqiptare të shëmbëllen me një amazonë, një Shqiponjë.
    Sigurisht që ekzistenca e një fëmije të Presidentit iranian në Shqipëri, është një gjë që e justifikon një investigim, duke dhunuar dhe privatësinë e këtij iraniano-shqiptari enigmatik, aq më tepër që supozohet që ai të jetë dhe një figurë e njohur politike në Shqipëri. Në botë investigime të tilla janë të njohura dhe janë bërë deri edhe ndaj personaliteteve të tilla politike si Tony Blair, për të cilin u zbulua se nuk ishte i biri natyral i prindërve të tij, porse ata e kishin gjetur pasi qe braktisur nga prindërit e tij natyralë, një çift aktorësh shëtitës. Blair më pas e pranoi edhe vetë këtë gjë. Pse të mos e ndiqte shembullin e tij edhe politikani misterioz shqiptar, aq më tepër që tash Ahmadinexhad po jep shenja se kërkon të bashkëpunojë me Perëndimin dhe veçanërisht me SHBA.
    Për të filluar investigimin, unë kam siguruar një libër për Ahmadinexhadin të botuar në Britaninë e Madhe, ku ka shumë fotografi të kohës së rinisë të Ahmedinaxhadit, kur ai qe 30 vjeç, aq sa ç’ është sot djali i tij i supozuar në Shqipëri. Në investigimin tim unë do të veproj si një dishepull i Erion Veliajt, duke dhunuar privatësinë për interesa publike. Metoda që kam zgjedhur është që të krahasoj fotografinë e politikanëve të rinj shqiptarë, të moshës 30 vjeç, me atë të Presidentit Ahmadinexhad. Më pas do t’ ia le publikut të gjykojë se kush është i biri i Ahmadinexhad. Ai politikan që do të rezultojë se i ngjan Ahmadinexhadit, ka të drejtën që të japë shpjegime para se të bëhen deduksione të mëtejshme, mbi bazën e fakteve që nuk është vendi të përmenden në këtë shkrim. Kjo metodë nuk është më pak e vlefshme sa edhe përgjimi i “Fiks fare”, madje është më serioze, se ngjashmëria fotografike mund të trukohet, ashtu si audioregjistrimet, derisa është fjala për krahasimin e fotografie që gjendet në një libër të botuar nga një shtëpi botuese shume serioze në Britaninë e Madhe ku Erion Veliaj pretendon se ka marrë një master (apo mos duhet të themi është bërë master) dhe fotografisë së një personi që është aktiv në politikën shqiptare sot.
    E mira do të ishte që në këtë investigim të angazhohej dhe Erion Veliaj se ai, me lidhjet që ka jashtë vendit, ku prezantohet veç të tjerave edhe si gazetar, mund të fitojë Çmimin “Pulitzer”. Unë, me një altruizëm të sinqertë profesional, do t’ ia kaloja të gjitha të dhënat që kam, në mënyrë që ai ta vazhdonte investigimin. Se ku dihet, mund të ndodhë që djali ilegal i Ahmadinexhad të jetë në partinë e Berishës, dhe kjo do ta rritë shumë kreditin e Erion Veliajt tek e majta.
    Por, përtej ironisë, tash që jemi me përshtypjet e emisioneve të Aida Shtinos dhe Rudina Magjistarit, ku ka pasur edhe disa raste ku janë takuar fëmijë me baballarët e tyre që nuk i njihnin, nuk është çudi që kulmi i këtyre emisioneve të jetë takimi i një politikani shqiptar me Presidentin iranian. Sigurisht që Presidenti iranian, i cili në atë kohë ishte një djalë i ri, nuk ka pse të ketë ndonjë embarracim për këtë aventurë rinore, se gjëra të tilla ndodhin në këtë moshë në çdo vend të botës. Kjo histori nuk e cënon dinjitetin e tij. Përndryshe kjo histori ndoshta cënon reputacionin e djalit të tij shqiptar, por supozohet që ai të jetë aq i emancipuar nga paragjykimet, sa të krijojë një standard të ri emancipimi në shoqërinë shqiptare.

    Kastriot Myftaraj – Gazeta SOT

  • Dakorte plotsishte qe viktimave te komunizmit u kemi borxh, pore ne se vertetohet qe nga keta te denuar te cilen nje pjes e mire dokumentohen se gjet pesdhjetvjetve kane qen ne sherbim te agjetuarve te UDB-se dhe te Asfalise Greke kunder shqiperis c`fare qendrimi do te mbahet ndaj tyre.? Ata sot jan shperblyer,! Ndresa ne kohe dhe hapsire kan punuar qe shqiperia te pushtohet nga keto vende fqinje.! Ne se vertetohet kjo c`fare mase duhet te marrim ndaj tyre.?Per ilustrim po u jap nje shprehje te Abaz Ermenit, ish kryetar i Ballit Kombetar. Ja historia. Ne belgjike shkon dhe e takon Ekrem Bardhe (sipas librit te Ekrem Bardhes) dhe ne bised e siper i thote: Zoti Kryetar.(Abazite) Eshte mire qe te mbeshtetemi ne nje vend fqinje dhe te sulmojme shqiperin dhe ta pushtojn me qellim qe te ike Enver Hoxha. !
    Dha ja si i thote Abaz Ermeni.! Jo Ekrem. Mos ngatrroni ceshtjen e sovraniteti me ceshtjen e rregjimit.Sote dhote Abasi shqiperia kamardhenje diplomatike me 155 vende te botes. ne se pushtohet ajo humbet sovranitetin.Pra ceshtje e rregjimit ndryshon brenda dites. Ja pra se si u shpreh Kryetari i Ballit Kombetar.
    Po keta qe kan punuar ne ate lije.! Kjo duhet te zbardhet dhe atyre duhet tu nderpriten te gjith priviligjet qe u jan dhen.!

  • PLOT TE DREJT ZOTI ALI SELENICA.Po,nese e bejne ashtu si rhue ti zotri dagort,por jo kta duan vetem ata njerez apo efektiv te sigurimit dhe prokuroret e gjykatsit e kohes ti denigroin,poe jo ata qe kan punue ma sherbimet e huja,jo se vet jan te till sot te gjith,pra le ti hapin,si qe kam than dhe nji here para nja 5 dite,por ama le ti hapin,te gjitha,me vendime gjygjsore,me protokolle me deshmitar,me cilin sherbim kan punue,per cilin e tje e tj,pra qe nga hetuesit e deri tk vendimet gjygjsore,dhe e shofim sesi delin kta patriot,dhe atdhetar,dhe jam per ate qe thue,nese dalin qe kan punue,per,udb-isfalin.simt,cian,atehere nuk kan qen te pa faj,por plotsishte fajtor,dhe perseri te denohen moralishte hapur,dhe ta kthejn prap lekun qe kan marr se nuk ju takon,se cfar faji ka gjeneratat e lindura po e marim nga 1970,e deri tani te pagujn per kta mercenar,per cfar te paguaj nipi apo fmia jot apo i imi per lojrat e sherbimeve te huja,jo pra jo,zduhet te paguhen kursesi,nuk eshte e ndershme per me pague kundershtaret qe kan punue per interesat e te hujve,nuk duhet te mirat si motiv,po nuk e kan dashte rigjimin komunist,po pse vetem ne komunizem denohen njerzit qe punoin kunder sistemit?Jo,dhe ne shtetet perendimore dhe amerik,njerzit qe kan pnue dhe punoin me sherbimet e huja denohen si tradhtar,dhe nuk ju pagejn asnji cent,e jo ma si na shqipri ju jepni miliona lak,po kjo kerkundi nuk eshte ne bot,qe tradhtin me e shperble.

  • Zoti Erjon ti je nipi i Saliko Sulos i cili është gjyshi juaj nga mamaja.Nga Velça e Vlores i cili ka qene kriminel i pabese vrases maskara ultra komuniste ka bere me qindra krime.Nuk shpresojme nga ty ti je djali ilegal i Ahmadinexhad Presidentit të Iranit.

    • Ndersa ti je pjell e taf kaziut, spiun i rregjur i UDB-s, bythshkely i fashizmit.
      Kete gabim ka bere Enver Hoxha, qe si trodhi pjellat e taf kaziut, qe mos te mbeste as nam e as nishan, nga pjellat e tradhetareve, qe u shkerdhenin me serbet, si prostitutat, per nji grusht dinare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *