Veliaj i përgjigjet Nishanit: Lodër në duart e biznesmenit të Familjes

redaktor

Erion Veliaj ka reaguar me anë të një deklaratë të shpërndarë nga Bashkia e Tiranës, pas konferencës së Bujar Nishani.

Veliaj thotë se Nishani është kthyer në një lodër të biznesmenit të Familjes Berisha.

Bashkia e Tiranës vëren me keqardhje se, prapë sot, Bujar Nishani nuk bëri asgjë tjetër veçse konfirmoi edhe një herë, për çudinë e askujt, se është një kryelodër në duart e njërit prej biznesmenëve të Familjes, duke humbur kështu legjitimitetin e të qenit përfaqësues i unitetit të popullit shqiptar!

A e dëgjuat Presidentin e lodrave që, përmes të gjitha atyre që tha, pranoi se është thjesht një lodër në duart e interesave të zymta që mbajnë peng Reformën në Drejtësi dhe vetë këtë çështje publike, ku qartësisht drejtësia e molepsur me biznesin ka nxjerrë surratin e saj?!

Si mund të shqetësohet Presidenti për një grup njerëzish që protestojnë ndaj lodrave dhe t’u bashkohet atyre duke ngjitur kodrën e duke sulmuar lodrat, pa u shqetesuar fare për një grup gjykatësish që e kanë bërë lodër në dyert e tyre interesin publik?!

Si mund të dalë Presidenti hapur kundër një parku lojërash për fëmijë në emër të luftës kundër betonit dhe nga ana tjetër mbështet po kaq hapur një lojë të shpifur korrupsioni, në një gjykatë që vendos a do kemi park për fëmijët apo një mal të rrezikshëm betoni ngjitur me Digën e Liqenit?!

Si mundet kreu i Sigurisë Kombëtare, që është kaq i vëmendshëm ndaj fjalëve sepse i prekërkan kostumin institucional, të cilin në fakt nuk e veshi dot kurrë, dhe të mos e çajë kokën fare të thotë një fjalë për raportin e Komitetit Kombëtar të Digave, i cili e thotë qartë se ky mal betoni që duan të ndërtojnë me ngulm Saliu, Luli, Bujari dhe soji e sorrollopi i tyre, kërcënon sigurinë e digës?!

Kujt duan t’ia tregojnë këta baronë provincialë pavarësinë e gjykatave dhe se nuk u bëka protestë në duart e gjykatave nga Kryetari i Bashkisë apo qytetarët?!

Këto pallavra nuk mund t’i hanë shqiptarët që kanë parë me qindra e mijëra raste protestash të guvernatorëve e kryebashkiakëve amerikanë në sheshet e Gjykatave të Amerikës, nga Gjykata Kushtetuese e SHBA te Gjykatat e Shteteve të atij vendi, apo protestat e kryebashkiakëve në qytete europiane, përballë gjykatash shumë serioze, e jo përballë çetash që as nuk e fshehin se kanë qëllim të shkelin ligjin!

Çdo ditë e më shumë bëhet e qartë si janë ndarë kampet në vend. Në njërin krah, ata që hiqen se kanë hallin e pemëve të liqenit, por mbrojnë aktivisht betonin e 17 katëshit, dhe në anën tjetër qytetarët që duan një qytet të jetueshëm, të drejtë, me parqe e kënde lojrash e ata që punojnë për ta bërë këtë realitet të mundshëm.

Nesër kryetari i Bashkisë së Tiranës do t’i drejtohet qytetarëve për shpalljen e hapur të aleancës mes presidentit dhe korrupsionit në çështjen e malit të betonit, që gjykata kërkon ta legjitimojë duke shkelur ligjin”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Share This Article
5 Comments
  • BRAVO,TI JE KRYETARI I QEVERRISE SE KRYEQYTETIT DHE AS KRYEMINISTER E AS NJE ALABAK ME IMUNITET NUK DUHET TI LLOGARISESH!
    NISHANI DHE TERE ALABAKET E KESAJ POLITIKE E KANE KTHYER ISH SHQIPERINE SI DIKUR SHTETIN E ESAT PASHE TOPTANIT VETEM NE BATHORE!
    Duhet te trasferohet me kushtetute te pakten 10 vjet kryeqyteti ne Lushnje ose Elbasan po duam te ‘rilindi’ ish shteti shqipetar!

  • TE TRASFEROHET ME KUSHTETUTE KRYEQYTETI NE LUSHNJE TE SHPETOJME SHQIPERINE E SHQIPETARET TE SHPETOJNE NGA ‘NISHANET KANCEROZE’!

  • Shqipëria nuk ka President, ky merhum Nishansakati është një lolo në duart e Sali Kriminelit, ky është TURPI i Shqipërisë.

  • Lodrat po luajne lodrash per te mbuluar zullumet. Lodra e Rames po luan me lodren e Berishes dhe fitues do te jene xhepat dypaleshe dhe ndertuesi. Populli dele do te vazhdoje te telendiset e te jape jeten per Kryerilindjotin dhe mashtruesin e Bashkise qe tashme na ka mesuar me genjeshtrat e tij spektatokale qe nga barra e Griseldes, pensioni i mamit dhe ideali rilindes te cilin as nuk e kishte cuar neper mend para se te merrte kolltuqet e pushtetit. Paradoksi eshte se lali Eri do te ishte sjellur njesoj nese ate kolltuk do t’ia kishte ofruar PD-ja. Sot do ta kishim nje demokrat te flaket se ai eshte nga ata qe lufton per para e pushtet pa dallim krahu politik.

  • *****Protesta më e shkëlqyer deri tani ,kundër korrupsionit në drejtësi ,në një kohë që gjykatsit e drejtësia e këtijë vendi ja kanë vënë këmbën në fyt shqiptarve të varfër.***Në këto kushte dramatike kur kërkohet reforma orgjente në drejtësi ,na ngrihet presidenti i republikes B.Nishani dhe mbron bandën kriminale të gjykatsve që kan masakruar shqiptarët për 24 vjet,duke bërë thirrje “gjykatës mbroni republikën”. Po nga kush armik rrezikohet Republika ??!! Ky sharlatan dhe ajo K.L.D -e shkërdhyer do të mbrohet ?!..B.Nishani në vendë që të mbrojë të drejtat europiane themelore të njeriut si protestat një e drejtë e njeriut e garantuar me ligje :
    SI PROTESTA për punë.për arsimim,për strehim,për pronë ,për DREJTËSI ,kundër gjykatave të korruptuara si rasti në fjalë.Ky president dënon protestat kundër korrupsionit galopant në gjykata turp,me këtë veprim ky president HAPUR cënon kartan europiane të drejtave të njeriut,dhe ky qëndrim negativ duhet të bjerë ne veshe të përfajqësueses së B.Europian Z.Vllahutin në shqipëri.Turp për një president që nuk don të bejë reformë në drejtësi por masakron shqiptarët me vendime korruptive kriminale gjykatash të pa fëtyrë duke bërë thirrje ” të mbrojmë republikën ” ,si në kohën e Hitlerit. Mjer ne shqiptarët me këtë president ,një ushtar më paime i S.B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *