Erion Veliaj ka hedhur në facebook-un e tij aplikacionin më të ri

redaktor

Fushata ka filluar tanimë zyrtarisht. Kandidatët kanë nisur rpezantimin e projekteve të tyre për qytetet. Qyteti që ka vëmendjen më të madhe është padyshim Tirana.

Pas prezantimit të projektit të tij për Tiranën, kandidati i majtë, Erion Veliaj ka hedhur në facebook-un e tij një  aplikacion që në vetëvete bën çdo qytetar aksioner në ndryshimin e qytetit.

www.unepertiranen.com, është faqja në internet ku secili fotografon dhe raporton shqetësimin që ka në lagjen apo mjedisin ku ndodhet.

Kjo risi e cila bën këdo aksioner të ndryshimeve reale është pozitive për qytetin, pasi teknologjia është kthyer në mjet të shpejtë dhe efikas pune.

“Sot Tirana ka mbi 3 mijë probleme të identifikuara nga urbanistët tanë. Fotografo dhe raporto çdo shqetësim në lagjen tënde sepse me një “klik” mund të përmirësosh jetën tënde dhe të komunitetit ku jeton.‪#‎DrejtimiDuhur”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë Veliaj është zotuar se për çdo njësi  që caktohet një fond, do të merret mendimi i qytetarëve se për çfarë lloj shërbimi do të shkojë ai. Ky lloj “referedumi” i premtuar nga Veliaj është në fakt një vetëvendosje e pastër dhe një demokraci e drejtpërdrejtë.

Share This Article
14 Comments
  • Fshati digjet dhe K… krihet … nje aplikacion I cili vendose per te treguar nje fryme innovative dhe menyra te reja se si mund te vidhet gjithcka ne nje te ardhme ! Do isha shume I lumtur qe edhe kete qe ka vene zogu ta kishte nje ide te tijin apo nje program te tijin por mbeti duke vjedhur ! Eshte turp per rilindjen qe po ju ve si opsion per te votuar ne bashki nje cunak mamaje I cili ende nuk e ka kuptuar qe eshte diskriminim per militantet e majte !

      • fushate vizionare dhe qe kujdesest per gjithcka e ne cdo gje,kjo eshte shume me vlera se cdo qytetari i jep ne dore mundesi per tu bere pjese e fushates dhe per te shprehur dhe ai si mendimet si dhe per te treguar per ate cka nuk shkon me tiranen

        • Per ke do te shohe realitetin ne sy e te njihet me problemet qe realisht i shqetesojne qytetaret, e gjen menyren me efektive, me te shpejte dhe ekonomike, dhe nje evidence e qarte e problematikes e orjenton me mire vendimmarrjen.

          • Kush s’do te punoje, ben nje sy qorr e nje vesh shurdh dhe e kalon kohen duke tregu perralla, ndersa nje njeri qe pervesh mengen, fillon nga puna, duke bere programe konkrete ne baze te problematikave dhe duke angazhuar edhe qytetaret ne zgjidhje. Bravo Erion dhe suksese.

          • Kreativ ne Tiranen dinamike qe ndryshon cdo dite, nje njeri i tille i duhet Tiranes, qe punon dhe gjen menyra kur do te punoje per te degjuar zerin e cdo qytetari. I urojme vetem suksese se e ka mbeshtetjen tone, sidomos kur kujtojme sa rende eshte kundershtari.

          • Allah allah! Déri tash nuk paska pa me sy problèmet e Tiranes Erion qe ka nevoje per fotografi?po ku kishte to banuar ky?apo Ventura zyrtare e ka penguar te shkoje rruget,tel et ne per shtylla,pusetat qe mungojne edhe pallatet ku komshiu eshte ne dhomen tend gati!
            Erion,qytataret Jane lodhur to bâ PADI,kerkese tek institutionete kush per depozitat qe rrjedhin,kush per vjedhjen e rrymes-cdo here qe vi ne Tiranen me duhet te therras elektrikun e ujesjellesin se ‘di kush’ kishte tek kablat e mija! Shko tek institutionete,punet per lendet qe personi pergjegje,edhe kuptojne se po nuk pâte ‘moj’ nuk zgidhet gje:padia ime- pa mik-pret dikund ne per rrafte,si mija te tjera!

  • Kjo ngjan shume me ate fushaten e PS-se per mbledhjen e cv-ve dhe meritokracine e cila perfundoi ne nje flluske sapuni aq sa nuk u mor vesh se ku perfunduan ato CV.

  • thaji erjonkes problemin se lesht do marresh sic moret ne 2013, keto jane perala me mbret te cilat vilajeti i ka per zemer ti tregoje, se kur vjen puna per ti zbatuar harron. mendjen e ka ku te kapi naj lek per xhepat e tij. kjo eshte fetyra e vertet e ketij ordineri.

  • Por cti zeza per Tiranen ore ti nuk je bere akoma Kryetar i Bashkise Tiranes ! Nga e shpike kete aplikacion apo tani qe do mbetesh pa pune mbas zgjedhjeve te 21 Qershorit do fillosh te grumbullosh problematikat thjesht per ti pasur aty qe ti shofesh dhe tu pish lengun se zgjidhje nuk ju jep as ti dhe as partia jote e Rilinjdes . Fitore Doktor Halim Kosoves per pune dhe Dinjitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *