Mbreme ne emisionin “Shih programin”, ishin te ftuar dy prej kandidateve per Bashkine e Tiranes: Erion Veliaj dhe Halim Kosova.
Me poshte gjeni intervistën e Veliajt dhene gazetarit Enkel Demi.
E.D – Sa takime ke bërë sot?
E.V: 12, kam edhe dy pas emisionit. Mediatike janë bërë vetëm takimet përmbyllëse, si ai që bëmë sot (dje) në njësinë 7, 9 dhe ajo 11.
E. D- Keni thënë se do të bëni një moratorium për ndërtimet, si do hapen vende pune, nëse bllokoni ndërtimet, kur dihet ndikimi i këtij sektori në ekonominë tonë?
E.V: Ky është një mit urban, ndërtimtaria është 1/3 e punësimit dhe ne nuk mund ta bllokojmë. Por, ne do të ndalojmë “pyllin” e ndërtimeve për pallate, kemi 8 mijë apartamente të pashitura. Ndaj punëtoret e ndërtimit do të punojnë për Unazën e Madhe dhe të Mesme, do të punojnë për parqet. Pra, punë do të këtë në sektorin e ndërtimit, por nuk do të ndërtohen godina më, se po na merret fryma.
E. D: A ka një mënyrë për të ndërhyrë në treg që nga kjo kategori banesash disa të kalojnë tek fondi i banesave sociale?
E.V – Ne po mendojmë të fillojmë një ankand për blerjen e këtyre pallateve, kemi nisur diskutimet me ministrinë e linjës, gjithçka po strukturohet rreth kësaj ideje.
E.D: – Po si do ia bëni me pallatet pa hipotekë?
E.V- Ka një ligj për këtë punë, kur ka problem me këto pallate. Por ne nga ana jonë do të bëjmë një grup që do të shikojë problematikat dhe do të çojmë ekipet për të çliruar 400 pallatet që janë pa hipotekë.
E.D- A do të ketë Tirana një qender hitorike?
E.V- Do të ketë një projekt të ri natyrisht që do të përfshijë disa zonë. P.sh, do të ndërhyhet në zonën e Pazarit të ri, pasi ai është një metaforë e çfarë ka ndodhur në Tiranë. Do të ketë një strukturë të re dhe të lehtë për zonën e tregut, ndërsa fasadat do të rregullohen. Do të nxitet zejtaria në këtë zonë. Kemi plan që këtë zonë ta kthejmë pasdite në zonë turistike. Zona e kalasë së Tiranës do të jetë një tjetër pjesë e rëndësishme e këtij plani. Jemi me fat që e kemi, por duhet pastruar dhe duhet bërë e përshtatshme për turistët. Qendra do të rregullohet vetëm kur të rregullohet trafiku. Nuk mund të lihet një govatë me bar në qendër të Tiranës. Do të bëhet një konkurs për qendrën, kur të jetë zgjidhur fillimisht problem i trafikut.
– Çfarë do të ndodhë me Kopshtin Zoologjik?
– Ka nisur procesi i planifikimit të tij. Duam të fusim dy koncepte, atë arkitekturor, sepse kopshti zoologjik ka qenë një burg për kafshët. Kemi parë tmerre në këtë kopësht zoologjik. Sot kopshti ka një inventor të turpshëm, ndaj ne duam të fusim të paktën 50 kafshë, përfshirë dhe kafshë ekzotike. Duhet organizuar hapësira, sepse ajo nuk mungon. Kopshti po mendojmë që të bëhet në disa kate. Kopshti duhet të menaxhohet më mirë, si një fondacion, duhet të ketë një bashkëpunim bashki-biznes, si në të gjitha vendet e zhvilluara. Do të ketë kompani të ndryshme që do të kujdesen për kapanone të ndryshme. Kopshti zoologjik duhet të jetë rentabël dhe nga ana komerciale.
– Në të gjithë fushatën, nuk kam dëgjuar shumë fjalën fëmijë. Çfarë plani keni për ta?
– Kemi parë disa koncepte. Njëri prej tyre që po gjen zbatim në shumë vende të botës është ai I mesimit duke luajtur, këto duam të fusim. Ka hapësira të lira në Tiranë dhe nëse ka interes në duam të fusim konceptet e “qyteteve të fëmijët” si chizaneo???? ose minopolis. Kur kemi prezantuar projektet për çdo lagje, kemi prezantuar dhe ato hapësirqa që pretendojnë të çlirojmë dhe të bëjmë minifusha për fëmijët ose parqet çlodhëse për fëmijët dhe të rriturit.
– Kur ke qenë për herë të fundit tek liqeni artificial? Pista është prishur, e di?
– E di. Jam në dijeni për cdo gjë. Pista e prishur, dritat e mungura. Gomari që nxorrën nga ujërat e liqenit. Asnjë nuk është bërë që nga koha e Ramës. Hapërsira e liqenit do të lirohet dhe do t’i kthehet qytetarëve. Do të ketë një rikonceptim të parkut të integruar të liqenit që përfshin liqenin, parkun e tij, Parkun Olimpik, Kopshtin Zoologjik. Nis së shpejti pastrimi i liqenit me një pajisje robotike në thellësi. Do të këtë një ristrukturim të kanaleve të zeza, sepse këto ujra nuk do të derdhen më në liqenin artificial siç ka ndodhur gjatë viteve të fundit.
– Ke shpërndarë nëpër Tirane grupe të rinjsh që kanë krijuar një database me problemet e qytetit?
– Po, ka patur një grup rreth 80 persona që kanë mbledhur problemet. Janë mbi 4500 probleme te rregjistruara tashmë, rrugë pa puseta, pa drita, të prishura. Pra, një database për çdo gjë që i mungon qytetit. Që nga dera e shtëpisë të secilit deri tek shkolla e fëmijëve.
– Do të zgjidhet përfundimisht çështja e puseta dhe zgarave?
– Unë besoj tek filozofia e Rudi Xhiulianit, kryebashkiakut të Nju Jorkut: “Asnjë xham i thyer”. Kjo do të thotë se nuk duhet lejuar të kesh asgjë mangut, sepse nëse lejon një gjë, do të vij pas saj e dyta e kështu me rradhë. Ne kemi hapur një faqe “Unë për Tiranën.com” ku qytetarët raportojnë për mungesat në zonën e tyre. Unë e di sot ku shkon skrapi i pusetave, ndaj do të shkojnë në burg ata që e marrin nga hajdutët këtë skrap. Vjedhesi, pranuesi dhe shkrirësi do të shkojnë para përgjegjësisë ligjore. Pse në disa qytete nuk vidhen kapakët për skrap? Tiranës i ka ardhur në majë të hundës me retorikën e shfajësimeve.
– Do ulen taksat?
– Problem i qytetit nuk janë taksat e as 450 leket e pastrimit. Problem është mbledhja e taksave. Njerëzit sot i vret selektiviteti, sepse bashkia aktualisht mbledh vetëm 30 përqind të taksave.
– Do marresh taksat e biznesit te vogel?
– Do marr fillimisht taksat e PD-së. Ajo ka vënë tabela bllokimi gjithandej dhe nuk paguan për këto tabela.
– Zgjidhje për trafikun do jepni?
– Parko dhe merr transport public. Kjo do të jetë filozofia jonë e re. Autobuset që vijnë nga rrethet nuk do të rrotullohen më rreth Skenderbeut. Do të bejmë një terminal për autobuzëve. Do të rikthejmë linjat e dedikuara të autobuzëve që kjo mënyrë transporti të jetë atraktive. Do të rikthejmë korsitë e biçikletave, do ndërhyjmë tek unaza e Tiranës. Këto janë disa zgjidhje praktike për transferimin e problemit te trafikut.
– Po i bëre këto do të shkosh në punë me biçikletë?
– Unë kam nisur të lëviz me biçikletë, 2-3 herë në javë marr biçikletën. Dhe këtë nuk e them për populizëm elektoral, por kur kam rrugë të shkurtra e preferoj biçikletën. Nuk bëj gafë ta premtoj dhe të mos e mbaj këtë premtim, sepse nuk kam ndërmend të them PO për cdo gjë që më kërkojnë dhe mos të mbaj fjalën pastaj.
– Po për Lanën çfarë do të bëhet?
– Nuk do të betonizohet për parkim. Hapësira të tjera do të bëhen parkim. Jemi pranë një marrëveshje me qeverinë japoneze për pastrimin, filtrimin dhe gjelbërimin e Lanës, si një segment që lidh dy gjysmat e qytetit. Lana nuk do të jetë më një kanal i zi i qytetit.
– Do i kthehemi një bisede tonë të vjetër. Çfarë do të bëhet me lypësit?
– Kemi menaxhuar 200 raste të tilla me Ministrine e Mirëqënies sociale dhe rinisë gjatë kohëës që unë isha ministër. Pra kemi një koncept që e aplikuam me sukses. Jemi lidhur me disa organizata që I ofruan këtyre 200 fëmijëve kopshte dhe streha parashkollore, iu ofrua një vakt i ngrohtë e kështu me rradhë. Pra kemi një histori pune të mirë në këtë drejtim, që do ta vazhdojmë në bashkinë e Tiranës. Aktualisht në bashki ka një sektor që merret me këtë punë, por ai nuk funksionon. Do të përdorë shembullin e mirë që përdorëm në ministri për ta kaluar në bashki këtë projekt. I jemi drejtuar që tani bizneseve që të falin ushqimet e pashitura që janë afër skadimit. Kemi folur me të gjithë operatorët. Shumë e kanë mirëpritur, sepse kanë kosto për asgjesimin e produkteve të pashitura. Në një qytet si Tirana nuk e kemi luksin që të kemi të pangopur. Kemi bashkëpunim me komunitetet e besimit, pasi kemi konstatuar se integrimiteti I tyre eshte mjaft I lartë, ndaj do të na duhet bashkëpunimi më këto kuminitetit në mënyrë që t’I adresohemi atyre që kanë mundësi të ndihmojnë.
– Ne jetojmë në të njëjten lagje, por unë nuk kam qenë kurrë në shtëpinë tende. Sa metra katrorë eshtë?
– 120 metra katrorë është shtëpia ime. Jetoj në një apartament dhe kam drejtorin e A1 Report Ilir Babaramon komshi. Aktori I humorit Gaz Paja jeton sipër meje. Kushdo e di që unë jetoj aty. Jam bërë subject shpifjesh javët e fundit në lidhje me banesën time. Nuk kam vilë, sepse po ta kisha do të shkoja të jetoja. Unë nuk kam jetuar kurrë në Hollandë, sepse aty ishte marrë ajo vilë që u shfaq në media. Si duket ngatërruan vilën e tyre me shtëpinë time ata që jetojnë në Hollandë, qytetarët e kuptojnë kujt i referohem. Kushdo mund të vijë në shtepinë time ta shoh se ku jetoj. Fitorja jonë do të jetë një leksion sesi duhet bërë fushata. Askush nuk po merret me gruan e Halimit a Bashes. Ata sulmojnë me libër shtëpi familjen time. Unë i kam kërkuar të gjithëve debat, por në vend të debatit, po vijnë vetëm shpifjet. Fushata e tyre ka devijuar nga hallet reale.
– A merresh ti me punet e Ajoles?
– Ajola ka 10 vite që punon në disa studio ligjore. Ajo është juriste, shoqe dhe bashkeshorte e shkelqyer. Avokati ka për detyrë që të mbrojë këdo që ka klient kompania ku ajo punon. Ajola nuk është avokate penaliste, por avokate tregtare, edhe asaj i shperndahet puna nga studioja ku është rrogtare. Ajo nuk merr as donacione, as është e përfshirë në afera të turbullta. Zonja ime ka qenë e punësuar staf pranë disa studiove ligjore prestigjioze dhe unë nuk kam qenë ministër në kohën kur ajo sulmohet që duhet të mendosh se dikush ka tentuar të përfitojë nga afërsia me pushtetin. U hodh shumë baltë, por fatmirësisht kjoo baltë nuk ka ngjitur. Kjo fitore e imja dhe e ASHE ne 21 qershor do t’i japë fund kësaj kulture balte.
– Sondazhet, të pakten deri përpara disa ditësh, të nxjerrin poshtë Aleances. Si shpjegohet?
– Ne jemi një koalicion me 40 parti, prandaj koalicioni ka më shumë përqindje, në koalicion ka dhe parti të djathta dhe u desh pak kohë derisa qytetarët të fillonin të pranonin që janë të djathtë, por do të votojnë për një kandidat të majtë. Së fundmi ka një përputheje të plotë në sondazhet tona të brendshme mes votive të kandidiatit dhe koalicionit. Klima e krijuar 10 ditët e fundit, njerëzve iu kujtoi fushatën e 2013, ku Berisha humbi thellë, sepse u mor me familjen e Rames, asnjë nuk e meriton këtë lloj trajtimi.
– Si po punon me Ilir Meten?
– Shkëlqyeshëm. Ka një ekip të mrekullueshëm. Janë bashkëpunëtorë jashtëzakonisht korrekt.
– Me Idrizin?
– Kam një marrëdhenie njerëzore, miqësore me të para asaj politike. Me një pjesë të ekipit të Idrizit dhe të Metës kam punuar në ministri, duke finaliziar me shumë sukses projekte madhore si ajo në fushën e formalizimit të punës dhe largimi nga informaliteti, dhe reforma e pensioneve.
– Po me Bamir Topin?
– Me presidentin Topi kam kaluar kohë së fundmi. Ai ka një ekip shumë të fisëm për këshillin bashkiak. Forca e tyre në këshillin bashkiak do ta bëjë më të bukur fitoren tonë.
– Brenda PS fillimisht kur u shpall kandidatura jote u fol për një diversion, për Tahirin, Majkon. Si u zhvillua bashkepunimi më pas?
– Kam një bashkëpunim të shkëlqyer. Do ta shikoni në zgjedhje këtë. Faktet flasin që ne kemi një ekip kompakt. Tek Majko dhe Tahiri jam mbështetur më shumë gjatë fushatës.
Po për Halim Kosovën çfarë mendoni?
– Halimi do të kisha preferuar që të kishte patur pak më shumë kontroll në fushatën e tij. Partia e tij merret me shumë sharje dhe shpifje. U morën shumë me familjen time si kundërshtar në këto zgjedhje. Do të doja të kishte më shumë forcë morale për të kontrolluar mezazhin
– Do ta merrje në telefon po të fitojë ai?
– Natyrisht që do ta marr. Mezi pres të flas me të sesi do ta bëjmë Tiranën më të mirë.
– Një pyetje e fundit. Në drejtimin e bashkisë ka më shumë punë, 1 milion banorë. Nënkryetarët do të jenë politikë apo administratorë?
– Brenda njerëzve politikë ka shumë njërëz të mirë. Por mes tyre do të zgjedhim dhe ato që kanë aftësi menaxheriale.

E bere nje here por mos e bej me te shkosh tek Enkel Doda. Nuk te shofin me sy te mire ata qe jane kunder formules te var tek palma te Mesila Demit. 😛
Puno per kryeqytetin, kryeqytetin qe eshte lene totalisht ne harrese. Tirana ka kater vite pa kryetar Bashkie, qyteti eshte braktisur prej kohesh, i gjithe institucioni ka rene ne letargji. Shpresojme shume qe Erioni do drejtoje ne menyren me te mire qytetin e do u riktheje qytetareve te Tiranes inveswtimet e munguara.
Erion vazhdo perpara, je djale i zgjuar Tirana te mbeshtet, leri cfare thone te tjeret. Bashkine e Tiranes e ke te fituar, besojme shume te vlerat e tua. Shpresojme qe te realizosh projektet qe ke per Tiranen qe eshte braktisur totalisht. Sali Berisha ka praktike te tijen shpifjen e akzuat boshe, askush nuk ja ve me rene ketij plaku matuf. Goditjen e radhes do e marre me 23 qershor.
Erion leri se cfare thone te tjeret, ata me fjale jane marr gjithmone, po te ishin marr me vepra e pune tirana nuk do ishte ne kete gjendje… E gjithe tirana te mbeshtet ty…
Erion je me i miri, puno per tiranen per kte popull qe te mbeshtet vetem ty, te duam te gjithe, kemi besim tek ti qe ky vend do perparoje me ju ne krye, tiranen e ke te fituar, te tjeret leri le te merren me llogje si perhere……
figura e Erion Veliajt eshte plotesishte e paster dhe transparente dhe per kete arsye eshte e kote qe opozita mundohet ti hedhi ballte ne adres te tij, erioni qe karieren e nisi si aktivist , arrite deri keu me pune te fort, edhe per kete arsye qyteraret do i besojn atij te punen e qytetit!
historia e ngritjes te erion veliaj ne shkallet e pushtetit dhe asaj te partise socialiste ishte plot ulje ngritje dhe mbi te gjitha pune te fort dhe te paster. pavaresisht se cfar kundershtaret e vet e akuzojn, qyteterat i njohin punen atij prandaj dhe do e votojn masivisht!
Ne ministrine qe drejtoi beri shume. Kreu reformen ne pensione, iu dha fund abuzimit me ndihmat ekonomike, ndihmen sot e marrin ato qe e meritojne, u demshperblyen ish te perndjekurit politike, u hapen zyra te reja pune, u kthye ne trend arsimi profesional. Jam i bindur se Erioni do punoje po me aq zell e perkushtim edhe ne drejtimin e qytetit.
kandidati socialist per bashkine e tiranes erion veliaj eshte qysh ne fillim deputeti, ministri, dhe tani kandidati per bashki me i sulmuar nga ana e partise demokratike per shkak te suksesit se tij ne cdo rol dhe nisem ka ka ndermarre deri me tani. erioni eshte nje bekim per qytetin dhe ne qytetaret!
Erion ke shume te drejte per ate qe kane thene per ty, njeriun e mite dhe te afte ne pune nuk e do njeri, kte te pakten e them nga pervoja,,je me i miri dhe mos degjo se cfare thone te tjeret, jeni i duhuri per kete vend, ne drejtimin e duhur bashke me ju perpara.
erion veliaj pasi morri mbeshtetjen absolute te partise socialiste dhe aleances per shqiperine evropiane si kandidatei me i mire per bashkine e tiranes , si i tille, u sulmua direkt nga partia demokratike e cila kuptoj nga fillimi qe nuk shanse reale per ta fituar kete gare!
puna e zotit veliaj nuk sulmohet dot, dhe e vetmja gje qe di te bej shqupi meqenese ska as ide dhe as projekte me te mire se trami apo se bulevardi, fillon balten per familjen dhe ajolen. me kete strategji te vjeter vazhdon pd dhe pergjigja me e mire do jet ndeshkimi me vote i tyre
zoti veliaj eshte nje njeri qe per 18 muaj tregoi ca cilesish kishte si person dhe sa i afte dhe i guximshem ishte. ndersa halimi vazhdon me barcaleta, erjoni vazhdon me projekte per cdo zone. sa per balten e shqupit ajo nuk degjohet me nga asnje njeri, aq me teper qe ate balte e prodhon saliu dhe te tjeret vetem sa e lexojne
erjoni eshte njeriu qe duhet te vij ne krye te bashkise per te shfaqur edhe nje here vlerat dhe perkushtimin e tij sic beri ne ministrin qe drejtoi. qytetaret nuk kan me nevoj qe te braktisen edhe per 4 vjet te tjera, nuk kan me nevoj qe te genjehem me prralla tramash, nuk kan nevoi per nje kryebashkiak qe i jep leje vetes apo qe donte tja bente cdo parkim te tiranes me lek
deri me tani partia demokratike ka bere nje fushta JO konstruktive duke premtuar fjale te bosha me premtime imagjinare. duke pare qe kjo strategji nu i hecte vendosi te sulmonte personalisht ne familje Erion Veliaj. Pavaresisht kesaj qytetaret e shohin dallimin midis dy kandidateve dhe dy partive, prandaj dhe do votojne drejtimin e duhur!
E turpshme se si u hodh balte mbi familjen e z.Erion Veliaj por Saliu me Lulin vetem kete dine te bejne.
Motoja e Partise Demokratike kurdohere ka qene shpif,shpif se dicka do mbetet. I ka kapur paniku i humbjes prandaj edhe sulmojne me akuza boshe kandidatin Erion Veliaj, duan te shperqendrojne votuesit. Por qytetaret e Tiranes nuk i hane keto dokrra te PD te gjeneruara nga Saliu. Askush nuk i beson keto shpifje te uleta.
SALDATORET E EDI RAMES
Tek shiste fiqte me bishtat qe akoma qumezonin, Erjonkes i ngjiteshin gishtat me thonjte e prere me dhembe dhe duart i shndroheshin ne nje te tere. Shume stermundohej ti shkepuste me uje, shurre, shpesh me peshtyme, po ato nuk donin t’ja dinin, ngeleshin ashtu te bashkuar perjete. Kur nje te djele pikniku me mamin ne Babru, tiganit te fergimit te sardeleve me zjarr shkurresh e flete librash te fillores, ju keput bishti, trundriturit Erionke ju kujtua qumeshti i fiqeve kakareçe, dhe pa medyshje tentoi ti ngjiste bishtin tiganit sterr te zi. Po nuk ja doli dot, i ngeli bishti perseri ne dore.
Qe ate dite i premtoi mamase kur te rritej do behej saldator, natyrisht me shkolle, qe problemi i bishtave pa tigane e dhembeve te thyer te pirunjve, te mos e shqetesonin me ate. Me te thene e me te bere, u dipllomua (e vetmja dipllome reale qe posedon) ne shkollen teknike per saldator e llamrine kthyes. Arriti per disa kohe edhe te ushtroje profesionin e fituar me djerse e nete te tera me gjysme patate ne sy, nga shkendijat e saldimeve. Ne kohen e lire, me biçiklete, ja jepte nje turre drejt çadrave te gabeleve per ti riparuar dallapet e kafese, qyreket e tangaret qe aq shume preferoheshin nga tironasit qe e kishin adoptuar si “çun tirone”. Paçka se hera heres i therisnin me emrin e prejardhjes se tij qelbesiranak (nga Qelbesira – Ura Vajgurore).
E dinte vetem Edi i Kristaqit qe ne kete vend (diku andej nga Konispoli) nje tjeter saldator kerkonte te hynte ne politike si pak te tjere. I kushtoi shume nete pa gjume e andralla te pafundme, Edit, perzgjedhja per saldatorin – kryebashkiak te turnit: zgjodhi pikerisht ate, Erjonken e tiganeve te salduar me qumesht fiqesh kakareçe.
Te pakten ai nga Konispoli nje gjuhe te huaj e flet rrjedhshem – greqishten -, po ky i Tirones mosnjohja e anglishtes, e beri te perfundoje ne tre muaj aventuren e tij ne Universitetin Amerikan, pa le pastaj te kete marre edhe master ne Angli ?!
Ne gjithe kete fushate, e vetmja gje qe eviton te beje publike eshte pikerisht mosformimi universitar i tij, dhe dihet per ç’aresye…..
A mund ti mungonte tenxheres kapaku? Jo se ne njohjen e gjuheve te huaja kane ç’te ndajne me Ajolen avokateshe: shkembimet e @-maileve me fotografin fashist te “Il Tempo” – Mauro De Renzis – bejne te shkulen se qeshuri edhe indianet e bangladeshit, shites ambulante ne plazhet italiane, jo vetem per gabimet gramatikore, po per stilin rrugaçor te menyres se si i drejtohej fashistit dhe ndihma e pa kursyer per t’ja lehtesuar perballjen me ligjin e shkelur nga De Renzis.
Per hir te njohjes me personazhet e marre ne patronazh nga Ajola e Erjonkes, Mauro De Renzis ka punur plot 36 vjet si fotograf ne gazeten e fashisteve italiane te Almirantes gati kater dekada. Eshte nga veriu i Italise, njelloj si Becchetti dhe shumica e redaktoreve te Agon-TV. Nga sa deklaron ne intervistat qe ka dhene, ka hyre ne Shqiperi me operacioni “Pelikan” ku eshte njohur me zhvatesin e ndihmave njefare Fatos Nano. Vazhdimin tashme e kane mesuar edhe tellallxheshkat tek Livadhi pas Kryeministrise se Edit te Kristaqit, qe zgjodhi per kryebashkiak, saldatorin e bishtave te tiganeve me qumeshtin e fiqeve kakareçe.
Amon me, o parafoles(shkruajtes) sa e ka pazarin Veliaj (ja ka dhone leket nona e vet) se na merzitet me lepirje…sa me shume ju lexoj aq me shume bindem se nuk duhet votuar Veliaj…NUk e mora vesh ku ishte puna e Veliaj…1- reforma e pensioneve e ngre moshen e pensionit ne 67 vjec(nese mendoni se eshte mire per pleqte tane te vuajtur pa sherbime sociale e shendetesore qe moshen mesatare e kane 65 atehere jemi ok!)
– Rinovoi zyrat e punes me leket e Luan Bregasit dhe Kokedhimes qe moren ne shperblim tendera dhe subvencione nga shteti…Ne keto zyra ka vetem parazitizem se pune nuk behet…maksimumi gjenden vende pune sklleverish ne call center dhe ne kepucari, por per ato nuk ka nevoje se mjafton te prezantohesh ne call center dhe te marrin urgjentisht ne pune…
Nese ka ndonje “reforme” tjeter te Veliajt, aman na e thoni e mos beni gam gam…
Po aeroport nuk do te ndertoje mbi bashki,ndonje akuarium mbrapa Skenderbeut,po te ishin realizuar 10% e zotimeve te kryetareve Tirana do te ishte komplet ndryshe,por as 3% e premtimeve nuk mbahen,fillojne miqte psh Koco,Bregasi,Xhafa etj vazhdohet me Meten dhe gjyshin Rama.Shiko skema eshte njelloj si Basha,premto,genje,shtyje dhe pastaj ik,aresye ka 2000 vjet qe genjehet.Veliaj eshte tip sanguin,nuk i beson as vetes,
Erionka Veliaj po me kujton fushaten e Armanda Telitit ne vitin 2007. Tere pordhe e tangerdhik Armanda Teliti, urte e bute e tiganin plot Vangjush Dako.Rezultati fitoi Vangjushi atehere thuajse plotesisht i panjohur. Armanda e filloi me shitje kepucesh dhe u be zv/minister nga i ndjeri Olldashi, ndersa Erionka e filloi me shitje fiqsh dhe mamane e punesuar pastruese te “xhaxhat” e qendres Stefan. Halimi me duket shume njerezor, ndersa Erionka luan teater goxha mire dhe ,manualin e PR-se (maredhenieve me publikun) e ka pervetesuar shkelqyeshem. Mbetet per tu pare nese tiranasit denbabaden dhe ata te pas vitit 1990 do te votojne njerine Halim Kosova apo Erionka Veline, “Sajborgun”, androidin e Ed Rames. Pyetje 1 milion dollareshe kjo!
E MORET VESH TE RENE E FUNDIT.
FIRMAT E BECCHETIT KANE SPONSORIZUAR PER ZNJ. LIRI BERISHA 300,000 EURO,
CUDI PSE NUK E KA PUBLIKUAR KJO GAZETE LAJMIN.
Most’i vij keq per PD-ne sepse kjo nuk eshte baltosje, por thjesht fakte reale per aferet e piwsta ne te cilat cifti eshte perfshire, fakte te cilat as vet Erioni nuk po perpiqet t’I pergenjeshtroje!
Most’i vij keq per PD-ne sepse kjo nuk eshte baltosje, por thjesht fakte reale per aferet e piwsta ne te cilat cifti eshte perfshire, fakte te cilat as vet Erioni nuk po perpiqet t’I pergenjeshtroje!
Une kam qene perhere i majte, por jam shume i zhgenjyer me menyren se si po qeveris PS keto dy vjet. Nuk mund ta pranoj Erionin, njeriu i cili beri dasmen me taksat tona, si perfaqesues i PS-se.
Nuk ta hodhi PD-ja perbaltjen mbi familjen tende ore Eri i Kalave por kete situate dhe perbaltje e krijuat ju vete me ato cfare keni bere . Pastaj pse mundohesh te justifikohesh se gjasme po te perbaltim kur ne fakt cdo gje flete vete dhe nuk ka nevoje per sqarime dhe interpretime . Ti dhe Ajola i dini vete punet tuaja por tani jeni bere thashethemi i dites me keto qe degjohen cdo dite .
Po kush te perbalti ty o zoteri ?? Keshtu eshte kur ju beni dasma ne kala dhe blini vila super lluksoze keshtu qe mos fajesoni as PD e asnje tjeter pasi fajin e keni vete . Populli nuk eshte duballa dhe as ha barr dihet ajo qe ju jeni te korruptuar ndaj nuk te voton njeri per kryetar bashkie ty Erjonke .
Po pra i beni korrupsionet vete ju dhe pastaj fajin e ka saliu dhe PD -ja . Ore ju nuk jeni ne terezi as me keto qe thoni dhe as me keto qe beni . Faktet flasin vete per ju , keshtu qe nuk ka nevoje te perbaltin as njerzit dhe as PD-ja pasi cdo gje eshet e qarte dhe e paster si kristali . Fitorja eshte e doktor Halim kosoves i cili eshte nje njeri puntor dhe me dinjitet . Fitore kandidatit te djathe te PD.
Hahahahaha e kemi te qarte tani Eri Zymbyli se te ka thene mami jote qe gjithmone mashtrimi dhe korrupsioni eshte drejtimi i duhur per Tiranen ! madje edhe drejtimi i duhur per ty vet si njeri dhe per ate qe ke ne krahe per grua . Ku ka ze nuk eshte pa gje thone ,keshtu qe cdo gje e dini edhe vete qe i keni bere .