Erjon Braçe: Ju tregoj “etikën” e Zenit dhe të Gitës!

Dita
Kryeministri Sali Berisha dhe Deputeti i PS Erion Brace, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me votat e maxhorances akti normativ "Per heqjen e mjeteve motorike, te rimorkiove si dhe te pjeseve te tyre te kembimit, te dala jashte perdorimit qe ndodhen prane rrugeve kombetare".

Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar pas komunikimit me mediat të ish-kryeministrit i cili doli në mbrojtje të fëmijëve të tij. Duke renditur një sërë skandalesh në të cilat janë përfolur vajza dhe djali i Berishës, Braçe apelon për çlirim të drejtësisë nga politika.

Komenti i plotë:

Etika e “Berisheve” eshte e pashembullt ne kete vend! Kam perpara email­at e nje shtetasi te quajtur Zafar Ansar; bejne fjale per nje projekt zhvillimi, vendimin per realizimin e te cilit duhet ta marrte qeveria e Sali Berishes; bejne fjale gjithashtu per perfitimin ne perqindje te zyres private, ndermjetese mes kompanise dhe qeverise se Sali Berishes.

Ku është etika këtu? Kam perpara dokumentat e nje hetimi edhe keshtu teresisht i paplote per “biznesin e Gerdecit”; mes tyre eshte deshmia e dy njerezve, shtetasit te ndjere Kosta Trebicka­ e gjitha mbi nje takim te tij me djalin e pushtetit ne nje makine, mbi nje biznes per te cilin vendimmarrja ishte serish e qeverise Berisha dhe tjetri, shtetasi i denuar Efraim Diverol, kontraktori i te njejtit biznes qe deshmon se “kafshet” e ketij pushteti kishin dale duarsh dhe se ai nuk i perballonte me.

Ku është etika këtu? Kam perpara gjithashtu dokumentat e nje transaksioni qe ka si produkt blerjen e nje siperfaqe te madhe tokash ne Porto Romano; deshmojne se cmimet ishin te ndryshueshem dhe tejet perfitues per te njeten zyre private te pushtetit e lidhur me nje tjeter projekt zhvillimi, ku me vendimin e konfirmuar te qeverise se Sali Berishes do te ndertohej nje pol energjitik.

Ku është standarti i lartë etik këtu? Puuuu sa e gjate eshte lista etike! Gjithcka e provuar por e pa hetuar kurre per shkak te kapjes politike te DREJTESISE!! Ndaj, gjithcka nis atje, clirimi i drejtesise nga politika per te hetuar me ne fund korrupsionin e madh politik ne kete vend. Pas gjyqit, rivlersojme keto standardet e sotme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *