Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar reagimin e Ministrisë së Brendshme se nuk i ka vendosur gjoba deputetëve demokratë apo militantëve për ndalimin e automjeteve ditën e hënë gjatë protestës.
Përmes një postimi në facebook, Erjon Braçe kërkon që të ndiqet i njëjti standard si me deputetët e djathtë, ashtu edhe me qytetarët të cilët nëse parkojnë automjetin e tyre në vend të gabuar, gjobiten nga policia.
“Po si ka mundësi Ministër? Të tha Ori i Bashës dhe Ristani i Saliut që je Oligark dhe t’i menjëherë u përgjigje: S’ju kam gjobitur! Si zbatohet ligji kështu Ministër? Pse një qytetar që parkon gabim diku skutave të Tiranës apo Lushnjës, gjobitet pa asnjë hezitim?! Po sheikët e PD përse nuk gjobiten, apo edhe këtë e kemi në atë marrëveshjen për dekriminalizimin me kriminelët politikë brenda? Shihi këta dy benz-at e Sheikëve të PD ministër, njëri është i Sheik Salamundin bin Berishah dhe tjetri i Sheik Lulemadh bin Bashah!! Nga 100 milionë kushtojnë dhe për shkak të të zotëve kanë fituar imunitet”, shkruan Braçe.
“Përtej detyrës së ministrit, Saimir, a e mban mend çfarë i bëri një polic me emrin Ivzi Bushati ish- kryeministrit Majko në një protestë në rrugën hyrëse në Korçë? Ish Kryeministri ishte në këmbë, jo mbi makinë, ashtu si çdo protestues socialist e popull bashkë me ta. Unë nuk po të kërkoj të marrësh bombulën me piper e tua lash sytë me të, as të qëllosh kënd me shkelma e ta ngresh zgupthi. Jo. Të kërkoj që në detyrën e ministrit të mos pengosh politikisht policinë të zbatojë ligjin, të gjobisë Sheikët e PD për parkim në bulevard, në autostrada e kryqëzime”, vijon më tej komenti i Braçes.

Opozitare po vellezer si mund te gjobiten?
Bracja i sakte deri ne delir human normal. Halllllallll. Por me ke e ke O ERION, nese edhe Ti nuk luan opoziten brenda pozites!!!!!!!!. Nese edhe Ti nuk je Kucka e kryeministrit!
Njeriu nje goje ka, dhe nuk vdes per nje cap buke. Nuk vdiq njeri per buke ne socializmin e Enverit, ndonese pak buke kishte. Njeriu vdes nga mungesa e drejtesise, ndershmerise; nga aneshmeria. VFLP.
Je nje ze i vetem ne shkretetire o Brace!
Me duket se ka ardhur koha te krijosh partine tende. Nga politikanet nuk do te gjesh shume perkrahje, por po te dalesh me vete, po ta them qe tere te majtet e thjeshte do te te ndjekin. Mos ki frike, se mund te mos ja dalesh. Me mire, parti me vete, me dy tre deputete ne fillim se sa nen hyqmin e politkave te ngjalave qe PS po aplikon kohet e fundit.
Shiko se cberi Cipras! Ti je 100 mije here me i paster ne ideologjine tende se ai, dhe te majtet do te te ndjekin. Ti ke guxim, por duhet te gjesh nje guxim me te madh ne vetvete se nuk eshte e lehte:
Te dalesh me vete, dhe te pergjigjesh per ate qe ben ti dhe jo ate qe bejne te tjeret. Duhet bere kjo gje per Shqiperine o Brace. Ka ardhur koha e politikave te pastra. PS-ja po te shoh nje rrezik do te mbledhe tutken dhe do te veproje me mire se vepron sot, do te ndjeke premtimet qe dha jo te harxhoje 1,000,000 euro t’i gjeje pune Bashkim Shehut, se nuk eshte ekonomia ne ate pike qe te beje llukse te tilla. Sot PS_ja nuk ka opozite qe me te vertete ta te ndjeje rrezikun qe i kanoset( PD-ja nuk eshte me opozite, vec nje cimke qe pickon ku te mundet)
Ti mund te behesh ajo opozite! Ti mund te behesh OPOZITA qe ta trembe Edi Ramen te mbledhe fort ushkurin e te punoje me mire per Shqiperine e te lere pas politiken e ngjalave per cka i ka mbetur ne pushtet.
Natyrisht shume do te thone se je tradhetar, por ata do te jene zerat qe dalin nga politika e ngalave dhe natyrisht do te bejen shume zhurme. Por ketu flitet per Shqiperine dhe jo per ty personalsiht o Brace.
Te lumte goja o Nazim,
Se shpejti edhe tek ne nje SYRIZA shqiptare apo nje PODEMA po shqiptare, le te testoje vehten para zgjedhjeve lokale dhe te shohe veten ku eshte PS.
Edhe une jam nje nga ata qe ia kerkoj Erionit a ndonje tjetri, kush te jete i zoti, se do te dale force e pare, para PS, LSI.
Hajt me kembe te mbare kjo pune.
*** “Gabimet” shkelja e ligjeve behen nga sejcili.Veshtro thyerjen e ligjeshmerise kushe e bene,qe ti njohesh ç’ njerez jane keta kolloduza te Salushit e Lulushit qe neperkembin pa meshire ligjet e shtetit shqiptar, i thyejne ato kur te duan si te duan bejne te fortin pa u hy gjembe ne kembe ,jane dhi te egra ka 24 vjet qe shkelin ligjet dhe si ndeshkon askush per krime akoma me te renda, te egra, jo me per nje “bllokim” rruge ne shkalle republike!!! jane turpi botes ,s’duan te ja dine se munde te vdese nje njeri qe kerkon ndihme mjeksore urgjence!!! Njerzit e mençur mesojne nga gabimet ,vetem keta te marre te PD-se nuk mesojne i bien gjoksit se jane te fort dhe kur jane me kurriz per toke si Sushi e Lulushi dhe perseri thone te mundem,!!!..ç’fare tu beje policia ketyre kolloduzve jane KUK nga truri !!! na kane ra per hise duhet te vuajme si popull !!!?.. ,s’ ka ç’u bene policia!!! … @@@@@@
2
Plotsishte pajtohem me ti,Nazim.
Po,athue ka kurajo Brace te dal dhe te formoi parti ne vete,dhe mesadi une eshte nji,konglemerat i te majtes ne shqipri?
Pak,jam skeptik per arsye se:shum pleh dhe llum eshte gjutjtur ne shqipri ndaj,fillozofis s’majte per arsye qe dihen dhe nuk due te hy ne ate tem.
Prandaj brace nese del,duhet me dal menji perti,te klases s’te varferve,ndoshta dote ket sukses,se me dal menji te majte idiologjikishte nuk dote ket,perkrahje.Por,une i them me dal me partin e fshatarvve,dhe fukarave,me ate ka gjasa ma shum qe mbranda nji kohe prej 4 vite te jet fuqi e dyte ne parllament,dhe te jet dhe ne qeveri qendrore dhe lokale.Mua,keshtu ma mer mendja.
*** nje kshille per Nazimin ! Nxitja e Braçes per rrebelim ndaj Rames eshte nje tradhti ndaj PS-se, prçarja qofte mallkuar ,sa te liga na ka kushtuar kjo!!..helmi dhe perçrja.!.?@@@@
O Fterjot,
Thua ti me qe e thashe une Bracja do te vrapoje te beje parti me vete? Po mbidhe mor djale mendjen e mos shko ne ekstrem se une e parashikova kete qe do thoshe zotrote apo ndonje tjeter si ti. Por ka ardhur dita mor djale se me koalicionin e ngjalave sali berisha e kompani do te livadhsin tere jeten pa ju hyre gjemb ne kembe.
Dhe “degjoje” veten: Une nje ide hodha e ti me njehere e hodhe fjalen tradheti. Po prit mor djale te ngjizet brumi njehere pasta leshoi fjalet kuturu.
Erionit as i ka shkuar ne mendje ajo pune e ti menjehere “tradheti o burra!”
Po ku eshte tradhetia ketu mor birce?
Perse nuk e shikon si krijimin e nje parti tjeter te majte koalicioni ne nje qeveri te majte, qe po te kete deputetet dhe mbase ministrat te saj ne qeveri do te jete nje force “opozitare’ qe do e nxisi qeverine e majte te beje pune me te mire dhe do te luftoje qe premtimet te mbahen, e te shmange korrupsionin e cfaredo natyre. E kushedi nje dite mund te behet kaq e forte si parti qe te bej nje koalicion me te tjeret e jo te jete pjese e koalicionit.
Praktikisht deri tashti Bracja ka kritkuar shume here dhe i ka vajtur kritika bosh. ka mbetur nje ze i vetem ne shkretetire.
Po te jete nje force politike me vete, nuk do ja marrin veresie kritikat qe ben. Dhe jam i bindur qe po te krijoje parti me vete, do te behet se shpejti nej force politike me peshe. Thjesht i duhen ca shoke te mire. Vec ata nuk jane me ne klasen politike te sotme. Klasa e sotme politike eshte majmur aq sa te mos e ndieje dhimbjen e popullit.
Dhe djem te mire ka kjo Shqiperi boll. Tere keta djem e burra qe komentojne ketu ne itnernet, tregojne pjekuri, njohuri dhe nje dashuri te pamate per kete vend, dhe jam i sigurte qe po te dale Bracja me vete do ta ndjekin. Nuk po thote njeri te dale me vete e te bej koalicion me te djathten, prandaj mendoi mire fjalet or mik para se t”i leshosh si lopa bajgen.
Pra o fteriot mos i merr te gjitha si tradheti, se ky mentalitet na ka ngrene koken tere keto 70 vjet.Del akuza tradheti dhe njerezit zbythen. Nje cike ndryshe dhe vap na mbin fjala TRADHETI. Po ruaje ore birce ate fjale per ata qe e meritojne.
Dhe vetem nje njeri e meriton ate fjale , nje i vetem dhe shpura e tij:
Tradhetari Sali RAME Berishovici!
per ate ruaje e mos e lesho kot badiava se i humb vlera.
Po iken koha e te gezuarit vetem te mireqenies dhe benefiteve duke patur teseren e deputetit. Keta deputetet tane duhet te kuptojne qe te qenurit ne kunvend sjelle me shume pergjegjesi dhe pergjegjshmeri dhe me pas dhe benefite…. Po nejse duhet te bejne dhe ca vite shkolle para se te mberrijne deri ketu