Pas zhurmës së fundit mediatike që bëri çështja “Skënderbeu”, deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka sulmuar FSHF-në, ndërsa përmes një statusi në rrjetet sociale ka kërkuar që nesër në stadium mos të ketë asnjë tifoz.
Braçe, i cili njihet si një tifoz i Partizanit deklaron përmes statusit të tij se FSHF është bërë pjesë e mashtrimit.
Postimi i plotë i deputetit Braçe në Facebook:
Ju ftoj të mos shkelim në stadium derisa ata që organizojnë ndeshje të rreme të jenë ndëshkuar e përjashtuar nga futbolli! Këta nuk mund të tallen më me ne! Ne nuk mund të shohim më ndeshje të rreme të organizuara nga këta!
Po i shkruaj këto fjalë me ndjesinë e pabesueshme që të krijon derby i Manchester në futboll natyrisht.
Futbollin bio-siç e dëgjova ta quante një gazetar që i ka dhënë të njëjtin zë, të njëjtat emocione, ndeshjeve të rreme, në kampionatin shqiptar.
Prej tij, ndjesitë të përzihen. Por një gjë e kam të qartë. Pashë një ndeshje të ndershme, të vërtetë. Besimi tek ajo që luhet në fushë është absolut, një nga një çdo javë, deri tek e fundit e asaj gare.
Në Manchester, në Angli. Jo këtu, jo në Shqipëri. Ndaj shkallët e stadiumeve janë më plot se kudo. Ndaj shkallët e stadiumeve janë më bosh se kudo, këtu tek ne.
Nuk ka më besim tek ajo që luhet në fushë! Është e rreme!
Një raport dhe dy vendime të UEFA-s, na treguan dje se në 6 vitet e fundit, kemi qenë kot në stadiume, kemi gëzuar kot, jemi hidhëruar kot, kemi mbështetur kot, jemi zënë kot, kemi qarë prej gëzimit apo hidhërimit kot!
Gjithçka që i kemi dhënë nga shkallët asaj që është luajtur në fushë, ka shkuar kot.
Prej fushës ka ardhur tek ne në shkallë. Një tallje e madhe. Heshtja prej dy ditësh e përgjegjësve, e atyre që organizojnë garën dhe na e shesin atë çdo javë si të ndershme, dhemb shumë.
Kanë heshtur që në maj, kur u dha vendimi i parë, për një çështje për të cilën janë informuar javë pas jave nga UEFA, për 5 vite me radhë.
Edhe UEFA ka humbur besimin tek këta, ndaj vendosi të bëjë publike atë që këtu e mbanin të fshehtë organizatorët.
Tani askush nuk ka më besim tek kjo garë!
E dini pse?
Sepse organizatorët, Federata Shqiptare e Futbollit është bërë pjesë e mashtrimit, të paktën duke heshtur dhe legjitimuar. Kush mendonte distancimin ka qenë i fundit që ka besuar. Kot, edhe një herë.
Nesër luhet java e dytë e kësaj gare.
Ju ftoj të mos shkelim në stadiume! Këta nuk mund të tallen më me ne! Ne nuk mund të shohim më ndeshje të rreme!
*Të gjitha sa lexoni, janë fjalët e një njeriu që e do futbollin, e jeton si shumë ndër ju, me pasionin e atij që do të fitojë po aq sa ata në fushë. Nuk ka lidhje as me politikën dhe as me ekipin e zemrës. Fare. Ka lidhje me dinjitetin e secilit ndër ne që ndjekim futbollin.

Ne rregull, po atehere i bie qe ju te Rilindjes po i ndertoni kot stadiumet,
Z, Brace si deputet i popullit dhe shum i besueshem qe jeni , kerko nga koleget qe perfaqesojne popullin te mblidhet parlamenti dhe te kerkoje denimin e hajduteve te lojes se futbollit , tifozeria nuk ka tjeter pushtet pervecse te mbaj radhe per te marre bileten e ndeshjes se radhes te trukuar .
Mos reagoni si sportdashès more Z.Braçe. Provojeni njèherè, tè reagoni si anètar i kuvendit tè kèsaj Republike. Njè komision parlamentar psh, do i kishte tè gjitha mundèsitè tè hidhte dritè mbi kètè shpellè kusarèsh qè udhèheq A.Duka.
A thua, jini vèrtetè kaq naivè dhe tè paaftè saqè tè mos kini dègjuar kurrè pèr korrupsionin deri nè krim, nè radhèt e FSHF? A thua nuk jini tè informuar se reputacioni i A.Dukès nè radhèt e sportdashèsve shqiptarè, èshtè ai i njè ordineri qè nuk mund tè pèrfaqèsojè asgjè pozitive?
Ju nuk mund tè merrni rolin e “sportdashèsit” Z.Braçe, pèrsa kohè uleni nè karriken e ligjvènèsit.
Ashtu si shumè gjèra tè tjera nè lidhje me luftèn ndaj krimit, edhe ky rast tregon batakun e Kryeministrit Rama, qè e ka mè tè lehtè tè bashkèpunojè me njerèz tè tillè pèr ndèrtime kullash nè stadiumin e ri, kur fare mirè mund tè tregonte seriozitet nè marrjen e vendimeve .
Nuk èshtè Duka qè deziluzionon shqiptarèt, me ardhjen e fakteve tè tilla nga UEFA. Po tè dègjosh Zotèrinè me “xhevahiret” qè nxjerr goja kur i duhet tè flasè, e kupton shpejt me cilin format shqiptari ke tè bèsh. Ai mund tè ketè miliona nè llogarinè e tij bankare, burimin e tè cilave vetèm mund ta hamendèsosh por ato miliona nuk mjaftojnè pèr ta nxjerrè Zotèrinè nga pozicioni i halabakèrisè shkatèrruese.
Ajo qè dezulizionon shqiptarèt vèrtetè, èshtè gjysmagjelèsia e kètij Kryeministri, nè raport me krimin, mungesa e kurajos qytetare dhe vendosmèrisè pèr tè bèrè shtet.
UEFA e spastroi vetveten nga tè korruptuarit Z.Braçe. Michel Platini iku kokèulur nga ai post, si i dhjerè. Kèta qè pasuan atè, nuk duan tè bèjnè tè njèjtin “gabim” si ai, nè raport me “kolonitè afrikane” nè juglindje tè kontinentit.
Vetèm tek ne nuk kemi ndèrmend tè spastrojmè asgjè. Gojèt e liga, thonè se ai qè bèn mik hajdutin èshtè edhe vetè i tillè por ato janè vetèm gojè tè liga.
Tè mos shkojmè nè stadium Z.Braçe? Epo mirè, nuk po vemi.
A e zgjidh kjo problemin me hajdutèt ordinerè qè kanè marrè peng FSHF ?
I nderuar z Erion Brace edhe une si edhe JU jam nje socialist me zemer,kemi vetem nje ndryshim JU si tifos i Partizanit une si i Skenderbeut.Neqoftese edhe politikanet do te nderhyne hapur ashtu si JU nuk do te behet sport .Ka rruge te tjera qe mund te punohet por jo hapur sepse JU jeni i politikes.Edhe nje dicka tjeter “asnje tifos ne stadium”ka dy gjera te keqija e para sporti eshte argetim,e dyta ne stadium punohet punonjesit duan rrogen,nuk jam per ate qe te mos behen analiza rreth problemeve .Desha te ngre keto dy gjera me qellimin emire per mua gjith PS Je nje vlere nje aset i pa cmuar.Shume respekt.