Erjon Braçe: Përse nuk i telefonova sot Petrit Vasilit

Dita

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, situata politike është bërë më e “nxehtë”.

Deputeti socialist Erjon Braçe shprehet se ka dashur të telefonojë këtë mëngjes kreun e ri të LSI, për t’i bërë një pyetje. Siç shkruan në rrjetin social “Facebook”, Braçe thotë se ka ndjekur nga afër këtë mëngjes punën e dy fermerëve që kultivonin luleshtrydhe natyrale.

Por përpos përkushtimin në punën e tyre, Braçe thotë se ata nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shteti.

“Si ka mundesi që subvencionet e Ministrisë së Bujqesisë nuk arrijnë kurrë tek punëtorët e bujqësisë?”, është pyetja që deputeti socialist do t’i drejtonte Petrit Vasilit në telefonatën që nuk e realizoi.

POSTIMI I PLOTE

Qe ne mengjes;
TEK PUNETORET E BUJQESISE!

Gezim Meta dhe Diana-gruaja e tij, ne Krutje te Siperme, kane ndertuar nje super ferme Manaferrash!

Shiheni vete!
Toke e mire, uje dhe diell pa fund-vetem kaq per:
MANAFERRA TE PRODHUARA NE KUSHTE
NAAAATYYYYYRAAAAALEEEEEE!

Punojne pa fund, me mund e djerse, i pashe vete qe i perkushtohen cdo bime e cdo kokre manaferre me nje dashuri qe njeriu e ka per femijen e tij.
Dashuria e tyre eshte elementi i katert-toke, uje, diell, dashuri, natyral ne
LORIS BLECK BERRY!

Asgje tjeter;
Asnje ndihme, asnje subvencion!

Po si ka mundesi? Heee si ka mundesi?

Doja ti telefonoja Petrit Vasilit per ta pyetur;
Si ka mundesi qe subvencionet e ministrise se Bujqesise nuk arrijne kurre tek punetoret e bujqesise?

E lashe fare;
U kujtova qe urdhri ishte per pas zgjedhjeve.

Nejse,
Deri atehere ka kohe, por do jete krejt ndryshe!

Subvencionet nga agallaret, do i cojme tek punetoret e bujqesise.

#krutjeesiperme #LorisBlackBerry #manaferraNatyrale #10minutalargngaAutostradaLushnjeFier #ktheutekPushimiShoferit #ushqeushendetshem”

Share This Article
10 Comments
  • O z.Brace po sa persona te tille ka qe nuk marrin nje lek nga shteti, eshte si puna e atyre familjeve ne Shkoder e Lezhe qe u permbyten disa morren miliona e te tjeret hic me bisht.Keshtu ka qene e keshtu do te vazhdoje, une shpresoj qe te minimizohet pak e jo shume se nuk arrihet.

  • I nderuar Z.Deputet Erjon Brace. Eshte karakteristike e ketyre Ministrave te LSI-se te cilet ne detyren e tyre dy nga keta mbulojne digasteret e sektorit me te rendesishem te Bujqesie frutikultures e perime, si dhe Pyje kullota .
    Mga keto digaster qe i mbulojne prodhohet te gjitha llojet e prodhimeve.
    Per fatin ton te keq nga keta sektore eshte prodhuar edhe droga ne keto 25 vjet (Kanabesi)
    A keni degjuar ju i nderuar Deputet qe keta te thojne madje edhe nje her se ne mbajme pergjegjesi per kultivimin e kesaj bime. Ajo behet ne toke e nuk behet ne ajre. Pra e mbulon ky kete digastier.
    Keshtu qe keta nuk mbjan pergjegjesi ase per subvesionet dhe per asgj.
    Keta vetem dijne te akuzojne Qeverin e Kryeministrin ndersa vet si pjesa kryesore e ketyre prodhimeve njeher nuk u degjohet zeri.!

  • Ja mos u merzit se tani qe keni bere krushqi do te kesh prane Lylin qe te te beje shoqeri enuk do ta ndjesh mungesen e LSI-se.
    Karagjoze.

  • O ERJON. vllai.. Ata te Lsi e kane mendjen te force e pare..mos u besoni me atyre ata jane vetem per llafe…te shikojne Veliajn dhe Ramen dhe te mesojne te punojne..i ka hyre vetja ne qejf partise”pazar..

  • Ku ke qene ti dhe kryetari jot deri tani qe nuk e dini ku ka shkuar paraja?Pas 4 vjeteve ne pushtet ju hapen syte dhe po shikoni gropat qe ju ka hap LSI dhe pa aftesia e kryetarit te qeverise?

  • Erjon problemi qe ngre eshte shqetesues, i sakte dhe i vjeter ne kohe. Puna qendron se nuk duhet te ngrihet tani qe aleanca PS-LSI duket si marrdheniet Ruso Shqiptare ne nendetesen 105. Parcelizimi i shtetit dhe mosreagimi per abuzimet e LSI-se me pushtetin, e ka faktorizuar kete lukuni deri ne delirin e pretendimit per te dale force e pare.

  • Merr kryeministrin dhe thuaja,I papergjegjshem,ministri varet nga kryeministri nuk varet nga LSI,apo I kishit nda ministrite ne plantacione ju dhe nuk perziheshit dot me ministrine e bujqesise .

  • po kane ndare fonde, ato kane shkuar ne fshatare LSIst, te tjeret ngrohen ne diell

    eshte ndare vendi ne parcela, sipas partive
    Turp.

  • Do iu tregoj dicka per Petrit Vasilin ,minister te shendetesise ne qeverine Berisha .Nuk kaloi as dy jave , kur Patrit Vasili ia dorzoj detyren zotit Kosova dhe , une ate ilac qe e blija 11.800 leke , e mora dhe vazhdoj ta mar me 6200 leke ! Oreksi i hajduteve te LSI-se per te vjedhur eshte rrenqethes! Ajo qe pame , me ze e figure me Ilir Palacon , eshte vetem maja e ajsbergut . As edhe nje vote nuk u duhet dhene ketyre kusareve te pa shpirt , qe shtiren si engjej ! ! !

  • PS-ja ka qene nen presion te papare gjate ketyre 4 viteve te gjoja “bashkeqeverisjes ” me LSI-ne. “Po nuk me le te bej si te dua ( pra te vjedh sa kam deshire) une iki nga koalicioni dhe bashkohem me Berishen qe mezi po pret”, – dukej se i thoshte Likja me Bllok Edi Rames. Dhe Rama nuk mund te prishej me Meten se pastaj te vetet do t’i hidheshin ne fyt, qe i nxorri perseri ne opozite. Prandaj Rama e “kafshoi” gjuhen 4 vjet me rradhe se nuk kishte rrugedalje tjeter. Braçe pyet se ku shkuan parate e bujqesise?! Pyetje naive! Ne arken e zeze te LSI-se, ku tjeter?!….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *