Erion Veliaj, si gjithë burrat e tjerë… ”Ja çfarë bëj kur Ajola nuk do të dalë”

Pranvera Kola

Ai është një ndër figurat më publike të Tiranës, madje nuk është aspak çudi që ta shihni në të njëjtën kohë në ekrane të ndryshme. Karizmatik, i buzëqeshur, energjik dhe inovator, ish-djali i G99-ës, tashmë kryetar i bashkisë më të madhe në vend, ka arritur të shndërrohet në një prej personazheve më të përfolur të politikës, dhe jo vetëm.

I ftuar në ”Pop Culture”, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka folur jo vetëm për problematikat e qytetit, por edhe për jetën e tij personale dhe si e kalon kohën e lirë, ndonëse kjo e fundit është reduktuar ndjeshëm për shkak të impenjimeve të ndryshme.

“Përgjithësisht dal me Ajolën. Në momentin që ajo thotë përtoj, dal me miqtë. Ajo ka një grup të vetin shoqëror dhe ndonjëherë bëhemi bashkë, kurse unë me çunat dal për kalçeto dhe birra. Nuk bëhem asnjëherë tapë. Kam një sens vetëkontrolli dhe një tolerancë të madhe. Pra, me të njëjtën dozë që shumica e miqve të mi bëhen tapë, unë jam akoma në fillim. Nuk po e them si mburrje. Hera e fundit që kam dalë ishte kur kishim një ditëlindje të një prej kolegëve në zyrë. Jam më i ftilluar seç dukem”, shprehet kryebashkiaku. /living.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *