Nuk janë vetëm anëtarë të mazhorancës ata që kanë shtuar familjet e tyre këto kohë. Edhe në opozitë lindjet nuk kanë munguar.
Mëngjesin e djeshëm ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli. Mësohet se nëna dhe vogëlushi i porsalindur gëzojnë shëndet të plotë.
Erla u bë nënë e një djali, pas lidhjes me deputetin e Partisë Demokratike, Keltis Kruja. Urimi i parë i Erlës ka ardhur nga motra e saj e madhe e cila ndodhet në Itali, Ilenja.
Fëmija i parë i çiftit Mëhilli- Kruja vjen në një kohë që PD është në opozitë dhe angazhimet e saj janë më të vogla. Ajo prej vitesh ishte në një lidhje dashurie me deputetin Kruja, ndërsa ende nuk ka bërë një ceremoni martese. Ne i urojmë jetë të gjatë të voglit dhe urimet më të mira Erlës.

i paska punuar pushka ish prefektit
mund te jete pistoleta e ndonje tjetri ore mik
Nuk mund te ndodhte ndryshe.