‘Hoxha’ është ndër mbiemrat më të përhapur në të gjithë Shqipërinë e trojet shqiptare. E gjen më shumicë hem në Gegëri e hem në Toskëri.
Sa për kuriozitet, kuptimin e ka të drejtpërdrejtë referuar mësuesit të fesë, pikërisht hoxhës pra; dhe prej këtij “zanati” vjen. Dhe në këtë pikë, nuk ka asfare debat, profanësh apo gjuhëtarësh profesionistë.
Ndërsa ‘Ermal’ është po ashtu një ndër emrat me përhapje të madhe, që i takojnë viteve të socializmit, ku ideologjia e kohës të ngucte vetvetiu për t`u vënë të sapolindurve emra të konsideruar tipikë shqiptarë: Ermal, ardhur nga era e malit. Dhe, terreni shqiptar, për arsyet e mësipërme, e ka patur mjaft të lartë koefiçentin e një probabiliteti që, mos të ketë vetëm një por më shumë se një ‘Ermal Hoxha’.
Këtë duhej ta kishte patur parasysh ajo media që, në garën për të qenë “aty ku lajmi ndodh” (nuk ndodh lajmi, por ngjarja, e cila më pas ambalazhohet si lajm), u nxitua – si të ish peshëngritës ose peshëngritëse shqiptare – për të ngritur lart medaljen e nderit, pa llogaritur sasinë e “dopingut” që kishte futur aq pakujdesshëm në organizëm.
Dy ditë më parë një television lokal paraqiti si skup se kishte zbuluar restoranetet e Ermal Hoxhës në Gjermani. Ermal Hoxha (jo nipi i Enverit) doli në media dhe tha se restorantet ishin në pronësinë e tij por ai nuk kishte lidhje me ish diktatorin.
p.s. Shumëkush, duhet ta mbajë mend emrin e një prej gjyqtarëve më të shquar të volejbollit në Shqipëri: Isa Boletini. Për ata që nuk ishin familjarizuar ende me këtë emër, të artikuluar nga komentatorët e lojrave me dorë në Televizionin Shqiptar, kur ndodhte dhe e dëgjonin në fillim të ndonjë ndeshjeje, e merrnin për ndonjë lapsus; ose kishte prej atyrë që, pasi thuhej se për gjyqtar kryesor ndeshja do të kishte Isa Boletinin, prisnin shfaqjen aty të një burri me kostum kombëtar, mustaqelli e me plis mbi kokë, që mbante dy pisqolla në brez, ku në vend të bilbilit, përdorte një prej tyre duke shtënë në ajër; ose ose, që fill më pas, krah tij si ndihmës, shfaqej një me emrin Bajram Curri.

MEDIA U “NXITUA” ME ERMALIN E ENVERIT, POR PUSHTETI VRAPOI ME VRAP LEPURI PER TE GJETUR SOZINE ME ERMALIN KATUNAR PREJ YZBERISHTI ME PRONA DHE RASTORANTE NE GJERMANI DHE NORVEGJI.
Ndryshe kemi edhe nje “ENVER HOXHA” minister prej Kosove, por nuk e ka kerkuar njeri deri tani per ALIBI komunistesh prej Shqypnie. Po ki kujdes o Ermir Hoxha se mund te vije radha edhe ty, sepse sic i thone nje fjale te urte:
LUMI FLE, ARMIKU S’FLE
a je dakord me ne?
O popull shqiptar!
Ende nuk u mesove me gjenjeshtrat e Sali kriminel Berishes, qe nuk fle gjithe naten se
helbete plak i rrjedhur eshte dhe fabrikon lloj-lloj tregimesh per qeverine e Edi Rames dhe
femijet e Enver Hoxhes per te terhequr vemendjen nga ai vete, sepse po i ngushtohet laku
per t’u arrestua per bemat e krimet e tij?
ISHALLAH,,ky popull mendon si ty,qe te iki per ne te s,,,emes
@pejgamberi, per mua je teper i sakte,po kujt ja thua,do zoti ketyre ju thente hoxha e prifti ne vesh,a me kuptove !