Turqia po bombardon si Shtetin islamik, ashtu edhe kurdët e lidhur me luftëtarët që po përballen me Kalifatin. Vendimi i papritur e Turqisë, për t’u hedhur në luftë kundër ISISit përmes sulmeve ajrore, duhej të cilësohej si një fitore për SHBAnë. Por marrëveshja që pasoi operacionet ushtarake të ditëve të fundit, i ka futur aleatët e saj në telashe. ISISi nuk eshte objektivi i vetëm i sulmeve të freskëta të Ankarasë:avionët luftarakë turq, kanë filluar bombardimin edhe të luftëtarëve kurdë, të lidhur me forcat që po përballen me Shtetin Islamik. Pra pse Turqia po lufton në të dyja frontet e së njëjtës luftës? Kjo eshtë një përgjigje e komplikuar.
Mungesa fillestare e entuziazmit të Turqisë ndaj koalicionit antiISIS, nuk u prit mirë:aleati kyç i SHBAsë, krenohet me ushtrinë e dytë më të madhe të NATOs, pasjen e një pozicioni të rëndësishëm gjeografik, me ndarjen e kufijve të gjatë me Sirinë dhe Irakun. Ndërsa Ankaraja kishte deri javën e shkuar prioritet, rrëzimin nga pushteti të presidentit sirian Bashar AlAsad mbi angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën kundër militantëve sunitë, kjo politikë ndryshoi rënjësisht pas sulmit vdekjeprurës të ISISit në qytetin turk të Suruçit. Megjithatë koha e fillimit të sulmeve të Ankarasë kundër ISISit, ka ngritur pikpyetje nëse mposhtja e ekstremistëve është thjesht një pretekst për të avancuar axhendën politike të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Dhe kjo për shkak, se ndërsa avionët luftarakë turq goditën objektivat e ISISit në Siri, njëkohësisht bombarduan kampet në veri të Irakut, që i përkasin Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK. Këto sulme, asgjësuan efektivisht marrëveshjen jo shumë të qëndrueshme të vitit 2013 për nje armëpushim midis Turqisë dhe grupit që ka zhvilluar një kryengritje 30vjeçare. Vetë Erdogan ofroi një shpjegim të thjeshtë dhe të prerë mbi sulmet e njëkohshme:ISISi është organizatë terroriste, dhe PKK gjithashtu. Në fakt, edhe SHBA e Bashkimi Evropian gjithashtu e konsiderojnë PKK një organizatë terroriste. “Është e lehtë të hysh në një luftë, shumë e vështirë për të dalë nga ajo”.
Por, ndërsa Turqia nuk bën asnjë dallim midis kërcënimeve – duke bërë thirrje për një takim të rrallë urgjent në selinë e NATOs të martën që vjen – kjo nuk është kaq e thjeshtë për SHBAnë. PKK ka lidhje me milicët kurdë të mbështetur nga Uashingtoni, që luftojnë kundër ISISit në veri të Sirisë dhe këta luftëtarë të njohur si YPG – kanë qenë mjaft të dobishëm në rimarrjen e territorit të pushtuar më herët nga Shteti Islamik. “Eshtë një rrëmujë”u shpreh analisti turk Fadi Hakura për “Chatham House” një think tank me qendër në Londër. “YPG janë aleatë të SHBAsë, por një armik i Turqisë”. Kjo i ka lënë dy aleatët me interesa të kundërta në të njëjtën luftë, dhe vendosur SHBA në një pozicion kompromentues;të sigurojë dhe përforcojë pjesëmarrjen e Turqisë në koalicionin antiISIS, pa humbur një nga aleatët e paktë të besueshëm, që ka në veri të Sirisë.
“Është një akt balancues shumë delikat dhe kompleks, që SHBAja do të duhet të ndërmarrë për të mbajtur Turqinë në anën e saj në luftën kundër Shtetit Islamik, dhe vazhduar bashkëpunimin ushtarak dhe koordinimin me YPG në veri të Sirisë” deklaroi Hakura. Ajo që e ndërlikon më tej këtë çështje, është se çdo fitim territorial për YPG – dhe pozitive për SHBAnë – përbën një këmbanë alarmi për Turqinë. Turqia është shtëpia e popullsisë më të madhe kurde në rajon, dhe Ankaraja ka qenë e shqetësuar nga aspiratat kurde për një shtet autonom, që nga rënia e Perandorisë Osmane. Ege Seckin, një analist Turqi për “IHS Country Risk”, tha se qeveria turke është “e habitur” për të perceptuar sukseset e fundit kurde dhe fitimet territoriale gjetiu, si një kërcënim që e krijon momenti.
Perspektiva e përpjekjeve kurde për nje shkallë më të lartë të autonomisë, renditet më lart si kërcënim për qeverinë turke sesa ISIS, shton Seckin. “Interesi i Turqisë është të luftoje PKK. ISISi përbën një shqetësim dytësor nga pikëpamja e Ankarasë” shton ai. Kjo mosmarrëveshje themelore mbi perceptimin e kërcënimeve, mund të pengojë efektivitetin e përpjekjeve për të luftuar ISIS në veri të Sirisë – një shqetësim pa dyshim i madh për SHBAnë, por potencialisht më i vogël për Turqinë. Kjo është arsyeja pse ka plot spekulime, se Erdogani mund të ketë përfituar nga çështja e Shtetit Islamik – dhe angazhimi amerikan në përmbajtjen e militantëve – për të çuar përpara një objektiv konkurrues.
Disa analistë, dyshojnë Turqia mund të ketë rënë dakord për të sulmuar ISISin, në kushtet e mbështetjes së SHBA për një “zonë të sigurtë”, përgjatë kufirit sirian në një rrip territori të kontrolluar nga militantët dhe grupe të tjera rebele. Për Turqine, një zonë e tillë të sigurt do të rrisë me tej shanset për rrëzimin e Asad nga pushteti, dhe për të parandaluar kurdët nga themelmi i një shteti të pavarur.
Politika e brendshme gjithashtu ka ndikimet e veta në këtë qasje. Partia e Erdoganit, ka humbur shumicën e saj të thjeshtë në parlament në zgjedhjet e qershorit – dhe partia kryesore politike turke e kurdëve pati një rezultat mbresëlënës. Cilatdo qofshin motivet përfundimtare dhe lëvizjet e ardhshme, ekspertë si Hakura thonë se Erdogan po luan me zjarrin. “Kjo është një lojë shumë e rrezikshme” paralajmëron Hakura. “Është e lehtë të hysh në një luftë, por shumë e vështirë për të dalë prej andej”
CFARE ANALISTESH PORDHE.
PERSE MORE, CFARE E QUANI JU TURQINE, MOS NDOSHTA NDONJE SHTET HORDHA PORDHA QE TE SHPELAJE ZULLUMET E TE TJEREVE.
A E PYETET JU TURQINE KUR VENDOSET SE SIRIA DUHEJ BERE CAMUR, SIC E KENI BERE??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
EDHE TANI PRISNI QE KETE KATRAHURE TA MBYLLI TURQIA ME PARATE DHE SAKRIFICAT NJEREZORE TE SAJA?????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
TURQIA DO TE BEJE GJENE ME TE GABUAR NQS FUTET NE KETE KONFLIKT, QE NUK I DEL DOT NE KRYE.
ATA QE E HAPEN LOJEN, LE TA COJNE DERI NE FUND.
SA PER STATISTIKE, THEM SE XHIRO-BIZNESI ME SHITJEN E ARMEVE TE DYJA PALEVE RUSIA DHE SHBA KANE BERE RRETH 7 MILIARD DOLLAR DERI ME TANI.
KJO ESHTE FORMA SE SI KETA “TE ZGJUAR” I FUSIN PARATE E NAFTES SE ATIJ RAJONI NE SHTEPITE E TYRE.
Ne rast se PKK eshte e lidhur me ISIS ben shume mire qe i godet.
Amerika jo pa qellim i perkrah kurdet ,qe ta kete Turqine nen kantroll