Me 59% të votës së publikut, jurisë e të gazetarëve, kantautori shqiptar Ermal Meta me këngën “Odio le favole” kalon në finalen e këngëtarëve të rinj Sanremo 2016.
Sëbashku me Metën u kualifikua dhe Chiara Dello Iacovo me këngën “Introverso”.
Në garën mes katër të rinjve pjesmarrës në Sanremo, Meta fitoi sfidën përballë Irama me këngën “Cosa resterà”me 59% të votive, ndërsa Chiara Dello Iacovo fitoi me 64% të votave ndajCecile me këngën “N.E.G.R.A”.
Dy këngët fituese të natës së sotme kalojnë në gjysëm finale e së premtes, 12 shkurt.
Kënga e Ermal Metës “Odio le Favole” (Urrej përrallat) u rendit në vendin e parë në platformën Timmusic dedikuar muzikës dixhitale duke u konsideruar për momentin kënga më e kërkuar për seksionin e këngëtarëve të rinj. “Sanremo Giovanni”.
Ermal Meta është sot një nga autorët më të vlerësuar në muzikën bashkëkohore italiane, autor i mjaft këngëve të sukseshme të këngëtarëve si Marko Mengoni, Emma Marrone, Chiara, Annalisa e Patty Pravo.
I lindur në vitin 1981 në qytetin e Fierit, Ermal Meta emigroi në Itali për të realizuar ëndrrën e tij artistike.
Më vitin 2007 krijon grupin rock “La Fame di Camilla”, me të cilin më 2008 fiton “Arè Rock Festival” në rajonin e Pulias e çmimin “Demo Award”si grupi më i mirë muzikor i vitit.
Në vitin 2010, grupi i tij muzikor merr pjesë në “Sanremo Giovanni” e eleminohet qysh në raundin e e parë të votimit. Më 2013 grupi “”La Fame di Camilla” shpërbëhet e Ermal Meta i dedikohet karrierës së tij si autor tekstesh e solist.
Më 2015 tashmë si kantautor Ermal Meta zgjidhet një nga 8 finalistët e këngëtarëve të rinj në Festivalin e këngës italiane Sanremo 2016.
Të ftuar special të kësaj mbrëmje të dytë të Sanremos 2016 janë; aktorja Oskar Nicole Kidman, këngëtari italian Eros Ramazzoti, kantautorja britanike Ellie Goulding, pianisti e kompozitori Ezio Bosso e komediani Nino Frassica.

Bravo Ermal .
Suxese ne vazhdim
Kush e ndjek ke te festivain e Sanremos, eshte me poshte se festivali i fundvitit ne TVSH. Ky festival vazhdon ashtu per inerci, marrin ojese kengetare amatore qe duan te promovohen, fillestare dhe emigrante.
Po,po,prandaj transmetohet ne eurovizion,me teper ndiqet jashte Italie se sa brenda.
C’lesh eurovozioni moj SHQIPE!
Kam 20 vjet Itali. Eshte nje ndodhi artistike bosh.
Mundohen ta mbajne gjalle me te ftuar te njefere niveli. Une per vete nuk harxhoj nje minute kohe me me kenge qe e kane jeten vetem nje nate!
Sidoqoft Sanremo do mbetet gjithmon Sanremo