Kantautori shqiptar Ermal Meta, për të tretën herë radhazi do të jetë pjesë e skenës së Sanremos.
Këto ditë ai ka publikuar edhe videoklipin e këngës që do të prezantohet në festivalin më të madh të muzikës italiane.
Kënga, ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), është një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro, ajo trajton një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist.
Ermal Meta në vitin 2015 u prezantua në Sanremo në seksionin e të rinjve me këngën “Odio le favolr” (Urrej përrallat) ku u klasifikua në vend të tretë, ndërsa më vitin 2016 garoi në kategorinë big me këngën “Vietato di morire” (E ndaluar të vdesësh), duke fituar çmimin e kritikës “Mia Martini”.
Sanremo 2018 do të fillojë në datës 6 deri më 10 shkurt në teatrin Ariston të qytetit të Sanremos.
Festivali do të drejtohet nga një emër i rëndësishëm i muzikës italiane, nga këngëtari Claudio Baglioni.
Në kategorinë big do të garojnë 20 këngëtarë të njohur italianë. e.k/dita

suxsese Ermal …
dai e non ferma mai.