Ermali i futet politikës, bëhet me partinë e Nard Ndokës

anazapta

E njohim si Ermali i Big Brotherit të fundit, por djali simpatik tashmë duket se do të jetë i tillë edhe në politikë. Ermal Merdani ka vendosur t’i futet politikës, duke zgjedhur anëtarësimin në partinë e Nard Ndokës. Ermali është emëruar disa ditë më parë në postin e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokristiane, bën të ditur “Panorama”.

Ermali thotë se dega në të cilën studion dhe pasioni për politikën janë arsyet që e kanë shtyrë të bëhet pjesë e Partisë Demokristiane, aktualisht pjesë e koalicionit qeverisës.

“Unë studioj për Shkenca Politike dhe realisht politikë bërja  më tërheq shumë. Në fakt, jam marrë me politikë, e kam qenë dhe nënkryetar i një forumi civil, që tani është bërë politik. Kam pasur oferta po ashtu për të qenë pjesë e partive politike, gjithmonë në strukturat rinore të këtyre partive”, shprehet Ermali.

Ermal Merdani nuk është personazhi i parë që vjen nga Big Brotheri në partinë e Ndokës. Pak vite më parë, në listat e kësaj partie për Vlorën ishte edhe emri i Qetësor Ferunajt, i cili ishte ndërkohë në shtëpinë e reality shout “Big Brother”. Qetësori e fitoi Big Brotherin atë vit, por u tërhoq gradualisht nga PDK, duke e argumentuar këtë vendim si diçka të pamenduar mirë, por që pavarësisht kësaj nuk kishte gjetur ndonjë mbështetje nga kryetari Ndoka. Të urojmë që Ermalit t’i ecë më mirë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *