Ermir Lenjani në Francë, firmos me Renes

Dita

Ndërkohë që të gjithë prisnin që karriera e tij të vazhdonte në Itali ose në Gjermani, mediat franceze raportojnë se Ermir Lenjani do të luajë në Ligën 1 në Francë me Renes. Pritej që lojtari i klubit zviceran, St. Gallen të nënshkruante me Shtutgardin ose Veronën, por gjithçka ka marrë një tjetër drejtim.

Sipas medieve franceze, mbrojtësi i kuqezinjve pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, lajm që u konfirmua dhe nga ana e trajnerit të këtij ekipi Jeff Saibenen, nënshkroi dhe marrëveshjen që e lidh me klubin nga “Route de Lorient”. Mësohet se skuadra e Renes ka qenë e detyruar për blerjen e një lojtari anësor, pasi për rreth një muaj do të mungojë Cheick M’Bengue, i cili është grumbulluar nga Senegali në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ermir Lenjani ishte pjesë e Saint Gallen që nga janari i 2012 dhe gjatë dy viteve me këtë skuadër është aktivizuar në total në 61 ndeshje, duke shënuar 4 gola. Viti 2014 ishte mjaft i suksesshëm për të në aspektin profesional pasi jo vetëm debutoi me kombëtaren por gjithashtu u konsiderua si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të pjesës së parë të edicionit eliminator të Euro 2016. Ai do ta nisë 2015 në një kampionat më cilësor se ai zviceran, një hap ky që pritet të rrisë edhe vlerat e lojtarit dhe vleftën e kartonit të tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *