Ermonela Jaho mendon se Shqipëria është një vend nga ku do dalin përherë artistë.
“Unë mendoj se nga ky vend kanë për të dalë gjithmonë artistë. Pa dyshim, vetëm se duhet të kenë një besim të jashtëzakonshëm edhe t’i dedikohen. Është toka, që i prodhon. Janë vështirësitë” – tha sonte sopranoja shqiptare me famë botërore në një intervistë me gazetarin Roland Qafoku në Channel One.
Ajo ka folur edhe për shokun e saj të jetës, duke u shprehur se do dëshironte të kishte më shumë kohë për të dhe familjen.
“Quhet Ervin Stafa. Kemi studjuar bashkë muzikë, kemi qënë në Pallatin e Pionerve në Tiranë. Jeta na ndau. Unë vajta në Itali, ai shkoi në Nju Jork. Jeta na bashkoi përsëri. Mendoj që po nuk pate një mbështetje, një dashuri nga personi që ke në krah do të ishte edhe për mua e vështirë, të bëja këtë profesion. Ai ka mbaruar për muzikologji dhe e kam kritikun më të ashpër. Bëjmë edhe një shkëmbim idesh të dy shokëve që kanë studiuar muzikë. Do doja të kaloja më shumë kohë me të në Nju Jork…”
Ajo vlerësoi çmimin e dhënë nga qeveria në Tiranë pak kohë më parë:
“Nuk e prisja cmimin që më dhanë. Një moment shumë i bukur. Për mua është një ndjenjë e madhe kur ndjehesh e vlerësuar nga kryeministri. U respektova si artiste. Unë do të jap kontributin tim gjithmonë, pavarësisht se cfarë partie është në pushtet…” – thotë ajo.
Në fund të intervistës, e pyetur nga gazetari për besimin e saj fetar Ermonela thotë:
“…Unë i përkas besimit bektashi, nga të dyja palët edhe nga mami edhe nga babi”.
Ajo shton se është krenare për bashkëjetesën fetare në Shqipëri në këto kohë të trazuara në pjesën tjetër të botës:
“Jam shumë krenare! Unë jam rritur për këtë gjë, kur është folur për këtë tolerancë të feve, është një gjë shumë e bukur dhe mendoj që të gjitha fetë kanë diçka të përbashkët; është një filozofi për të përmirësuar jetën tonë…”

Jam befasuar nga zeri dhe hijeshia Ermoneles!
Eshte delikate,e embel,ka edukate e kulture,vlera qe tregojne se i perket nje familjeje te tille!
Jam shume e apasionuar pas muzikes klasike ndaj Ermonelwn e kam ndjekur fillimisht ne ekranin e televizorit,me pas ne Teatrin e Operas e Baletit.
I uroj suksese te metejshme !
Respekt dhe nderim për sopranon e madhe Ermonela Et’hem Jaho! I paharruar kujtimi i babait tuaj, njeriut më njerëzor që kam pasur shok dhe që kam njohur! Suksese në vijim! Tung!
Ndoshta nuk njohim shume njerez por kaq e rendesishme eshte kjo vajze
Shqiptare e nderkombetarizuar jo vetem si talent i perkryer!
Patriote, modeste, kryelarte per kombesine, e dashuruat me atdheun e bashkeatdhetaret. Me shume dhembje, pranoi me shume modesti, te bente edhe 2 verejtje te rendesidhme dhe qe na ulim shume para te huajve. Njera nga to ishte xhelozia, te cilen ajo e vleresoi si force levizese, por jo si force demtuese kur nje xheloz thur mijra intriga ndaj te aftit. Kete ne fakt po e vuan pa nderprerje shkrimtari yne i madh Kadare.
Xhelozia pozitive na mungon shume si popull!
Xhelozia negative eshte masivisht e perhapur!
Vini re ne biseda sa xheloz behet bashkebiseduesi kur degjon dicka qe nuk e di. Shnderrohet menjehere ne agresor! Per dicka kaq te thjeshte? Ne studjot tv e vereni cdo dite kete lloj xhelozi injorant.
Cudi perse intervistuesi, qe i takonte ta thellonte mendimin e guximshem dhe inteligjent, te hedhur ne studjon e tij, e kaloi krejtesisht pa vemendje!
KUSH ISHTE KJO, SE NUK MORA VESH GJE.
Po ç’te marresh vesh ti Arben leshi, vazhdo te hash gorrica…!
futu ne Google dhe kerkoje. Po duhet te dish anglisht
Adhurimin me te madh per talentin e Ermoneles Shqiptare. Eshte krenaria e ketij vendi bashke me te gjithe njerezit e medhenj qe ketij vendi nuk i kane munguar dhe nuk do t’i mungojne kurre. Le te shikojme gjithmone perpara, ashtu si Ermonela me te gjithe artistet si ajo, qe po na bejne te na degjohet emri neper bote.
Sa krenohemi me keto vajza te talentuara,qe e nderojne atdheun!Eshte mire kur flet per karieren,por perse ngarerrohet me bektashizmin,se para 90-es skraparllinjte ishin totalisht enveriste te terbuar,saqe e c`varrosen baba Mustafain ne Priske dhe e hodhen ne perrua me gjithe teqe.Pasardhesin e tij e telendisen me gjyq publik dhe e denuan per agjitacion kunder partise. Shih dokumentarin e partise se e ke ne you tube!
bukuroshe
Pershendetje dhe suksese!
Ne rastin me te pare qe e ndigjova para dy vjetesh ne mos gabohemn menjeher pa i ditur emerin i theme te gjitheve ne familje qe ky ze eshte i mrekullueshem she eshte me siguri shqiptare.dREJTUESI I EMISIONIT ISHTE NJE VIOLINIST EDHE DIRIGJENT DHE KENDUAN EDHE TE TJERE NJE TJETRE SOPRANE VIOLINISTI JA PUTHI DOREN NDERSA ERMONELES TONE JO OSE UNE NUK E PASHE; Kure ne fund i ndigjova Emerin e perforcova bindjen se ishte shqiptare . Me duket se deputonte ne traviaten e Verdit rolin e Violetes ne se nuk gaboj.u ENTUZJAZMOVA DHE NUK ME ZURI GJUMI DUKE MENDUAR SE PERVEC INVA MULES ESHTE MENJEHER DHE NE KRAHE eRMONELA jAHO;Nje ze brilant dhe i ngrohet e i dashuren qe nderon veten dhe Shqiperin. jAME I MENDIMIT SI EDHE DIVA JAHO ka te drejt qe thote se Shqiperia dhe kosova do te vazhdojne te prodhojne dhe edukojne artiste te permasave boterore. tE LUMTE E FALEMINDERIT ERMONELA jAHO; pAC FAT E JETE TE GJATE E TE LUMTUR;