Erotika dhe “fytyra” e saj sipas Jack Vettriano-s

Dita

Jack Vettriano është një ndër piktorët më të kritikuar në rrethin e tij, përsa i përket subjekteve që ai pikturon.

Por, kush është në të vërtetë Jack Vettriano?

Jack Vettriano është emri artistik i Jack Hoggan. Ai është një artist i vetshpallur skocez, i cili fillimisht e ka trajtuar pikturën thjesht si një pasion. Për të gjithçka ka nisur në vitin 1970, kur e dashura e tij i bleu bojërat e para, si një dhuratë për 21 vjetorin.

Pikturat e para, nën firmën e emrit të tij të vërtetë, ishin kopjime të pikturave impresioniste; piktura e tij e parë ishte një kopje e “Monet’s Poppy Field”.

Vettriano konsiderohet si një piktor kontemporan, që duket se nuk arrin dot t’i shmanget erotizmit.

Pikërisht për këtë arsye, shumë kritikë i janë kundërvënë artit të tij.

Kritikat

Daily Telegraph e ka përshkruar si Jeffrey Archer (novelist bestseller)  i botës së pikturës, një furnizues i “pornografisë së butë e të konceptuar keq”, si dhe një piktor i “erotikës së zbehtë”.

Ndërsa Vanity Fair, shkruan se Jack Vettriano pikturon “fytyrën” e erotikës pa sens logjik.

Në vitin 2013 në The Guardian, kritiku i artit Jonathan Jones do të shkruante: “Vettriano rregullon objekte fetishiste, elegante dhe i ngjyros ato, por kuptimi ngelet i zbrazët”, si dhe “Bota e Jack Vettriano është thjesht një fantazi mashkullore, që ka premisa të ketë dalë drejtpërdrejtë nga Money (novelë) nga Martin Amis”.

Kurse shkrimtari George Kerevan do të shkruante: “Ai vuan të gjitha simptomat që mbartin impresionistët e hershëm francezë: pikturë e thjeshtë, shumë e thjeshtë në ekzekutim dhe subjekt, dhe gjithashtu shumë qartësisht erotike.”

Të ardhurat

Megjithatë, fitimet e tij nga shitja e pikturave nuk mund të përkthehen në të njëjtën mënyrë. Pikturat e tij kushtojnë midis 48.000 dhe 195.000 paund, dhe sipas The Guardian ai fiton 500.000 paund në vit përmes honorareve të shtypura.

Piktura “The Singler Butler” e vitit 1992 ka qenë piktura më e shitur në Britani. Më 21 prill të vitit 2004, versioni origjinal i saj u shit në ankand për 744.500 paund.

Jeta personale, burim frymëzimi

Jack Vettriano shprehet se frymëzimin për pikturat e realizuara e merr nga “25 vitet e keqtrajtimit seksual”. I divorcuar nga gruaja e tij e parë, ai u shpreh për The Independent:

“Unë jetoj në një botë ku zemra duhet të përjetojë dhimbje…Unë, siç duket, jam më krijues kur përjetoj  ndonjëlloj shqetësimi emocional. Kam qenë katër vjet në kërkim të shpirtit tim, përmes nikotinës, alkoolit e antidepresantëve.”

Më poshtë, Dita ju ofron të shijoni disa nga punët e tij më të njohura nëpër botë.

The Singing Butler, 1992.
A Voyage Of Discovery, 1992. 
After The Thrill Is Gone, 1994.
The Longing,1997.   
Night Geometry
Devotion
Fetish
Scarlet Ribbons            
 The Great Poet

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *