Policia e Ersekës shoqëroi dhe mori nën akuzë në gjendje të lirë për kanosje dhe dëmtime me dashje dy të dyshuar, gjysh dhe nip, R. H., 71 vjeç dhe H. H., 19 vjeç, banues në Qytezë. Pas një konflikti të çastit me N. H., 24 vjeç, banues po në Qytezë dhe i njohur i tyre, e kanë kanosur me fjalë për vrasje, si dhe e kanë goditur me grushte e mjete të forta (dru), duke e plagosur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “kanosja” dhe “dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.
