Ersekë, hajduti shqyen dhe bastis magazinën e servisit

anazapta

Një adoleshent u ndalua nga policia e Ersekës ditën e djeshme pasi dyshohet se është i përfshirë në një vjedhje të ndodhur në qytet. I ndaluari është Elis Shkoza,18 vjeç, që sipas policisë ka vjedhur  magazinën me pjesë këmbimi të përdoruara për automjetet në pronësi të mekanikut Th. I., banues në këtë qytezë. Kurse në Korçë, në lagjen nr. 6, Sh. D., 48 vjeç, ka denoncuar vjedhjen brenda haurit në pronësi të tij të 3 dyerve të drurit dhe 2 biçikletave të vjetra. Për të dy ngjarjet është ngritur akuza e “vjedhjes”. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *