Një grua 42-vjeçare u mor nën akuzë në gjendje të lirë nga policia e Kolonjës pasi u denoncua për vetëgjyqësi dhe agresion fizik nga bashkëfshatarja e saj F. S., 59 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Selenicë, kur M. G., dyshohet se i ka marrë me forcë në banesë një viç të dëmtuarës, me pretendimin se nuk i kthente një borxh të vjetër që i kishte. Më pas janë goditur me njëra-tjetrën me mjete të forta, hunj gardhi, duke u dëmtuar po të dyja sipas raportit mjekësor të lëshuar pas ngjarjes së ndodhur.
