Një foto e publikuar mbrëmë nga kryeministri Edi Rama bashkë me zëvendësministrat e rinj, ka zbuluar edhe disa emra të rinj që do jenë pjesë e kabinetit të tij, pavaresisht se ata nuk perfshihen ne vendimin e qeverise se disa diteve me pare. Kështu, mësohet se Rama ka emëruar dy zëvendësministrat e Financave.
Ata janë Ervin Mete, jurist, pedagog, kryetar i G99 dhe Erion Luçi, ish-drejtor i Departamentit të Kërkimit në Bankën e Shqipërisë, aktualisht punon në zyrën e Bankës Botërore në Tiranë. Dy emërimet janë bërë me vendim qarkullues, një procedurë që është aplikuar dhe në të shkuarën jashtë rendit të ditës të mbledhjes së qeverisë dhe u është dërguar ministrave për t’ua komunikuar.
Ndërkohë mbeten akoma pa plotësuar edhe disa poste zëvendësministrash, që mendohet se mund të shkojnë për aleatët e PS, ende në pritje.

ka lezet me edukim super…bravo!
Bukur mire!
U zgjodh nje person qe vjen nga Universiteti Europian dhe qe ka marre vetem nje therrime votash. Mendojme se PS-ja drejtohet nga E. Fuga qe e ka babane e vet te Henri Cili, alias Naim Cili, i cili ka dale hapur kunder popullit te vet ne 23 qershor dhe e ka kthyer universitetin e vet ne strehe te zyrtareve PD-iste te larguar tashme nga drejtimi I shtetit dhe te klanit familjar te Jozefina Topallit.
Ky njeri qe boton gazeten e vet me parate e studenteve dhe josh deputete dhe drejtues te koalicionit te majte me botimet e librave qe u ben atyre dhe qe ka dale hapur kunder Edi Rames dhe politikes se majte ne zhvillimet e arsimit te larte, dikton nepermjet kanaleve te vet ne emerimin e shume njerezve ne poste te ndryshme dhe pastaj mburret.
Z. Edi Rama ne krye duhet te kishe vene ata qe kane fituar gjyqet me berishistet dhe u kthyen ne simbole te shtetit ligjor, te se drejtes kunder korrupsionit dhe dhunes se veglave berishiste ne Adminsitraten Publike e kudo. Anje rehabilitim te tyre dhe vetem premtime elektorale.
Nuk e kuptojme se çfare te pengon per t’i afruar keta njerez qe provuan ne shpatullat e tyre dhe te familjes se tyre persekucionin me te eger berishist. Asnje te emeruar nga rradhet e tyre?!
e njoh personalisht, djale shume i edukuar, modest dhe i pergatitur.Edhe pse ka ngjitur shkallet e karrieres nuk e ka ndryshuar sjelljen dhe nuk i ka harruar shoket e vjeter apo ish koleget. Respekte
Bravo Erion Luçi, djalë studioz dhe me kulturë, na nderove lagjen e vjetër…Suksese dhe bjerini korrupsionit në kokë, mos i lini kusur hajdutëve …
Përshëndetje!
Jemi të interesuar për origjinën e tij, nga vjen. Që në pamje të parë të ngjall respekt si djalë punëtor dhe serioz.
URIME dhe suksese të mëtejshme!