Ervin Skela nuk ka duruar gjatë jashtë fushe dhe është rikthyer në lojë. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Edhe pse 37-vjeçari i dha fund karrierës së tij në vjeshtën e vitit 2011, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare është duke nisur një kapitull të ri. Vlonjati, i cili ka veshur fanellën e 15 skuadrave në karrierën e gjatë të tij në Shqipëri e Gjermani, vendosi të luajë për klubin amator Hanauer 93, një ekip i kategorisë së pestë në Gjermani.
Lajmi u bë i ditur nga media gjermane, teksa u zyrtarizua edhe në faqen e klubit. “Me angazhimin e ish-lojtarit të kombëtares shqiptare, Ervin Skela (37 vjeç), FC Hanauer 93 ka bërë goditjen më spektakolare në merkato në vitin e fundit”, shkruhej në faqen e klubit, që i ka kushtuar një profil të gjatë të mbushur me statistika nga karriera e Ervinit në Gjermani, me ekipet të tilla si Eintraht Frankfurt, Energie Kotbusin, Arminia Bielefeld e Kaiserlautern.
Skela ka luajtur në sezonin e 2011-2012 me skuadrën e polake të ligës së parë, Araka Gdinia, ndërkohë që ka pasur dhe një eksperiencë të shkurtër në Serinë A me Askolin. Sipas trajnerit të FC Hanau 93, Antono Abruceze, Skela gëzon formë të mirë fizike. “Më bëri përshtypja gjendja e tij dhe jam i bindur se do ta na ndihmojë shumë. Kontakti me Skelën erdhi përmes një lojtarit tonë, njëherësh edhe mik me Ervinin”, tha shefi i klubit, Xhovani Falakara.
Klubi i ri i Skelës është duke pritur lejen e transferimit nga Federata Polake, ku dhe luajti për herë të fundit mesfushori shqiptar, periudhë kjo që mund të zgjasë deri në katër javë. Gjithsesi, kjo nuk e shqetëson aspak skuadrën e re të tij, pasi ndeshja e parë e FC Hanau do të jetë më 23 mars, kundër TSV Niederissigheim. “Jemi të bindur se Skela do të na japë pikët qysh në ndeshjen e parë për të pasur një kënaqësi të përbashkët”. Pas 19 javëve të luajtura, FC Hanauer ndodhet në vendin e dytë me 45 pikë, shtatë më pak se SC 1960 Hanau.
Skela nje madheshtor i paperseritshem ne rolin e tij. Kam besim se do te beje ato çudite qe di te beje serish me ekipin e ri. Suksese… Pse ç’ ka me shume Zaneti qe luan 40-41 vjeç
Te luaj ore te luaj por te vij te dorehiqet prape nga lenia e futbollit se po erdhi ne forme e duam ne kombetare prape se ishte lezeti i saj me lojen e tij plote klas!