Escobar dhe Lajçak, sot në Kosovë, për dialogun me Serbinë

J L

 

I dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojnë sot Kosovën.

Mësohet se Lajçak dhe Escobar do të qëndrojnë në Kosovë deri më 2 shkurt.

Lajçak dhe Escobar do të takojnë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

Po ashtu bëhet e ditur se ditën e martë, dy zyrtarët e lartë do të takojnë liderët e partive politike.

Ndërsa, Lajçak do të takojë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Lajçak dhe Escobar do të takojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe do të kenë konferencë për media.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja.

Mesazhet kryesore të tyre për institucionet në vend pritet të jenë rifillimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, përfshirë Asociacionin.

Madje, sipas njohësve të procesit të dialogut, liderëve institucionalë do t’i parashtrohen edhe kërkesat e Sekretarit Amerikan, Blinken për gjetjen e zgjidhjes për të pagjeturit dhe marrëveshjen për energjinë në veri.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *