Escobar mbërrin në Shqipëri, takohet me Varhelyin, zbardhen diskutimet

Amelda Amelda

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka mbërritur sot në Tiranë bashkë me ndihmëssekretaren amerikane për çështjet europiane dhe euroaziatike Karen Donfried.

Lajmin e ka bërë me dije Ambasada Amerikane në vendin tonë pas disa fotove të ndara nga takimi i tyre i parë në vrndin tonë. Fillimisht ata janë takuar me Komisionerin Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për të diskutuar mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërritën sot në Shqipëri dhe u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent. Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian”, thuhet në njoftim.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Shume mire qe SHBA kerkon te integrohemi ne BE , por a eshte e njejta deshire edhe nga ana e Rames , i cili duhet te ulerase qe nuk po hapen negociatat ne kete gjendje pothuajse lufte ne prag te deres , kjo tregon edhe nje here se sa i interesuar eshte Rama per kete . Ai e ka me te lehte te luaje rolin e Sulltanit ne kete Aranautistanin tone , nese Shqiperia eshte jashte Europes ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *