“Nuk është etnia, por korrupsioni problemi kryesor në Ballkan”, Eskobar flet për sanksionet: “Nuk kanë për t’u ndalur”

Amelda Amelda

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, së fundmi ka deklaruar se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por ato kanë efekt dhe se do të ketë të tjera.

Escobar në një intervistë për  Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka vlerësuar se korrupsioni është problemi kryesor në Ballkan.

Diplomati amerikan paralajmëroi një angazhim më intensiv amerikan në rajon në periudhën e ardhshme. I pyetur për sanksionet e vendosura ndaj anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve të tjerë boshnjakë, pastaj kundër Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit në Kosovë, ai theksoi nuk duhet të mendojmë se SHBA do angazhohet në rajon vetëm përmes sanksioneve.

I pyetur se cilat janë çështjet që e shqetësojnë më shumë Uashingtonin sot në Ballkan, Escobar është përgjigjur:

“Historia e ish-Jugosllavisë ka qenë një sukses, nëse shikoni shtatë vendet që përbënin Jugosllavinë, dy janë në Bashkimin Evropian, katër janë në NATO. Dhe në Ballkanin Perëndimor, tre janë në NATO dhe katër po bëjnë përparim solid drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, ekziston një pengesë që është sfidë – korrupsioni. Korrupsioni është me të vërtetë arsyeja pse shumë vende nuk kanë bërë më përparim. Kjo është edhe arsyeja pse disa pjesë të rajonit kanë probleme demografike.

Pra, duhet të jem i sinqertë, sa herë që takoj njerëz në diasporë, një numër i madh i njerëzve që largohen nga rajoni nuk largohen për shkak të problemeve etnike. Ata po largohen sepse nuk kanë mundësi për një të ardhme adekuate ekonomike pa lidhje korruptive.”

Ndër të tjera ai ka theksuar se administrata në Uashington është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe se një nga mjetet në këtë luftë janë sanksionet.

“Dhe mund të them se do të ketë sanksione të tjera, por ky nuk do të jetë mjeti kryesor i angazhimit tonë”, ka thënë Escobar.

Ndër të tjera ai shtoi se ato sanksione nuk kanë për qëllim vende apo popuj të caktuar, por, siç tha ai, individë që janë thellësisht të përfshirë në korrupsion.

I pyetur nëse njoftimi për më shumë sanksione vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se po.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Na habisni Z Eskobar . Kesaj kritike tuajen , per korrupsion ne Shqiptaret i themi ::
    Pordhe kali ne der te hanit , shemi deren e kalase .
    Sidomos me kampjonja ne Ballkanin perendimor per korrupsion eshte Shqiperia , qe e kane rjeshtuar Shqiperine nga RUSI me vepra , shkelet kushtetuta nga te gjithe neokomunistet politikane te ketyre 31 viteve posacerisht per pronat . Dhe ju i nderuar Zoti Eskobar na beni shkencen e korrupsionit . Interesant keshtu duhet te jete nje shtet anetar i NATO ?. Kurse nga BE qe ju propogandoni per Shqiperine te integrohet , ceshtja e prones eshte detyre kryesore nga BE . Habitemi nga ju ,nuk luftohet korrupsioni ne kete menyre , dhe ju doni te punoni me keta bandite neokomuniste hajdute politikane Shqiptare, per tu tallur mbi temen tuaj korrupsion . .

  • I nderuar zoti Escobar!
    Pse lodheni kot duke kerkuar se kush jane te korruptuarit ne Shqiperi?
    Se pari ka dale hapur MBROJTESI I TE KORRUPTUAREVE dhe pasi te kapni prej veshi ate,dalin kollaj te tjeret!
    A nuk eshtye babai i korrupsionit ai qe ka dale cdo here ne mbrojtje te cdo skandali korruptiv?
    Ja pra,pas cdo skandali korruptiv,ka dale i vetem ne cdo rast ne mbrojtje te tyre kryeministri Edi Rama!
    Verifikoni reagimin e tij kur plasi skandali i permasave boterore i tenderit te “Unazes se Re’ dhe do kuptoni se ai eshteSUPER I KORRUPTUARI SOT NE SHQIPERI!
    Se ai nuk mori persiper te analizonte kete skandal dhe te percaktonte fajtoret ne qeveri,por u doli ne mbrojtje menjehere!

    Dhe vulen si mbrojtes i korrupsionit Edi Rama e vuri ne Konferencen ANTIKORRUPSION ( i thencin),kur deklaroi se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk JANE dhe nuk KANE QENE politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!

    A doni me per Belulin,qe t’u tregoje se kush jane te korruptuarit?

  • Eskobar ju do hani nje mut te madh se nuk ju pjerdh me njeri. Kina me Rusine po marrin Boten ne Dore dhe ju po ikni per lesh. Amerika eshte gati ne lufte civike dhe shperberje me nje krize te papareekonomike, morale, politike dhe identiteti. Ju mbaruat bashke me bushtrat tuaja te Evropes. Ikni pirdhuni dhe na lini rehat se nuk do ju degjojme ju plehra qe vini nga ana tjeter e Botes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *