Moikom Zeqo
PLATONI, BARLETI DHE SHTETI
“… ata u gozhduan në vend atje, ku u ndodh secili, dhe mbasi kthyen fytyrat e tyre mbrapa, u habitën për ato që nuk shpresonin të shikonin”.
Ana Komnena, shek XII
A mund të rindërtojmë me lëndën e përfytyrimit një arkitekturë, ku emri i Platonit dhe i Barletit të jenë dy emblema të mirëfillta, që ndonëse në skaje të largëta kohore t’i përkasin të njëjtës heraldikë të filozofisë, ose të kulturës së kohërave?
Le të bëjmë një sprovë më vete – tepër modeste nga të tëra pikëpamjet.
Forma adekuate e dialogut, kryemjeshtër, i të cilit siç dihet qe Platoni, na afron një mundësi të këndshme, një atu të vërtetë.
Me një mungesë përvoje le të na lejohet guximi i një dialogu imagjinar si më poshtë, midis dy subjekteve A dhe B.
A – Platoni ka jetuar në shekullin IV para erës sonë.
Barleti ka vdekur në fillimin e dekadës së dytë të shekullit XVI.
Midis tyre ka 20 shekuj.
Nuk janë pak?
Apo jo?
Ç’lidhje ka midis tyre?
Ithtarët e shkollës krahasimtare e kanë tepruar shpeshherë duke kërkuar lidhje edhe aty ku nuk ka.
B – Lidhja nuk është fizike.
Është lidhje ideore.
Është një lidhje, që ekziston me të vërtetë.
Nuk është e shpikur dhe mund të analizohet duke ju drejtuar fakteve.
Padyshim që Barleti e ka lexuar Platonin.
Platoni për arsye të vetëkuptueshme, nga që shtëpitë nuk ndërtohen nga çatitë, por nga themelet, nuk ka patur mundësi për ta njohur Barletin, ndryshe do të përjetonim absurdin e një lëvizje të kundër të kohës.
Megjithatë lidhja midis tyre përsëri e theksoj, është e shumëfishtë.
A – Mos vallë mendimi i Platonit për idetë – arketipe, idetë e veçanta ontologjikisht të themeluara, autonome, të pavarura nga njeriu, lëvizin nga një shekull në tjetrin dhe në këtë rast nga Platoni te Barleti si një lloj post transcedentale, e botës epifenomenale, dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një shëmbëlltyrë të parrëzueshme të fundamentalitetit idealist, ose të një metampsikoze të ideve?
B – Aristoteli po ta dëgjonte këtë tezë të skajshme dhe absolutiste do të buzëqeshte, po besoj që të njëjtën gjë do të bënte edhe Barleti.
A – Pse, a nuk mund të themi diçka përfundimtare për formimin filozofik të Barletit që metoda krahasimtare të bëjë lidhjet me dallimet midis mendimtarëve në kohëra të ndryshme për të përvijuar kontributet vetjake në historinë e përgjithshme të filozofisë?
B – E vërteta është se Barleti ende nuk është studiuar nga pikëpamja filozofike.
Po të lexojmë me kujdes dy tekstet e tij bazë shikon se ai citon shpesh stoikët, si filozofë të parapëlqyer të etikës dhe të mendimit.
Por duhet lëvizur në kohë, sidomos nga epoka klasike e lashtë në epokën e sinkronizuar helenistike, kur në fakt platonizmi – doktrina mbi idetë paraardhëse të botës së sendeve, pëson ndryshime dhe nëpërmjet eklektizmit me stoicizmin e vonshëm të Posedonit nga Apamea, i shkollës filozofike të Rodosit ngre lart idealin e të diturit të njeriut “të përsosur”, duke konstruktuar një univers të etikës e të shtetit me një raport jo aq determinant dhe fatal me konceptin e fatit – tihe, por me më tepër besim në forcat mbijetuese të njeriut.
Kjo e parë si rrjedhim i forcës së arsyes.
A – Diçka më konkrete ju lutem, futuni në temë, argumentoni!
B – Patjetër – në të kundërtën fjalët e mësipërme do të jenë vetëm ornamente.
Në parafjalën e njohur të Rrethimit të Shkodrës, të botuar më 1504 Barleti citon një sinops të teorisë së stoikëve: “Me të vërtetë sikurse na mësojnë për bukuri stoikët, po të shqyrtohet natyra e brishtë dhe e pasigurt e kësaj bote, kuptohet menjëherë se rreziqet dhe fatkeqësitë janë krijuar pikërisht për njeriun me qëllim që ky të shohë mirë se ndërsa lumturia e amshuar është vetëm për të pavdekshmit, përkundrazi për njeriun me qëllim që ky të shohë mirë, për njeriun në këtë botë s’ka asgjë të amshuar, asgjë të qëndrueshme e të sigurt, me një fjalë të shohë se ku qëndron ndryshimi midis natyrës hyjnore dhe asaj njerëzore. Kështu njerëzit e kuptojnë se kanë lindur edhe për një qëndrim humanitar, domethënë që t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit”.
Këto janë si të frymëzuara nga Sokrati, mësuesi i Platonit. Janë mendime të universalizuara.
A – Platoni ka nga Sokrati kjo dihet. Më intereson më shumë se ç’gjë nga Platoni reflekton më saktë Barleti?
B – Teorinë e Platonit për shtetin, kryeveprën e tij “Politea”. Barleti në librin e tij të famshëm për Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, në gojën e Pal Engjëllit thekson: “Fatbardha dhe fort të lumtura janë ato republika, mbretëri dhe shtete, që qeverisen nga njerëzit më të mirë e më të ditur”, pohon me të madhe hyjnori Platon”.
Edhe në vise të tjera të tekstit barletian njihemi me mendime të teorisë së shtetit.
Kemi pra një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për mendimin shqiptar teorik në shekullin XV.
Më 1444 Skënderbeu si intelektual i formateve evropiane, në Kuvendin e Lezhës, bëri një novacon të paparë: arriti të sendërtojë idenë e një bashkimi kombëtar, më saktë të një shteti si institucionalizim i qenies etnike – gjë që është nga idetë më të hershme dhe njëlloj manifesti për teorinë e shtetit modern.
Në 1513, vetëm 69 vjet pas Kuvendit të Lezhës, italian Makiavel në kryeveprën e tij “Il principe”, do të argumentonte këtë ide në rrafshin e mirëfilltë teorik.
Shumë shekuj më vonë realizimi i bashkimit të Italisë do të kishte simbol Garibaldin, ashtu si Gjermania Bismarkun.
Po a nuk është reflektuar në një farë mënyre formula e Skënderbeut tek këta dy emra të mëdhenj?
Skënderbeu në një letër të tij të datës 31 dhjetor 1460 dërguar nga Kruja Ferdinandit të Siçilisë thotë një maksimë sokratike po edhe platonike: “Unë do të jem mik i Virtytit dhe jo i Fatit”.
Për Barletin Skënderbeu është tip i udhëheqësit sipas përcaktimit të Platonit për filozofin udhëheqës.
Është fjala pra për një koncept bipolar, për diturinë (shkenca) dhe për të mirën (etika).
Kështu del nga citati, apo jo?
Makiaveli bën ndarjen e politikës nga etika.
Platoni mendonte diçka tjetër: “shkrirjen e etikës me politikën”.
Megjithatë le të citojmë edhe një mendim më realist të Platonit në librin e tij “Politea”: “Deri sa filozofët nuk bëhen mbretër, ose deri sa të ashtuquajturit mbretër të sotëm nuk i përkushtohen filozofisë së vërtetë dhe të themeltë dhe deri sa këto të dyja nuk shkrihen në një gjatë kësaj kohe shtetet nuk do të çlirohen dot nga e keqja”.
A – Po mendimi i Barletit a përkon me këtë ide?
B – Barleti në disa faqe më tej mbasi e citon Platonin bën një shpjegim të drejtë të raportit midis demokracisë pluraliste dhe domosdoshmërisë së drejtimit unik ekzekutiv.
Pra, është për unitetin e ekzekutivit, pa të cilin koncepti i shtetit sipas tij nuk përparon dot.
Barleti shkruan duke ju referuar rolit të Skënderbeut këto fjalë: “Ti e krahason zakonisht morinë e drejtuesve të ndryshëm dhe hegjemoninë e një të vetmi me dy shtazë, nga të cilat njëra kishte dy kokë, kurse tjetra vetëm një.
Këto, shtazë, duke ju shmangur shigjetave të gjuetarëve u futën në trungun e një druri zgërbonjë, nga ku nuk mund të nxirreshin ndryshe, veç duke u vënë zjarr e duke djegur trungun.
Shtaza që kishte një kokë, nga që u mendua njëherë e shpejt, mori arratinë e u tërhoq në një vend të sigurt.
Përkundrazi ajo që kishte shumë kokë, duke u menduar për një kohë të gjatë se në ç’mënyrë të shpëtonte, i lau hesapet menjëherë, e rrëmbyer nga zjarri”.
Kjo parabolë barletiane është kuptimplotë në këtë kohë. Barleti shpreh teorinë e shtetit të centralizuar që del nga mesjeta.
Ky centralizëm rrjedh nga një unitet etnik.
A – Platoni kish parasysh diçka utopike, shteti i tij ideal pa pronë private pati elementë të tillë të mendësuara që bën që Karl Kaucki ta quante në mënyrë të sforcuar “Bashkësi komuniste”. Barleti e citon Platonin, por me shpjegime të mëtejshme ai e ngre monumentin e Skënderbeut – simbol etik e etatist dhe jep një teori shqiptare të unitetit shtetëror kombëtar, të përfaqësuar nga një mbret iluminist siç qe heroi ynë i shekullit XV-të.
Ai e vlerëson demokracinë, republikën, si koncepte, akoma më gjerë edhe lirinë e mendimit, por anon më tepër nga Aristoteli sesa nga Platoni.
Aristoteli flet për formën e përzier shtetërore, të elementeve të demokracisë dhe të aristokracisë antike, etj.
Barleti si rilindas dhe humanist i madh evropian e ngre Platonin, mendimtarin kolos të antikitetit në funksion të kohës dhe të së ardhmes.
Ashtu si Leonik Tomeo, një tjetër rilindas evropian me origjinë shqiptare, që qe i pari që përktheu në latinisht Aristotelin edhe Barleti i referohet filozofëve të vjetër duke kontribuar në kulturën pannjerëzore sipas lëvizjes së spirales historike.
Nëse sipas Platonit sendet janë metafora të ideve, ose hije të hijeve, ose sipas një koncepti tipik të shoqërisë skllavopronare antike ideja është skllavopronare dhe sendi është skllavi, për Barletin epoka e humanizmit bënte që të ndërtonte një koncept tjetër atë që ideja e reflekton sendin, se fati dhe vullneti i njeriut lirohen nga statusi juridik skllavopronar drejt një lirie më të madhe të njeriut e të shoqërisë, të njeriut me natyrën e të njeriut me njeriun.
Me Skënderbeun Barleti realizon një nga apologjitë më të shkëlqyera në tërë kohërat e njeriut, të individit që u bë sinteza e popullit, të triumfit të tij mbi kohën.(Durrës, 20 shkurt 1992)
MARTIN HAJDEGER – DYSHIMTARI I EKZISTENCËS
Filozofi gjerman Martin Hajdeger (1889-1976) është ndoshta figura më emblematike e filozofisë së ekzistencializmit
Tërë përpjekja e tij mendore e pashtershme u fokusua në çështjen e ekzistencës.
Në të vërtetë, që tek filozofët parasokratikë, te Anaksimandri, Parmenidi dhe Herakliti u kërkua e vërteta esenciale e ekzistencës.
Më pas, Platoni dhe Aristoteli, sipas Hajdegerit e shndërruan filozofinë në një çështje të mirëfilltë metafizike, që bëhet fusha e “harrimit të ekzistencës”.
Këtu Hajdegeri gjen shmangien e objektit të filozofisë në shekuj dhe kërkon ridimensionin e saj konceptual dhe rikthimin te e vërteta e njeriut.
Në thelb të “harruarit e ekzistencës”, sipas këtij mendimtari, nuk është aspak thjesht gabimi i filozofëve, hutim, ose halucinacion i tyre, po një proces “objektiv”, i pavarur nga njeriu, është karakteristikë dhe atribut i rëndë dhe qenësor i tjetërsimit të njeriut në histori.
Filozofia, ose metafizika e shekujve sipas H. është nihilizëm.
Duhet që njeriu të vështrohet si objekt dhe subjekt i ekzistencës, si vend i “banimit të ekzistencës”, si “shtëpi e ekzistencës”.
Filozofia, jo vetëm nuk e ka ndriçuar, por e ka nxitur dhe bërë alibike ekzistencën.
Ndaj H. procesin e tij të arsyetimit nuk e quan filozofi, po “mendim të ekzistencës”, duke braktisur dhe termin “ontologji fundamentale”.
Teknika moderne universalizmi i shkencës, planetarizmi i saj e objektivizon njeriun, e bën një pjesë inerte të mekanizmit kolosal në fazën e fundit të harresës së ekzistencës, që vjen në kohën e natës botërore, që sipas H. “është koha e varfër, sepse në rendin teknik shuhet çdo gjurmë e afërsisë vendlindëse të njeriut ndaj ekzistencës”.
Kështu filozofia metafizike zhduket, për t’u shndruar në kibernetikë.
Spiralja e mendimit të H. ka shumë lëvizje, ndryshime, modifikime.
Në një vepër kryesore të H. të quajtur “Mbi humanizmin”, që H. ja kushton mikut të tij francez dhe ithtar i filozofisë ekzistencialiste Zhan Bofreut, krijon një afërsi edhe me mendimin e Marksit dhe pikëpamjen e tij të historisë.
Kështu H. shkruan “Meqenëse Marksi e njeh tjetërsimin dhe arrin te një dimension i qenësishëm i historisë, botëkuptimi i tij mbi historinë është superior ndaj historisë tjetër.
Nga shkaku se as Huserli dhe as bile Sartri nuk e njohin qenësinë e historisë në të qenët del se as fenomenologjia e as ekzistencializmi nuk afrohen në atë pikë, ku është e domosdoshme dialogu produktiv me konceptin marksist”.
Më pas nuk e përmend më Marksin.
H. mban qëndrim nihilizues ndaj “dimrit të qytetërimit teknik” dhe është kontestator i të drejtave të njeriut dhe të ekzistencës së tij të mirëfilltë.
Stilist brilant, përherë dyshimtar, H. e shndërron temën e ekzistencës në një temë të një humanizmi individual dhe të prekshëm në të gjitha aspektet. H. është si kundër racionalizimit të skajshëm, ashtu dhe ndaj mistikës së “paqëllimtë” dhe në një botë të mekanizuar, të instrumentalizuar njeriu duhet ndihmuar, të gjejë vetveten e humbur, për t’u rinjerizuar si qenie.
Problemi i tjetërsimit nga mjedisi shoqëror dhe nga marrëdhëniet e shtrëmbëruara njeri-njeri për H. janë një ankth dhe një psikozë e dilemave të pafund e disfatave të njëpasnjëshme dhe e konfuzionit të të menduarit të vërtetë.
Shumë teza të tij të guximshme dhe “heretike” shpalosen në intervistën që u botua post mortum në revistën “Das Spiegel”.
Mbas vitit 1976 nisi botimi i veprave të H. në 66 vëllime. Ashpërsia me të cilën është shprehur H. ndaj botës bashkohore është një apel i tij për ruajtjen e vlerave morale dhe ekzistenciale, që po rrafshohen e rrezikohen të zhduken përfundimisht.
Metoda e tij e të menduarit ndriçon shumë aspekte të harruara, po jo pa kufizime dhe shmangie në aspekte të tjera, herë herë me nihilizëm, që nuk i qëndrojnë realitetit.
Megjithatë me të drejtë H. quhet një nga filozofët më të mëdhenj të shekullit XX.
Polemika e tij e fuqishme nxit në të gjitha indet reflekset e mendimit njerëzor.(Durrës 5 prill 1992)
Megjithe ate zoti Zeqo,Al-Bania duket se eshte ne Azi dhe Asia prane Greqise.
Ketu ne Greqi kane lindur te gjitha sic jane shprehur ata Njerez qe jane Njerez dhe Mirenjohes te Greqise.
Ne Al-bania ka nje urrejtje kunder Greqise!
Hipokrizia eshte se ne Emer te nje shteti te quajture Al-bania te krijuar nga fuqite e Medha kunder Helenizmit,tregon ignorancen dhe idiotesine e nivelit te popullit tone kunder Greqise.
Historia eshte ajo qe eshte themeli i marredhenieve te popujve.
Pyetja eshte.
Na ndajne apo na bashkojne shume me Greqine?
Dhe kush na ka ndare dhe pse?
Dje ishte dita perkujtimore e renies se Mbretereshes se qyteteve Kostandinopolis tek Islami.
Cfare beren te “Krushteret” e Evropes per ta kujtuar?
Ata bile e kane pershendetur kete pushtim,shkaterrim.
Kostandinopoli ishte dhe eshte qendra jone e Ilyreve,te Epiroteve,te Grekeve.
Kur shkruan Mendimtari dhe Kulturologu më i madh i yni, Akademik Moikom Zeqo, mirë është të mësojmë ndonjë gjë, e jo t`i japim Atij, mendjen(që nuk e kemi).
Është normale që në raste të tilla, “mendje” japin kryesisisht viktima të shovinizmit grek, e pjella bastarde të tij.
Për ata që njohin Kulturë dhe Histori, Artet, Filozofia dhe Shkencat, e kanë vendorigjinën dhe vendlindjen në Egjipt, në Arabi, madje në Kinën e Lashtë.
Sajesat dhe trillimet rreth “qytetërimit grek”, ka rreth 30 vjet që po shemben si kështjella rëre, e do vazhdojë të zbardhet e vërteta. Sajesat e shekullit të XVIII-të, po rrëzohen me argumente shkencore. E kjo nuk përbën ndonjë kijamet për njerëzimin. As antigreke nuk është. Nuk është antigreke, sepse është e vërtetë. 1-Është fakt i njohur historik, se “greqia” u sajua dhe u financua nga Anglia në vitet 1800, me paratë e saj, të cilat janë me shifra konkrete, e të cilat shteti “grek”, ende nuk i ka shlyer.
Këtë e thotë Athina zyrtare, e jo lexuesit kokëboshë.
2-Shiptarët nuk kanë urrejtje për grekërit. Përkundrazi, janë grekërit ata, që me zjarr dhe me hekur, si “kristianë të mirë” e me kryq në dorë, kanë bërë masakra mbi shqiptarët.
Kjo është… “Historia qe eshte themeli i marredhenieve te popujve”.
3-Shqipërinë me Greqinë i kanë ndarë dhe i ndajnë shovenët grekë, me kishën “ortodokse” që kanë në pushtet.
4-Europa nuk kishte çfarë të bënte e të kujtonte për rënien e “mbretëreshës”, që kurrë nuk pati kurorë. Sepse Stambolli ka qenë Stamboll, shumë mijëvjeçarë më parë sesa të vinin grekërit në Ballkan.
Sepse Europa vetë, ka shkruar para ca shekujsh, citoj:
“Sa i takon perandorisë bizantine, gjykimi i Historisë është i prerë. Ajo përbën pa asnjë lloj mëdyshjeje, formën më të ulët e më të neveritshme që ka njohur ndonjëherë njerëzimi…
Asnjë qytetërim tjetër me kohëzgjatje kaq të madhe, nuk është kaq i zbrazët nga çdo formë dhe element madhështie…
Veset e saj, ishin veset e njerëzve që kishin rreshtur së qeni heroikë, pa mësuar të ishin të virtytshëm.
Skllevër, madje skllevër të kënaqur, në veprime e në mendime, të dhënë mbas qejfeve të kota, bizantinët dilnin nga natyra e tyre vetëm kur ndonjë shtysë teologjike apo ndonjë veprim guximplotë në garat e kuajve, i nxiste për trazira të dhunshme.
Historia e perandorisë është një rrëfim monoton i intrigave të priftërinjve, intrigave të eunukëve dhe grave, helmimeve, komploteve, mbushur me mosmirënjohje dhe vëllavrasje të pafundta”. (William Edward HartpoleLecky “History of Europian Morals”, botim i vitit 1869)
PIRDH O PELA SE LIROHESH