“Është arrestuar në Itali”, PD kërkesë Prokurorisë për hetimin e kandidatit socialist të Shkodrës

Elena Tase

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë pa vonesë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, i cili u regjistrua në votime si kandidat i PS për Bashkinë e Shkodrës.

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi,  bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak te ligjit të dekriminalizimit.

“Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Nëse këto pretendime të PD verifikohen nga Prokuroria, kjo do të thotë se Valdrin Pjetri nuk mund ta marrë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, sipas Ligjit të Dekriminalizimit.

e.t./dita

Share This Article
6 Comments
    • Lajm i genjeshtert (fake news) per te penguar dhe vonuar leshimin e Bashkise Shkoder. Nese nuk jane te verteta duhen denuar me burg akuzuesit e Valdrinit. Nese te verteta meriton te shkarkohet.

      • Sipas dokumenteve që Valdrin Pjetri nuk i deklaron, rezulton se karriera zyrtare për të, ka shërbyer edhe si “burim” pasurimi, me prona të dukshme e miliona të padukshme, që nuk përputhen as me 1%, të vlerës së pagave, që Pjetri ka marrë në 9 vitet 2010-2019; si 6 herë drejtor “VIP”, në sektorë pronash shteti dhe private, në pushtetet e PD-PS.

        Bëhet fjalë, për 3 hotele me logo “PRIVILEGE”, të ndërtuar në Tiranë e në bregdetin e Kavajës, brenda të cilëve, janë 24 lloje shërbimesh, deri tek floktore, por futur nën logon e licencës “Hotel”.

        Sipas “CV” së tij zyrtare, të publikuar nga vetë ai; rezulton se në vitet 2010-2019, Valdrin Pjetri që nuk deklaron asnjë diplomë universiteti, ka “shijuar” 5 poste të larta shtetërore, me objekt punë administrim, verifikim, shitje, akordim, dhënie tapi, pranim aktesh legalizimi, miratim hartash e regjistrim pronash; konkretisht në këto detyra, të dhëna nga Berisha e Rama:

        Vitet 2010-2014: Drejtor i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, nga Taskë-Forca Anti Mafia dhe Anti-Terrorizmi.
        Vitet 2014-2015: Drejtor i Drejtorisë së Pronave, në Ministrinë e Mbrojtjes.
        Vitet 2014-2017: Kryetar i Komisionit Shtetëror dhe NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes, për Demontim-Shitjen Skrap, të Municioneve Luftarake.
        Vitet 2015-2018: Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse (Fondet), në Ministrinë e Mbrojtjes.
        Janar 2018-Maj 2018: Drejtor i Hipotekës Tiranë.
        Maji 2018-Mars 2019: Drejtor i përgjithsëm i Hipotekave të Shqipërisë.
        Mars 2019-Maj 2019: Prefekt i Qarkut Shkodër.
        Në vazhdim, kryetar i Bashksië Shkodër
        PYETJE: – A kanë lidhje 3 hotelet me “4 Yje” të Valdrin Pjetrit; me 7 postet ku menazhohen vetëm prona shteti e private, kur dihet, që paga e marrë prej tij në 9 vite drejtor i lartë, mund të mjaftonte vetëm për të blerë 1 apartament 2+1 e 1 garazh 8 m2, në pallatet e Bashkim Ulajt në zonën e Farkës, pa harxhuar asnjë qindarkë për ushqim e veshje, ndërkohë që siç thuhet ka edhe disa apartamente banimi pranë Ambasadës së SHBA-Tiranë?

  • Rames inmblidhen hajdut dhe kurrupsionistet SI mizat pas kermes.
    Ja ndjejne eren.

  • Arsyetim Salihian, se nuk ka udhëtuar drejt Italisë për 8 vite do të thotë se ka qenë i dënuar 🙂 Asnjë provë, asnjë fakt, asnjë letër nga autoritetet por vetëm fantazi e shfrenuar, kaq mjafton për Salihun që të nxjerr këlyshët për të lehur në publik. Mbase është e vërtetë por nuk do ishte më mirë të kishe siguruar njëherë provat e pastaj të kërkoje hetim nga Prokuroria ? Nëse Prokuroria heton e nuk vërteton, dënohet ky Bardhi ? Apo asgjë, thjesht vazhdon estrada politike deri në iluminimin e radhës të Salihut ?

  • Fakt eshte qe nuk ka shqiptar te shenjte cfaredo drejtimi politik te kete qofte edhe ripjedhes biles keta ripjedhsat jane leshuar me keq se kermat e saliut duke bere kerdine!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *