Emisioni Investigativ “Fiks Fare” hedh dritë mbi një nga ngjarjet më të bujshme të viteve ’80, me protagonist kryesor Sali Berishën, në atë kohë sekretar partie, i cili me veprimet e tij ka arritur që të internojë një nga mjeket më të njohura të asaj kohe, znj. Margarita Kostaqi dhe bashkëshortin e saj mjek, Milto Kostaqi.
Për herë të parë, me zë dhe figurë, “Fiks Fare”, publikoi mbrëmjen e së martës (7 dhjetor 2021) dëshminë e mjekes, të ndarë nga jeta në vitin 2011, e cila tregon se njeriu kryesor për dëbimin e saj ka qenë ish-kolegu Sali Berisha, me të cilin në atë kohë kishte edhe një raport njerëzor.
Ndërkohë, 9 kolegë dhe të njohur të saj, kanë treguar ndër vite për kamerën e emisionit investigativ të gjithë historinë, ku e përbashkëta e tyre ka qenë vetëm një emër; ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Historia e Margarita Kostaqit, dhe bashkëshortit të saj Milto Kostaqit, fillon në ish-vilën qeveritare nr.30, atje ku në vitet ’80 banonte kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Mehmet Shehu, dhe familja e tij. Mbrëmjen e 18 dhjetorit të vitit 1981, ish-kryeministri Mehmet Shehu gjendet i vrarë në dhomën e gjumit.
Pas këtij fakti, gjithë njerëzit që punonin me të kaluan në sitën e partisë dhe të Sigurimit të Shtetit. Të njëjtin fat pati dhe grupi i mjekëve që punonte pranë kryeministrit. Ata u larguan. Midis tyre edhe mjeku Milto Kostaqi, burri i Margarita Kostaqit.
Për çudinë e të gjithëve, në vend që të përjashtohej nga partia Milto Kostaqi, u përjashtua bashkëshortja e tij, Margarita, e cila punonte si mjeke kardiologe në Spitalin nr.1, Tiranë, sot QSUT. Margarita Kostaqi kishte mbaruar shkëlqyeshëm Fakultetin e Mjekësisë dhe ishte e specializuar në Francë për kardiologji.
Ajo gëzonte një autoritet të padiskutueshëm, falë aftësive profesionale dhe karakterit të saj. Vdekja e kryeministrit shqiptar dhe largimi i Milto Kostaqit nga klinika e bllokut, ku ai punonte si mjek i Mehemet Shehut, ishte rasti më i mirë për të hequr qafe gruan e tij, që kontrollonte pavijonin e kardiologjisë, ku punonte edhe Sali Berisha
Ngjarja e vitit 1982, regjistrimet e kolegëve të Margaritës dhe Berishës
Regjistrimet me kamera të fshehtë për “dosjen Margarita” në 2010, kanë një të përbashkët. “Mos më ngatërro me këtë histori” – kjo është fjalia që e thonë thuajse të gjithë.
Pas botimit të dëshmisë së vetë Margaritës, FIKS FARE solli sot pjesë nga dëshmi mjekësh që kanë folur rreth ngjarjes. E pohojnë atë që ka ndodhur dhe përmendin të gjithë mjekun Sali Berisha, por bie në sy që duan të shkëputen menjëherë nga intervistuesja:
Pjesë nga dëshmia e regjistruar nr.1 (mjeku B.S.)
Gazetarja regjistruese: Unë dua të bëj diçka për Margaritën dhe Milton, doktoreshën e zemrës që ju keni qenë në një organizatë.
Mjeku: Kjo është përjashtuar nga partia më 82-shin. I keni hyrë një valleje që do të thyeni qafën.
– Pse?
– Është me pasoja Margarita.
– Pse?
– Kur të kesh mbaruar punë me Margaritën eja dhe fol me mua pastaj. Prandaj po të them që i ke hyrë një pune me bela… Këtu është i implikuar Saliu, implikohen shumë anëtarë të një organizate. Pra ishin të involvuar në këtë problem…
– Po çfarë ka ndodhur tamam në atë mbledhjet e organizatës së partisë?
– Pikërisht kjo… (nuk kuptohet)
– Ju vetë si e njihnit Margaritën?
– Thjesht e njihja në punë. Di që atëherë janë bërë shumë mbledhje, di që kemi bërë 7 ose 9 mbledhje të tilla, di që vinin nga komiteti i partisë vazhdimisht për të zgjidhur problemin sepse deri sa erdhi dhe Xhemal Tafaji. Se me atë u zgjidh si të thuash problemi sepse nuk bihej dakord me ato vërejtjet që kishin për të. Kështu që ndonjë njohje të madhe me Margaritën nuk kam. Në organizatë mbaj mend se e sulmonin shumë. Unë nuk isha në asnjë grup se aty kishte dy palë që u thelluan pas vdekjes së Mehmet Shehut. Nuk isha as me ata që e mbronin dhe as me ata që e sulmonin. Por më dukeshin gjëra jo normale, gjëra të stisura. Diskutonin se ishte e përfshirë në veprimtari armiqësore. Sipas njërit grup ishte e përfshirë se kishte miqësi me Llambi Zeçishtin. Grupi tjetër thoshte se nuk dimë gjë. Ku ta gjejmë të vërtetën? Ku ta gjejmë të vërtetën? Si mund ta akuzonin një njeri sepse ka miqësi me dikë? E dimë ne, – na thoshin ata, – sepse ne jemi që punojmë në Bllok dhe e dimë ne këtë histori… Ne si puna ime për shembull rrinim dhe dëgjonim ç’thoshte njeri apo ç’thoshte tjetri… Por Margarita qe trime, ajo i ka rezistuar në mënyrën më dinjitoze, historike, unë do të isha dorëzuar për veten time.
– Por pse nuk mund të flas për këtë punë, qoftë dhe për vlerësimin që keni për Margaritën?
– Jo, jo. Nuk dua të përfshihem në këtë histori. Pastaj ua thashë në fillim, mbaro punë me Margaritën dhe eja flasim prapë. Nuk dua të përmendet emri im në këtë çështje. Kaq sa jua thashë e bëra për t’ju ndihmuar juve.
Pjesë nga dëshmia e regjistruar nr.2 (mjeku F.P.)
– E takova në mëngjes. Më tha që mos u afro, për Margaritën ishte muhabeti. Ndodhi ajo që ndodhi në darkë, pastaj u organizuan mbledhjet. Duke mbajtur atë qëndrim që dihej. U mblodh organizata 30-40 veta… Tek spitali 6-katësh atje u hodh mendimi që t’i viheshin Margaritës. Pastaj u dha orientimi se si do të organizohej mbledhja, si, qysh, tek do të bëhej. Ata thonin se duhej të përjashtohej nga partia dhe ne ngrinim duart.
– Pse ishte e rëndësishme përjashtimi nga partia?
– Pasi përjashtohesh nga partia automatikisht ishte e çmontuar nga çdo problem. Aso kohe Margarita ishte kthyer në një gur të mirë dhe unë kisha disa probleme. Të gjithë u futëm në këto linja dashje pa dashje. Në këtë mbledhje ishte për t’u përjashtuar edhe Ilir Bezarti po Berisha tha që të shkojë 6 muaj në prodhim për mua.
– Çfarë ishte Berisha në atë kohë?
– Ishte anëtar i organizatës dhe njëkohësisht në spital. Brenda ishte dhe një byro e madhe, ishte anëtar i byrosë së spitalit. Byroja kishte disa organizata pastaj vajti nga spitali tek fakulteti, gjithë këta që ishin pedagogë krijuan një organizatë të madhe partie që varej nga spitali. Na kapte rajoni nr. 1 që drejtohej nga Xhemal Tafaji.
– Sa zgjatën këto mbledhje?
– Një orë e gjysmë. Margarita ishte një grua e fisme që kishte çarë me aftësitë e veta, kurajoze. Ajo e mbajti veten po jo në atë shkallë… Se.. “Mjaft se të dëgjuam”… “E dimw çdo të na thuash” Dmth ia ndërpritnin muhabetitn
– E ke takuar më Margaritën?
– E kam takuar një herë në ’94.. Me tha: “Fatos nuk ta harroj kurrë”. I thashë se nuk e kupton se ishte koha. Ne udhëzim kishim marrë…. Që ta kuptosh, mbas Margaritës më erdhi radha mua prandaj ta lidha me Ladin. Se kështu ishte ajo kohë. Disa gjëra duhet t’i pranojmë na vjen apo s’na vjen mirë.
Pjesë nga dëshmia e regjistruar nr.3 (M.J. anëtar i organizatës së partisë, mjek)
“…Po shiko, puna e Margaritës ishe pak ndryshe sepse në fakt për transferime nuk ndodhte që bëheshin mbledhje të organizatës së partisë por puna e saj ishte ndryshe, ose ishte komuniste dhe mjeke shume e zonja.
– Po pse ishte ndryshe puna e Margaritës?
– Po se i shoqi ishte mjek në byronë dhe kjo nuk ishte pak për kohën. Megjithatë në këtë punë u bashkuan shumë interesa.
– Por çfarë akuzash u janë ngritur në mbledhje?
– Nuk e di nuk kam qenë unë në asnjë prej këtyre mbledhjeve. Thjeshtë kjo ngjarje bëri bujë se Margarita ishte mjeke shumë e mirë, por asaj nuk është se iu hoq e drejta e profesionit. Por ju kot e keni nisur këtë punë se nuk do të nxirrni gjë në shesh, sepse pothuajse është e pamundur të nxjerrësh gjë nga kjo histori. Dokumente nuk ekzistojnë, ata që e dinë mirë këtë punë nuk flasin.. Kështu që them më mirë ta lësh fare, për të mirën tënde them.
– Po mirë, doktor a mund të përmend emrin tuaj, qoftë për vlerësimin që ju keni si mjek për Margaritën?
– Jo, absolutisht nuk dua të përfshihet emri im në këtë histori, qoftë edhe për mirë.
– Doktor a mund të më thoni, përse këdo që pyes për këtë dosje të gjithë kanë frikë?
– Nuk di ç’të them por unë për veten time jam në një moshë që nuk e mbaj dot drurin moj vajzë. Le që edhe ti nuk do të nxjerrësh gjë nga kjo histori sa do që të këmbëngulësh…
Pjesë nga dëshmia e regjistruar nr.4 (R.K. ish-drejtor i Spitalit, anëtar partie)
– Doktor kam nevojë të më ndihmoni mbi historinë e Margarita Kostaqit?
– Çfarë…
– Dmth, cilët qenë arsyet që ajo u dëbua nga Tirana, dhe çfarë është diskutuar në mbledhjet maratonë të aso kohe?
– Në fakt unë edhe pse kam qenë drejtor i spitalit nuk ishte e domosdoshme që unë të merrja pjesë në mbledhjet e organizatës së partisë. Në fakt merrja pjesë vetëm kur më thërritnin por nuk më kujtohet të kem marrë pjesë në një nga këto mbledhje. Ajo që di është se përjashtimi i Margaritës u përfol gjatë pasi vërtetë ishte një mjeke e zonja.
– Por cilat ishin arsyet?
– Po ja, Miltoja ishte mjek personal i Mehmetit dhe pas vetëvrasjes së tij kuptohet që…
– Po çne që mbledhja në organizatën e Partisë është bërë për Margaritën, dhe jo Milton se në fund të fundit ai ishte mjeku i Mehmet Shehut?
– Po si të them, ndoshta u grumbulluan të gjitha…
– Përflitet që në këtë histori ka gisht Berisha?
– Janë pleksur shumë gjëra por unë nuk di ç’të them. Madje është e pamundur sot që të zbardhësh këtë histori apo të ngarkosh me faj dikë pasi situata është aq komplekse saqë thuajse është e pamundur. Megjithatë ti duhet të pyesësh njerëzit që kanë qenë në atë mbledhje…Mua nuk dua të më përfshish në këtë histori. I kam miq të dy palët kështu që të lutem mos më përfshi në këtë histori….
Pjesë nga dëshmia e regjistruar nr.5 (Gj.C. okulist, mjek i Byrosë)
– Doktor dua ndihmën tuaj për një shkrim që po bëj, për Margaritën?
– Kë Margaritë?
– Margarita Kostaqin dhe bashkëshortin e saj…
– Po pse më pyesni mua për këtë çështje?
– Po ja mua më thanë se ju keni qenë anëtar dhe më pas sekretar i organizatës së partisë dhe unë doja të dija ç’farë ka ndodhur me të?
– Po ju pse më pyesni mua, pyesni Saliun për këtë punë, ai i di..
– Në fakt, Berisha ka thënë se nuk ka qoftë dhe një njeri që ka internuar në kohën e tij…
– Kur e tha?
– Po para ca kohësh.. Në fakt si qëndron puna me Margaritën?
– Po ç’të them unë. Në fakt nuk dua të përzihem në këtë punë, sepse as që e mbaj mend. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe kush i kujton tani….
– Përse mbledhja për përjashtimin e Margaritës është bërë 7 muaj pas vrasjes së Mehmet Shehut?
– Kuptohet që këtu janë dhe gjëra të tjera por unë nuk di…
– A ka pasur një rivalitet ndërmjet Margaritës dhe Berishës?
– A ka ndikuar Berisha në dëbimin e Margaritës?
– Po ju takoni Margaritën, çfarë thotë ajo për këtë punë se më mirë se ajo askush tjetër nuk e di si kanë rrjedhur ngjarjet. Unë nuk dija shumë se bëja pjesë dhe në klinikën speciale dhe ne vetëm llafet dëgjonim që na vinim.
– Po kaq sa folëm a mund të përfshij emrin tuaj?
– Jo, jo. Absolutisht qoftë edhe për mirë unë nuk dua të jem në këtë histori. Duhet të gjesh persona të tjerë. Mirë ketë punë e di Xhemal Tafaji, por ai ka vdekur. Është dhe një mjek tjetër por dhe ai ka ikur në Amerikë. Nuk di ç’të them. Por unë nuk dua të përfshihem në këtë histori.

Kur DITA e botoi këtë histori në 2013 pati shumê reagime. Një nga reagimet ishte ai i mjekut Lutfi Zhegu:
“Në atë periudhë kur do të përjashtohej Margarita Kostaqi nga partia, kam qënë i deleguar i Komitetit të Partisë të rajonit nr.1 në Tiranë, në organizatën e partisë të spitalit. Porosia nga komiteti i partisë i rajonit dhe i rrethit Tiranë ka qënë që Dr. Margarita (ndjesë pastë), të mos përjashtohej nga partia.
Organizata e partisë u nda në dy grupe: Për përjashtim ishte Sali Berisha, Nesti Kondili, Servete Kërçishta. Kryesori ishte Dr. Berisha. Këta e akuzuan për mendjemadhësi, dashnore e ish ministrit LLambi Ziçishti, apo përgjime telefonike në Francë, gjëra të tilla.
Kundër me sa më kujtohet, Dr. Fatos Panariti, i cili edhe ky më vonë u kthye ne kandidat partie. Mbas dy mbledhjesh të organizatës së partisë, kontaktova me sekretarët e partisë së rajonit. I thashë se më është bërë shumë e veshtirë të merresha me Sali Berishën dhe grupin e tij të akuzuesve.
Pas kësaj mbledhjet i drejtoi Xhemal Tafaj. Përjashtimi nga partia i Dr. Margaritës ishte dhe me rekomandim nga klinika speciale (e udhëheqësve të partisë).
Jam takuar me të ndjerën Margarita në vitin 2005 dhe e pyeta pse nuk ankohej për të drejtën e saj. Pergjigja ishte: “Ja kam lënë perëndisë”! Për disa nga emrat që ju përmendni në artikull, shumica kanë qënë oportunistë përveç Panaritit.
Vetkuptohet, trysnia e asaj kohe dhe rrebeshi i sekretarit të partisë. Më vjen keq per profesor Ylli Popën i cili u bashkua me këtë vendim. Sigurisht, ky mendim i profesorit ka qënë i rekomanduar.
——–
Transmetuar nga emisioni FIKS FARE. Për pjesën e parë klikoni KËTU
Krimineli Sali nuk paska se mbaruari me fotot e bera me Anetaret e Byrose Politike dhe ne rrjesht te pare. Keto foto duhet te cohen ne muzeun e Shqiperise ne pavionin e Krimeve te Komunizmit.
Ide gjeniale,aty duhet te çohen!
e ashtuquajtura Levizja e dhjetorit eshte nje mashtrim i madh
Bashkëshortja e Hysni Kapos, bashkëpunëtorit të afërt të Enver Hoxhës, Vito Kapo rrëfen se në ’78-ën Sali Berisha është caktuar në ekipin mjekësor të Hysniut.
Ajo pohon se pas infarktit të parë që pati pësuar Hysni Kapo, u krijua një grup i posaçëm për të ndjekur situatën shëndetësore të tij.
“Pas problemit shëndetësor të Hysniut, ministri caktoi për mbikëqyrjen e shëndetit të tij Sabitin, pra Sabit Brokajn, Saliun. Po në interesimin direkt për shëndetin e Hysniut kanë qenë kryesisht doktorët Dine Abazi, Petrit Gaçe, Vangjel Malo apo Iliriana Kondi nga Kuçi etj”, pohon Vito Kapo.
Ajo shprehet për Sali Berishën se e njihte në përgjithësi,para se Berisha të ishte pjesë e ekipit shëndetësor të bashkëshortit.
“E njihja si mjek, si kardiolog se ai vinte ndonjëherë në klinikën e udhëheqjes, e kisha njohur si njeri, si profesor… Kur shkoja unë në ndonjë rast në spital me ndonjë shoqe, më ndihmonte”.
Ajo përshkruan takimin e Mehmet Shehut me Hysni Kapon me këto fjalë: “Ishte një skenë shumë e çuditshme. Ndërsa Hysniu ishte i shtrirë në krevat, Mehmeti ishte ulur mbi krevat në anën e tij, i drejtuar i tëri nga Hysniu, me dorë të vënë para për të mbështetur trupin, ku dukej se fliste me dashamirësi të madhe, apo më mirë të them se dukej se sikur i fliste me një dashamirësi të madhe për ta bindur që të shkonte me patjetër në Paris për të bërë kurimin dhe ndërhyrjen për sëmundjen që kishte, ndërkohë që Hysniu reagonte me mosbindje duke i thënë: ‘Jo, unë e di që bëhen këtu, s’kam pse të shkoj në Paris’. Por ishte një skenë që të emociononte se qanin të dy teksa flisnin”
I gjithe sistemi gjigand i propagandes se dikurshme ne regjimin komunist, ngrihej mbi genjeshtren, sipas logjikes se mbrapshte, qe sa me e madhe genjeshtrat aq me i madh efekti.
Nese dikur propaganda komuniste kishte disa fokuse, si armikun e jashtem, te brendshem apo ate ne gjirin e saj, sot, propaganda socialiste eshte e fokusuar vetem tek nje person: Sali Berisha.
Nuk besoj qe ka njeri ne Shqiperi, ne gjithe historine e saj, qe te jete shpifur kaq shume, sa c’eshte bere per Sali berishen.
Te gjitha keto shpifje, njera me e shpifur se tjetra. Per ta ilustruar kete, po ju sjell ne vemendje akuzen e bujshme te bere direkt nga Rama-Veliaj, kur ishin ne opozite, sikur Sali Berisha, Kryeministri i Shqiperise atekohe, na paskesh rrembyer gruan shtatzane te nje kryebashkiaku socialist ( Grizelden), dhe pasi e paskesh perdhunuar, i paskesh nxjerr edhe foshnjen nga barku, duke e care me thike…!!!
Nje shpifje e tille, i’u dergua e kopsitur si dosje te gjitha kancelarive perendimore…
E derguara e BE-se, atekohe, Tanja Fajon (mos gaboj) reagon publikisht , e tmerruar nga ky akt cnjerezor i Sali Berishes.
Natyrisht, shume shpejt u muarr vesh se kjo ishte thjeshte nje shpifje e Rames dhe Veliajt, cka solli edhe ndjesen e diplomates ne fjale.
Megjithate, shpifja e beri efektin e vet. Te gjithe ata qe e kane lezuar ne kancelarite Perendimore, jane tmerruar nje nje makabritet i tille, nje barbari qe ka pas ndodhur para shume shekujsh, na paskesh ndodhur ne shekullin e 21-te ne Shqiperi.
Dhe ky eshte vetem nje shembull, nder te shumtet te tille.
Efekti, sic thame, pavaresisht sa shume uleret shpifja, ndodh.
Socialistet dhe bashibozuket e tyre mediatike jane mese te vetedijshem per kete. Prandaj edhe shpifin pa teklif. Personazhe per t’i mbeshtetur me “prova” keto shpifje eshte e shume e kollajte per t’i gjetur, dhe per t’i perpunuar. Keta jane te fashmit deshmitare te rreme. Eksperienca ne perpunimin e tyree nuk mungon. Ajo eshte 80 vjecare, pothuaj shekullore. Nje pjese e ketyre “deshmitareve” ofrohen edhe vullnetarisht; edhe ne kohen e diktatures, vullnetarizmi ne shpifje dhe lincim ishte nje gje normale. Por, sidoqe te jete, ata kerkohen me qirinj, dhe pasi gjenden, perpunohen ne uzinen e propagandes, qe mepas produkti i dale prej saj t’i hidhet turmes se madhe te fanatikeve trushpelare socialiste, e cila sulet hordhi egersirash mbi ushqimin e radhes.
Autoreve te makinerise se shpifjev, perpunuesve dhe percuesve te saj tek publiku, aq u ben se pjesa normale e shoqerise neveritet nga kjo poshtersi qe po bejne.
Per keta, me e rendesishme se cdo gje tjeter, eshte te mbahet gjalle instikti shtazarak i urrejtjes tek turma e verber dhe trushpelare socialiste, sepse pikerish ketu qendron edhe fuqia e tyre.
Ne diten – qe sbesoj se do te vije pa u shuar biologjikisht te pakten edhe ne tre breza te tjere – qe turmes do t’i hapen syte dhe ti vijne mendte, atehere do te marre fund edhe kjo rrace e ndyre shpifesish dhe genjeshtaresh.
Sic e kemi thene edhe me pare, mediat e socialistes, kane hyre ne sezonen e sulmeve dhe shpifjeve ndaj Sali Berishes. Sezona ka tre muaj qe ka nisur, qe kur filloi Foltorja. A jo vazhdon dhe do te vazhdoje, mesa duket, edhe per nje kohe te gjate, shume te gjate, se doktori po rezulton nje gur stralli veshtir per t’u ciflosur. Te vjen te qeshesh me te madhe, kur kujton se vetem pak kohe me pare menduan qe e thyen, e ben pluhur dhe hi.
Por, ja ku u kthye… me fuqishem se kurre, me i dashur se kurre per demokratet e tij dhe shqiptaret e ndershem ne pergjithesi.
Per paradoks, per ironi te fatit, gjithe kjo baterdi shpifjesh ndaj Sali Berishes, qe po e shofim te shperfaqet ne gjithe shemtine e saj ne mediat e pushtetit keto kohe, po rezulton ne nje efekt bumerang.
Demokratet ne radhe te pare, por edhe qytetaret e thjeshte dhe te ndershem shqiptare ne pergjithesi, vec neveriten nga kjo intifade bashibozukesh mediatike.
Sa me shume sulmohet dhe shpifet ndaj Sali Berishes, aq me shume e duan shqiptaret ate.
Dhe jo vetem kaq, por efekti bumerang eshte i tille, saqe jo vetem demokratet qe po se po, po e duan edhe me shume Berishen, por edhe tek shume te tjere qe me pare ishin indiferente, po vihet re nje ndjenje simpatie, diku e fshehur diku hapur.
Kjo i ka kapur ne befasi te gjithe, duke filluar nga Bashe ziu, qe as i kishte shkuar ne mendje nje reagim i tille e deri tek Rame i perhenuri, i cili eshte i ndergjegjshem i se kjo vale qe eshte ngritur, nuk do te bjere pa e marre edhe ate me vete.
Cfare eshte kjo? Humor i zi? Apo ndoshta je i Portokallise.
Eshtë absolutë krejtë e kundërta është personi me rekord ndoshta edhe në botë që ka shpifë dhe gënjyer me mijëra njerëz dhe me disa të caktuar edhe nga disa herë brenda dite por ku e ka gjetur butë e ka ka mutë
Ore Babbo Natale
Ore Koqe Kandari
Ore Vullnetar i Saliut
Qenke dhe i trashe. I ka kapur ne befasi. Po pse mo Natale, nuk e njohin Saleh Pleh Berishicin shqiptaret.
O çu shkrime se qeshuri me shakate e kripura te Duçes
C-Laus e meriton emrin morro!
Ky Bajge pretendon se nuk e ka takuar asnjehere Ramiz Aline, ne fot po i thyhet mesi qe eshte anuar per te dale sa me afer trupit te Alise, mire qe nuk i eshte ulur ne preher, agjenti UDB. Shoku Sali e dininim qe ke cuar ne Paris vetem kavanozin me shurre te diktatorit, por duke te pare fotot me Simon Stefanin dhe kete te sotmen etj. del qe ti ke cur me kavanoza aq shume me shurre ne Paris, sa per te mbushur nje bot makine Saurel dhe me fekale nje makine Tatra te kohes se Enverit. Gojet e “Liga” thone qe ti i ke provuar tines per tu bere njeri i “fisshem”, keshtu u bere OMGJ, shoku Sali VerLlapa, nofka qe te ka vene Nard Koka. Toc
gjyslyke fat men, nuk shihke mire , nuk eshte Ramis Alia ne foto
A do gjykohet ndonjehere vampiri berisha per krimet qe ka bere kunder shqiptareve
Do te ishte ne interes te zbardhjes te se kaluares te Berishes ne qoftese dy doktore e nderuar do te flisnin hapur dhe konkretisht Isuf Kalo dhe Dine Abazi te cilet kane nje histori me S. Berishen ne kohen e komunizmit.
Ka folur SABIT BROKAJ trimi dhe nuk i eshte pergjigjur Berisha….
sistemi i neveritur i lepirjes vazhdon. ky katundari nga vicidoli u lepihej bllokmeneve dje. Sot katundaret medioker te te gjitha niveleve (dhe jo vetem ata) i lepihen ketij sot.. Per ne te tjeret qe nuk e kemi gjuhen delikate qe lepirja te shijoj, nuk ka vend
isuf kalo dhe dine abazi te nderuar!?!?!?!?S’qenke ne rregull nga trute,lali.
E ata bllokmene dje e bijte e tyre sot,te gjithe te PARTIA jane.Ja p.sh.Xhelil Gjoni anetar i Byrose Politike,nuk eshte te partia !?
pse moj lora cpaskan bere ata dy mjeke pervecse ka ushtruar profesionin ,te nderuar jane se nuk u perzjene me asgje pervec profesionin e jo si ai halja e vucidolit qe shkaterroj shqiperin ,mjeket per at pune i mbarojne studimet per te kuruar njerezit e thjeshte dhe diktator qofshin
Sali Berisha eshte atipiku qe do vijoje te jete i rezikshem per kete vend deri sa te kete fryme.
Ti lutemi zotit besimtare dhe atiste qe ta marre sa me shpejt. Le ta coje ne dashte ne xhenet ne dashte ne xhehenem, por neve shqiptareve te na shpetoje prej tij.
Njehere ne nje bashkebisedim me nje njeri tezgjuar, rreth vitit 1995,gjate nje udhetimi me tren me nje grup shokesh, e pyesim plakun urte ,se cfare opinioni kishte per Sali Berishen.Them plakun e urte,sepse ishte rreth te tetedhjetave.kishte mbaruar jurispodencen neRusi dhe per shume vte kishte punuar si keshilltar i Kuvendit Popullor, te sistemit monist.Pergjigja…..Cfare mund te presesh nga nje njeri qe vjen nga shpellat e erreta te malesise dhe qe ne gene ka te trasheguar hakmarrjen,hakmarrje dhe veem hakmarrje dhe asnje gje tjeter.Keto fjale me jane ngulitur qe prej asaj kohe ne memorjen time dhe me vijne te resketa dhe aktuale,sa here permendet emri i ketij perbindeshi shpellash.
po kemi 22 vjet qe na mori ne qafe .. tani ja kujtoni…
Vetem hapja e dosjeve i ngushellon viktimat dhe ata qe u katandisen nga intelektuale, ne kooperativiste me 20-lek per dit pune te vjetra.
Po nuk u hapen dosjet, vetem sa bejm gam gam, dhe hapja e dosjeve nuk do sherbeje per hakmarrje, por do ti tregoje shqiptareve se ky apo ai e ajo, nuk e meritojne voten tuaj, se kan shkaterruar familje te tera, duke i sherbyer diktatures.
Prandaj zoti kryeminister i Shqiperise Edi Rama, hapja e dosjeve, do ti shtoje begraundit tend, nje plus, qe shqiptaret do ta shohin si nje mirnjohje qe ti i dhe ketij populli.
Dr ISUF KALO me firmen e Sli Berishes vajti SI PERFAQSUES I SHQIPERISE NE ORGANIZATEN BOTRORE TE SHENDETSISE NE DANIMARKE ,ku paguhej 10mij dollar ne muaj ju thonin te pyetet Dr ISUF KALO
ARANIT DJALI QENKE I KEQINFORMUAR.!!
.NUK KA ASNJE PERFAQESUES TE ASNJE QEVERIE NE OBSH
.
STAFI PERMANENT I OBSH PERBEHET NGA EKSPERTE QE E KANE FITUAR POSTIN E ATJESHEM INDIVIDUALISHT ME KONKURS .
SFIDA ESHTE E HAPUR .PROVOJE EDHE VET .KONKURO PA PATUR NEVOJE TI MARESH LEJE QEVERISE
.
..MBASE PAGEN DO E KESH EDHE ME TE LARTE SEPSE PAGUHET NGA FONDI I OBSH JO I SHQIPERISE
.
mekatet dhe krimet e sali berishes kundrejt popullit dhe vendit skane te sosur,duke filluar nga masakra e 2prillit te 91shit ne shkoder,me 97ten kur per faj te tij vendi kaloi ne kaos dhe u vrane reth 5mije shqiptare,kemi masakren e gerdecit,kemi masakren e 21 janarit,e shume raste te tjera,ku saliu dhe banda e tij pd jane fajtore,mjaftojne keto raste PIKTORIT per ti hedhur celsat ne det saliut dhe bandes qe dogji e shkretoi SHQIPERINE per 1cerek shekulli.
hori bulevardit mendimi juaj dhe te gjitheve eshte per ti hapur dosjet ,,po a nuk eshte ky sharlatan ,dhe disa te krahut tjeter qe i kane penguar hapjen e dosieve//// keta jane te gjithe te felliqur o mik .kesaj i thone bir selman i nenes ke te qaj me pare …duhet ligj per lustracionin po ky ligj i demton te dy palet . p sh ligji thote qe asnje te mos kete mare pjese ne qeverite e komunizmit .a u levrdis ky ,jo .////// dosjet ti mendon se keta sharlatane nuk i kane djegur te tyret ,e sidomos shpellari as mos te te shkoje ndermend se do ti hapin dosjet keto vemje te sistemit do ti kemi deri sa te na marin shpirtin ,ose ti lutemi zotit qe ti mare nje sahat e me pare nuk e di ,po thone qe ka shume burime qe thone se po te duan i gjejne ne shume mynyra po ate le krimineli qe ka ngrene mish njeriu qe ne sistemin e pare krimineli sali ..kete pune e kane ne dore vetem te perndjekurit .lete shpresojme faleminderit
Ka marre apo ska marre pjese ne qeverite e meparshme, kjo mua sme intereson, deri sa personi ne fjale, ska asnje fakt, qe mund ta kopromentoje, ne dem te tij.
Une flas vetem per ish spiunet, dhe pikerisht per ata ish spiune qe i jane futur politikes dhe spo na lejne te ngrejme koke dhe kete mund ta beje kryeministri i ardhshem, qofte edhe me referendum popullor.
Une e di qe te dyja krahet, kane plehrat e veta dhe ne parlament ky ligj pa diskutim do te rrezohej. Por dosjet duhen hapur, te pakten per politikanet.
Te vjen keq qe keto fakte deklarohen tani qe Saliut i rane patkojt.
Nejse, cdo dote qe kalon diskeiminimi eshte detyre e medjas qe ta beje me fakte e ne menyre te pa aneshme.
Keshtu duhet te diskrititohen te gjithe qe kerkojne te jene ne jeten politike te vendor.
Populli gjykon e vendos.
super bastrard e na del ky mosrta na flet per komunistat plera e kombit
I kam njohur dhe Dr Margariten Dhe Dr Milton shume vite me pare, sepse kane qene miq te ngushte me prinderit e mi. Madje Margarita ka punuar me mamane time e megjithese prinderit e mi nuk jane me ne jete ne e ruajme miqesine, sepse nga familje te tilla te nderuara vetem mund te mesosh. Me kujtohet shume mire ajo kohe kur ndodhen te gjitha keto padrejtesi me qellime te keqia karrieriste. Me kujtohet stresi i tyre dhe shqetesimi qe kishin dhe prindrit e mi. Nje furtune qe kishte filluar ne nje familje model, me dy femije te mrekullueshem, e qe ne fillim nuk po kuptohej arsyeja pse…….. pse valle pikerisht ata????????????!!!!!!!! Mos pyesni larte e poshte te gjeni pergjigjen, eshte shume e thjeshte. Pyesni dr Berishen qe e filloi dhe e coi deri ne fund luften kunder saj.
Familja Kostaqi ishte model ,prinder intelektuale ,mjeke shume te afte , femije te persosur si djali edhe vajza. E ndjera Margarita ishte nje grua dinjitoze dhe mjeke per popullin , e rralle ne profesionon e saj . Perbindeshi hakmarres e ”varrosi ,, te gjalle . , vetem se ajo ishte me e afte profesinalisht se shpellari. 1000 vjet buuuuuuuuuuurg per kriminelin Berishovic.
DOKTOR GLOZHENI DHE FEMIJET E ZHDUKUR SHQYPTARE
Ne vitet 70-te Enver Hoxha zbuloi se vuante nga nje semundje e pasherueshme gjaku. Kete gje ja beri te ditur nje kusheri i tij qe ishte Drejtori i Qendres se gjakut ne Tirane, doktor Zhuzhuni. Menjehere u aktivizuan njerez dhe eksperte dhe detyren per te sjelle nje mjek nga Franca ja ngarkuan nje ekipi ku bente pjese eshe Sali Berisha. Mjeku i gjakut francez erdhi, kreu viziten dhe keqyri analizat dhe deklaroi se Enveri mund te shpetonte vetem po t’i kryhej transfuzion me gjak femije te porsalindur. “Ku ta gjejme?” ishte ajo qe pyeten me ankth te gjithe njerezit e pranishem. Nexhmija i hodhi nje veshtrim Sulo Gradecit qe e kishte prane dhe ceshtja u zgjidh menjehere. Ne muajt ne vijim ne maternitetin e Tiranes filloi te shtohej se tepermi numuri i femijeve qe lindnin te vdekur dhe lehonat kishin frike te shkonin te lindnin ne kete maternitet ku Drejtor ishte gjinekollogu famoz Glozheni. Bile thashethemet filluan te fliteshin sokak me sokak, ne kafene dhe ne rruge per semundjen e Enverit dhe mjekun francez si nje KILLER i foshnjave te porsalindura shqyptare. Zotit ne qiell i erdhi keq per femijet shqyptare dhe nenat e tyre lehona te grabitura nga pushteti sadist i Nexhmijes, sepse ne vitin 1974 i dergoi Enverit nje infarkt dhe atehere u pa se transfuzioni i gjakut te BOSIT gjirokastrit nuk kishte shene asnje rezultat dhe historia HORROR e familjes Hoxha u mbyll me shpejtesi per te mos u hapur kurre me.
Hahahaha!
Gjithe bota me bote, ky matufi plak po tregon gjithmone historite e jetes se tij prane Enverit.
Biles eshte aq i sakte se i ka perkthyer vete fjalte e mjekut francez, por ka qene dhe pas bythes se Enverit se e ka pare “Nexhmijen kur i hodhi nje sy Sulo Gradecit dhe ky e zgjidhi problemin menjehere.”
Rrodhe nastradin, rrodhe aq sa po e nxjerr ne shesh se paske qene ne stafin e Enverit.
Yyy matuf budalla dhe maskara!
Di gje te na thuash per Sali Berishen se paske qene prane tij?
Ate beje tani, se nuk ka nevoje njeri per pula te ngordhura, o pragngordhje! Apo me lojra fjalesh dhe me qendrime “parimore” “antienveriste”, “antikrisht” dhe plot budallalleqe me horror, kerkon te mbulosh bemat e mikut tend qe ra nga kali.
Te VERTETAT e nastradinit i ka treguar Sulo Gradeci me gojen e vet kur i hapi barkun sherbimeve inteligjente te huaja, bile shume prej tyre i ka shoqeruar edhe me video origjinale, prandaj mos e fut nastradinin ne THESIN e peshtire te Sigurimit te Shtetit o Vezhgues me bisht nga pas F. Keto te VERTETA si krime HORROR te pushtetit gjakatar te sadistit Enver Hoxha dhe te demonit te tij Sali Berisha, te treguara dhe dokumentuara shume kohe me pare prej nastradinit po shohin gradualisht driten e djellit dhe shume vete po binden gradualisht per krimet makaber te pushtetit personal dhe familjar te Enverit, Nexhmijes dje dhe Saliut sot , por do te duhet te kaloje mjaft kohe qe shqyptaret te heqin helmin e demagogjise enveriste nga truni i indoktrinuar dhe ta shohin Boten realisht. Per t’i flakur perfundimisht keta VAMPIRE dhe DEMONE komuniste ne koshin e plehrave. sic kane bere te gjithe popujt inteligjente te Botes.
@nastradini
Qelbesire, hale, pis, skizofren, psikpopat, letyre.
Te shkedhefsha nene, moter, grua, dhe ç’fare ke me liber shtepie.
Me keto qe shkruan ne DITA e zbulon veten qe je nje pjestar i familjes gjakatare Hoxha, qe eshte familja horror ADAM’S FAMILY shqyptare. Saliu ju konservoi dhe ju ruajti si ujet e paket, por fundi juaj do te vije shume shpejt bashke me NDESHKIMIN e Drejtesise se Munguar.
Nastradini Agron Tufa, ta dhane lejen e qendrimit ne Zvicer, se per ate ke punuar ti.
Edhe ky pseudoprofesor Gliozheni, pa diplome mjekesie (nuk e mbaroi dot Universitetin ne Athine), eshte nje nga persekutoret me te medhenj te mjekesise shqiptare, i lidhur koke e kembe me rregjimin e Enverit e mik i ngushte i Nexhmijes. Fatkeqesisht nje Spital Universitar mban emrin e ketij perekutori e mjeku te paafte!
Kam punuar me kete njeri te pabese, servil, spiun dhe i prapaskenave te komunizmit … eshte shume e vertete “te vriste dje ashtu sic te vret sot”.
Berisha mbetet burri me i pandershem ne shqiperi me servil me frikacak.Mendoni gjyshi tij ka vrare priftin e kapi duke vjedhur pronat e kishes ngjarja ka ndodhur ne fashatin Berish rrethi Puke.
Berisha Komunisti i fundit ne Ballkan.Njeri Katil!
Turp dhe per doktoret qe kane frike te flasin per nje ish kolege te tyre.
Sali Berisha rrezoi mitin se verioret jane njerez te beses.
per mua qytetari,njerezori,presidenti ramiz alia,nuk mund ta njihte sali berishen,eshte e pamundur ti njohesh maloket servile deri diten qe katapultohen ne maje te pushtetit,por nuk di kush eshte arsyeja qe nuk folen 23 vjet me pare dr.ylli popa,nesti kondili,sabit brokaj,dine abazi,te cilet e njihnin mire dhe dinin rastet e dr.’margarites dhe te nje sanitare,qe sali berisha e sikterisi nga spitali se kishte mbeshtjelle buken me gazeten zeri i popullit,ku ishte stampuar foto e enver hoxhes.po fol mor sabit brokaj,nuk le dite pa shkruar per keqqeverisjen e berishes,ate e shohim vete ska nevoje te na e thuash ti ,. ju shau me nene e me babe,jua nisi me liber shpie,qe prej nje shekulli,e ju mazallah se i kujtuat keto qe po dalin,se shkelzeninj e ka dhurate nga ish ministri i shendetsise ali ajlushani,ju me heshtjen tuaj jeni fajtore para popullit shqiptar
nje zagar si berishovici nuk mund te perfaqsoj gjithe VERIUN
Sali Berisha nuk ka prere asnje njeri ne bese te tjeret e kane tradhtuar ate. Sa per keta byroistet nuk mund te flasesh. Kushdo ka nevoje per mjek dhe secili zgjedh mjekun me te mire. Ju mendoni se demtoni figuren e Saliut me keto foto. Jo ata ia kishin nevojen atij dhe jo ai atyre. Pa asnje dyshim ishte nder kardiologet me te mire te Shqiperise.
po sala miu eshte i perkedheluri i amerikes ata i kan dhen urdhrat dhe ai i ka zbatuar
Sinqerisht…@tradita, sado të përpiqesh ta mbrosh padronin Sali, “dielli nuk mbulohet me shoshë”!
Këto që shkruhen në gazetë, nuk janë as maja e ajsbergut, në krahasim me të vërtetat që ndoshta nuk do dalin kurrë në dritë të diellit, kjo për shumë arsye. Ka kaluar një çerek shekulli e më shumë, ndërkohë që shumë mjekë, kolegë dhe punonjës nuk jetojnë në Shqipëri ose nuk jetojnë më. Por një gjë dihet me siguri, që Sali Berisha është i pabesë dhe hakmarrës dhe këtë nuk e ndryshon dot as ti dhe as ata që e ndjekin nga pas! Për këtë mjafton ti referohemi manipulimeve dhe mashtrimeve që gjithnjë ka bërë me vjedhjet e votave! Ndërsa si mjek, ishte shumë ambicioz dhe egoist. Nuk duronte tjetër mbi vehten e tij. Prandaj u larguan dhe të tjerë përveç dr. Margaritës. Por jo të gjithë mjekët sot flasin, sepse disa ndoshta dhe janë të lodhur nga ambiciet dhe ligësia e këtij njeriu. Kanë shumë për të folur dhe mjekët Y.Popa, N. Kondili, S. Brokaj, D. Abazi, I. Kalo, A, Ajlushani etj, etj. etj.
Dhe diçka tjetër, mos mendoni se është kënaqësi për këdo qoftë, që të lexojë fakte të tilla të turpshme. Prandaj dhe duhen ndëshkuar veprimet e liga, krimet dhe manipulimet e kujtdo pushtetari, me qëllim që të mos kthehen në “sistem imunitar” dhe të fitojnë të drejtën e qytetarisë për të na hedhur hi syve me marifete të tilla.
(Një saktësim, miqësisht për …@fat man. Në fotografinë në krah të Berishës është Manush Myftiu).
amam hapjani dosjen kesaj qelbesire qe qelbi shqiperin dhe ballkanin jo per ne qe e njohim po per ata qorra qe e kan votuar e vazhdojne ta votojne akoma ,ky njeri duhet ta mbyll jeten ne burg po burg ama
ky pra paska qene saliu turp per te kjo eshte pabesi qe i ka bere te ndjeres magarite shoku sali deri tani nuk eshte pronorcuar per kete preoblem por cte thote i shkreti,edhe njehere turp,turp,turp per kete malesor.
Ky njeri duhet gjykuar me “BURGIM” nga drejtesia e vertete per demet sot dhe dje qe i ka sjell shoqerise shqipetare.
E ndjera dr. Margarita , po te ishte gjalle do te lumturohej per te gjitha mesazhet ne perkrahje te saj. Berishovici te paguaje te gjitha te keqiat qe ka bere….Buuuuuuuuurg te perjetshem ne qeline me te vogel qe ekziston. Te vdese nga tmerri e te kujtoje qe populli eshte i fuqishem.
Derisa kishte rekomandim nga komiteti i partise dhe perderisA QENE MJEKE TE mEHMETIT EDHE SHUME MIRE I SHKOI PUNA DERI NE KAVAJE. KESHTU QE KOHA. DHE DR. POPA NJERI SHUME PER SE MBARI NGRITI DOREN.
Ajo kohe ishte ashtu siç e dime.Njerezit nga vullneti, nga interesi dhe nga frika asaj iu nenshtruan.Ka nje thenie universale se ne kohe te keqe njihen njrezit e mire dhe ne kohe te mire njihen te keqinjte.Ata qe e kane jetuar tiranine kane ruajtur ne kujtese sjelljet e njerezishme nga me te zakonshmet, gjer tek ato te sakrifices per tjetrin,qe meritojne respekt te perjetshem. Kane ruajtur edhe sjelljet egoiste, hipokrite,arrogante, shpifese, denigruese, hakmarrese dhe keqberese tek te gjitha sojet njerezore, por fartkeqesiht tek disa njerez te superstruktures tiranike, keto te keqia ishin me tinezare, me helmuese, me shkaterruese, kriminale.Pas tiranise keto monstra u munduan te shpelahen duke vjelle helm e vrer kunder saj, sepse te gjitha triranite hipnotizojne turmat me “urrejtjen” kunder tiranise. Zor te kete pasur gjate gjithe historise mallkime, britma, ulerima kunder shtypjes ne emer te lirise se sa ne kohen e tiranise.Keta ishin sherbyesit, puthadoret, sahanlepiresit, qe qene shqyer me njeri-tjetrin si qente ne kocka ne mbrojtje te idealeve te partise gjer sa erdhi çasti keta cipe-plasur nderruan lekuren dhe dolen ne mbrojtje te idealeve te demokracise.Turmat injortante donin te shfajesonin dashurine per tiranine me ane te urrejtjes , pa e kuptuar se paria hileqare ulerinte e ngerdheshej se ishte trembur prej bemave te vetevetes.Te vuajturit neper burgje e internime, te privuar edhe nga disa te drejta legjitime nuk bertiten, nuk fyen, nuk shpifen, nuk u hakmoren,por u çmallen me lirine ne mitingje e manifestime sepse dhunuesit fizike e shpirterore u kishin kaluar prapa shpine dhe kishin dale perpara si demokrate “duke dhene prova me shkaterrime”. Keta njerez pa integritet genjejne,mohojne jeten e vepren e tyre sepse duan te perfitojne me çdo lloj mjeti e menyre.Ne te tria fotot shihni te parin majtas dhe te fundit djathtas,ky njeri duket si zene ne faj, perbrenda duket i vetmuar, i merzitur qe eshte ne skaj se arrivizmi dhe zilia e kane pushtuar.Ky narcizist, me veten i dashuruar,dogji, shkaterroi çfare qe ndertuar, vodhi, vrau per t’u pasuruar,si lugat nuk la skute pa kerkuar.Ky skuth, ky llafazan qe nuk le poshtersi pa sajuar, te gjalleve e te vdekurve u eshte renduar. Tani qe i kane rene pendet rri duke turfulluar sepse nga mekatet e veta eshte ndeshkuar te shkoje nga ka ardhur, ne shpellen rreze shkembit ne perrua.
Te lumte!
Nje pathos qe buron nga nje shpirt i paster dhe i pasur.
Ndonese neneshkruan studenti, pena jote ne kete koment dhe ne kete rast, pa asnje lloj teprie me ngjason me p[enen e nje profesori te ndershem.
E lexova me vemendje, jo vetem nje here.
Eshte nje skaner i plote dhe i sakte i njerzve te kohes qe perendoi dhe kesaj qe ka lindur.
E keqja nuk ka fund!
E keqja eshte nenshkruesja e çdo lloj fatkeqesie njerzore.
Dhe per fat te keq ajo mbartet nga njerzit.
Te pershendes!
Nuk eshte per tu cuditur qe nje poshtersi te tille Sala nuk e ka bere vetem por me mbeshtetjen e mjekeve katile si Anesti Kondili. Nuk e di se si lejohet edhe sot e kesaj dite ky doktor kasap te rrjepi popullin, i mbetur ne hije. Te sorollat me vizita e me ilace koti qe te shkojne pacientet disa here ne kliniken e tij dhe tu marri edhe piken e fundit te gjakut. Vizita e pare kushton 35 mije lek te vjetra. Te jep analizat qe behen ne laboratoret e lidhura me te ne menyre korruptive, ku ai perfiton perqindjen e tij, qe variojne tek 60 deri 70 mije lek mesatarisht. Kur i con analizat per te marre mjekimin te rrjep edhe 25 mije lek te tjera. Pas nje jave, ilacet jo vetem nuk te bejne efekt por te semurin me keq dhe detyrohesh te shkosh perseri per te kerkuar ndihme, per faj te mjekut, nderkohe ai te kerkon 50 mije lek, per vizite jashte radhe. Te gjitha keto makabritete behen nen hunden e shtetit dhe ai pretendon qe ka lejen e Ministrise se Shendetesise.
Ne foto nga e majta ne te djathte : Muzafer Janina, Sali Berisha, Ylli Popa (me syze), Pandeli Cina, Anesti Kondili.
Komentuesit: B.S., mbase Sabit Broka, F.P, Fatos Panariti, M. J., Myzafer Janina, R. K., Reshat Koci, Gj. C, Gjergji Cepa.
Shum sakte Saliu ishte ai qe merej me partine dhe ja fuste shokeve kur i vinte rasti. Kishte dashnore infermiere vecu curven e para e fundit.
Margarita u hoq nga lugati sali Po saliun qe nje kohe nga afersia qe kishte me bllokun te gjithe dhisnin gjak te gjithe kardiologjia dhe dyl halexhiu mgjse ja kishte leru halet lirise kishte frike dyli po Na heq mutinnnga dora sala qe kur u bo president sala dyl halexhiun desh e hoqi nga puna se I tha komunist dyli je me tosin.
Nga të 5-të të intervistuarit më bën përshtypje që megjithëse kanë qënë me detyra te rëndësishme profesionale, me meritë padyshim, janë persona pa personalitet, frikacakë deri në palcë , që shikojnë veç interesin e tyre. (!)
Pikërisht këtu, e ka burimin edhe jetëgjatësia e përbindshit që i ka kallur datën këtyre dhe shumë të tjerëve, të ngjashëm me Ta.
Drejtësia ka shkaqe që po vonon të bjerë ndaj këtij dykëmbshi-përbindësh.
Saliu ishte besnik i partise! Qe ka dhane aq shume prova per besnikerine e tij, deri ne eliminimin e Kapos eShehut, , sa e perzgodhen ramizi e Nexhmija si te besuarin n1 te tyre per ´revolucionin demokratiké qe do i lehe rahat,jo vetem pa rezikuar asnje gje nga krimet po duke ju garantuar edhe pushtetin ekonomike me ligjet qe Berisha ngriti ( pronat, privatizimet, demshperblimet etj etj) qe cfo here ishin ne favor te ish komunisteve .
Berishen Ramizi e Nexhmija e perzgodhen si ma i besuar i tyre…Te tjerat jane vetem nje a dy arsye pse e perzgodhen edhe cfare servisi iu beri ky atyre dyve me perjashtimin e Zojes Margarita ne kete rast, me vdekjes se kapos ne rastin tjeter ( eliminimi i kapos mundesoj eliminimin e shehut pastaj etj etj! )
Ps: saliu ishte e eshte besnik i partise,
sot kishe jemi armiqe kur ne fakt jane ne sherbim te njenjitjetrit qe asnje gjemb mos t’iu hi per katastrofen e vjedhjet qe ka ba ketu!
Nje jane qe i lidh e kalluara e tyre, prej te ciles ne si shqiptare asnje hajr nuk kemi!
Cdo gje qe shkruhet eshte e sakte . Mjeku ne Amerike eshte psikiater dhe mjekonte Sali Berishen i cili me ardhjen e Saliut ne PD u vetesyrgjynos ne Amerike, qe te ishte larg hakmarrjes se kafshes njerezore Sali Berisha.
Pervec rastit te Dr Margarites mjekes super te afte, qe Sali kërma donte ti zinte vendin te behej shef i kardios ka dhe raste te tjera syrgjynosje kolegesh nga Saliu. Nje nder to eshte Neurologu Dr Agron Islamaj i cili u hoq nga neurologjia dhe u degdis ne malesi dhe ne vend te tij u soll neurologu i ri qe u shkembye me Dr Islamaj. Ky mjek i ri ishte shok klase me Saliun.
Ky kolere duhet demaskuar deri ne qelize
Pyesni Pertef Lahon, Anetar i Byrose se Spitalit dhe Kryetar I Bashkimeve Profesionale. Eshte gjalle. Margarita ka qene Grua Nobel dhe Mjeke E Pershkutuar.
ARANIT DJALI QENKE I KEQINFORMUAR.!!
.NUK KA ASNJE PERFAQESUES TE ASNJE QEVERIE NE OBSH
.
STAFI PERMANENT I OBSH PERBEHET NGA EKSPERTE QE E KANE FITUAR POSTIN E ATJESHEM INDIVIDUALISHT ME KONKURS .
SFIDA ESHTE E HAPUR .PROVOJE EDHE VET .KONKURO PA PATUR NEVOJE TI MARESH LEJE QEVERISE
.
..MBASE PAGEN DO E KESH EDHE ME TE LARTE SEPSE PAGUHET NGA FONDI I OBSH JO I SHQIPERISE
.
Jo bash: duhet prlqimi i shtetit tend!
Duket se artikulli qenka i riperseritur nga vite me pare, perderisa ka kaq shume komente dhe pseudonime te shkuara.
S.d.q., duhet thene se histori si kjo e Margarites, me perjashtime nga partia, ka pasur me mijra ne Shqiperi!
3.11.2020
Eshte budallallek te flasesh per figuren e Makbethit qee njeh gjithe bota
Njerezit duhet te njohin edhe pjesmarresit ne krimet e tij.Nuk mund te bente asgje S.B. pa perkrahjen e Jagos –YLLI POPA
vellai i te cilit nje jete te tere punoi ne KQ TE PPSH e qe nder njerezit me te besuar te Enverit. Ne kohen qe e kuptuan se po mbarohej persheshi u hodhen ne mbrojtje te llumit e maskarenjve
Per mua qe i njoh shume mire aktoret e kesaj tragjedie thiken pas
shpine Dr Margarites kurre nuk mund tja ngulte SB pa aprovimin e YLLI POPES ( te vcilit SB i merrte leje edhe per ne wc)
Everteta qe vetem te verteten nuk po thua.Margarita ishte mjeke shume e afte por per ne Kvaje dhe aty ajo nuk ishte e internuar sepse gjeti parajsen sa qe nuk kerkonte te largohej me nga puna por nderroi vetem vend banimin.Ju thoni qe Saliu ishte servil i udheheqjes dhe mund te jete e vertete por nuk besoj kurre qe udheheqjate merte per te mjekuar udheheqesit e shtetit njerezit e pa “afte “si Berisha dhe jo nje mjeke kaq te “afte” si Margarita.Dr.Milto kishte te gjithe virtytet e nje profesionisti dhe nje njeriu human dhe me kulture por jo Margarita qe ishte nje lekiste e çmendur.
Saliu i lindur diabolik dhe perfundoi ne
Monster te Vicidolit …….!!
Sipas Bernard Rusell, intelektualet e mire(si njerez) nuk behen kurre influente, me rendesi; vetem filozofet, sipas tij, mjeket e politikanet e keqinj(si njerez) behen te rendesishem, influente ne shoqeri.
Nuk e kam marre kurre kategorike kete thenie te tij, por ja, eksperiencat e trasheguara dhe keto qe po perjetojme flasin qe jemi nje laborator jetesor e qe rrezon çdo medyshje ndaj te keqes sunduese – gjithnje protagoniste e dy sistemeve.
Ne kete organizate partie shoh nje organizate krimi, shoh nje teater tragjik real ku “aktrojne” personazhet me negativ te historise, te ktijuar nga Shekspiri, D.Aligeri, Dikens, etj. Por, ne kete rast, nuk jane personazhe letrare te fantazuar, jane reale, jane mjeke me bluza te bardha, si per te mbuluar diçka te erret, te frikshme se bredshmi: S.Berisha, I.Kalo, Y.Popa, D.Abazi etj.
Fakti qe nuk i kerkuan falje nje njeriu te mire, e cila si njeri i mire din dhe te falè, tregon qe nuk njohin as ndjenjen e fajit, tregon qe nuk kane as brrejtie ndergjegje. Kjo tregon qe ngelen ata qe ishin: Jago, Edmond bastarde, Uriah Hipë, Luciferë.
Eshtë absolutë krejtë e kundërta është personi me rekord ndoshta edhe në botë që ka shpifë dhe gënjyer me mijëra njerëz dhe me disa të caktuar edhe nga disa herë brenda dite por ku e ka gjetur butë e ka ka mutë