“Është e rrezikshme të të kapin me Leonardon”

anazapta

Të fotografohesh me Leonardo di Kaprio ndërsa je e lidhur me një tjetër është e rrezikshme. Kështu shkruan sot “The Sun”, britanikja që nxori disa ditë më parë fotografitë e modeles shqiptare Afërdita Dreshaj me aktorin Leo di Kaprio.

Ish-miss Kosova, Afërdita Dreshaj u nda nga i fejuari, pas bërjes publike të fotove ku ajo shfaqej duke festuar në vilën e aktorit në Majami, pas ndarjes së tij nga modelja e Victoria Secrets, Erin Hitherton.

Afërdita planifikonte të martohej me këngëtarin Shpat Kasapi, por tashmë flitet se ata janë ndarë për shkak të miqësisë së modeles me Di Kaprion.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *