PYETJE PËRGJIGJE ME KRYEREDAKTORIN
Në sajtin ResPublica ka disa reagime të lexuesve, një prej të cilëve shkruan lidhur me një artikull të botuar dje nga ambasadori amerikan në Tiranë, në të cilin ndër të tjera ai apelon në emër të “dashurisë për vendin” të vihen interesat kombëtare mbi ato partiake. Një nga lexuesit shkruan: “Si mos ta doje Shqiperine Berisha, kur pa Shqiperine do ishte vetem nje kardiolog ?! Te gjithe pushtetaret e duan Shqiperine, pa te s’kane pushtet. Arvizu duhet te thoshte, t’i doje shqiptaret e te kujdeset si t’i kishte njerezit e tij te afert, pa Shqiperine e duan te gjithe pa kushte. Halli eshte se shqiptaret s’duan njeri-tjetrin, pa Shqiperine ne abstrakt e duan te gjithë…”. Lidhur me tekstin e botuar dhe reagimet e lexuesve, kam shkruar këtë shënim të shpejtë:
Një numër të përditshmesh kanë botuar një tekst të ambasadorit Arvizu me titull “Një përgjigje shumë e thjeshtë”. “Tani, ndërsa shqiptarët shohin përpara drejt zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, gjendemi në fillimin e një kapitulli të ri në historinë e Shqipërisë”- shkruhet në fillim të tekstit.
Vihet re përpjekja e ambasadorit për të vënë fillimisht shenjën e barazimit qeveri-opozitë, madje edhe në paragrafin ku flitet drejtpërdrejt për përgjegjësi direkte të qeverisjes si punësimi, shëndeti, arsimi etj. Shkruan Arvizu: “Duke udhëtuar nëpër Shqipëri, gjej tema të përbashkëta në bisedat që bëj, pavarësisht nëse jam në Shkodër apo Gjirokastër, në Vlorë apo Elbasan. Shqiptarët janë të shqetësuar për probleme reale – punësimin, të ushqyerit e familjeve të tyre, kujdesin shëndetësor, arsimin, degradimin e mjedisit dhe krimin, sa për të përmendur pak prej tyre. Shumë vetë më janë ankuar që udhëheqja politike (dhe këtu më lejoni të jem i qartë që njerëzit flasin si për koalicionin qeverisës ashtu edhe për opozitën) duket e fokusuar vetëm në interesat vetjake ose partiake, se sa në zgjidhjen e këtyre problemeve të përhapura gjerësisht…”
Gjithsesi, ambasadori ngre më pas një problem të rëndësishëm: “Më lejoni të përmend një të vërtetë të thjeshtë e të dhimbshme: besimi publik në procesin zgjedhor është i ulët – thotë ai e më pas komenton: “Qeveria dhe partitë politike kanë përgjegjësinë – quajeni detyrim – të fitojnë besimin e njerëzve. Ata mund ta bëjnë këtë duke bashkëpunuar brenda institucioneve zgjedhore, duke shmangur në mënyrë të vetëdijshme dredhitë politike dhe duke hequr dorë prej një gjuhe shkatërruese dhe provokuese në takimet publike ose në literaturën partiake. Mesazhet që kërcënojnë persona të tjerë ose nxisin dhunë të cilësdo formë vetëm sa do të gërryejnë besimin se kandidatët dhe partitë janë të gatshëm të punojnë së bashku”
Titulli i shkrimit ka të bëjë me sa duket me paragrafin e fundit: “Kur mendoj mbi fjalimin e Sekretares Klinton, është një pasazh i veçantë që bie në sy. Ajo shpjegoi që njerëzit shpesh e pyesnin se si mundi të punojë me Presidentin Obama pasi kishin luftuar aq fort kundër njëri-tjetrit në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 2008-ës. “Është një përgjigje shumë e thjeshtë,” – tha ajo, “të dy e duam vendin tonë.” Dashuria për vendin do të thotë të vësh interesat kombëtare mbi interesat partiake…”.
Ashtu është. Por unë jam gati, z.ambasador, të hedh bast se kryeministri i këtij vendi (me fjalë, me këmbë, me duar edhe me lotë nëse e lypin rrethanat) do betohej mbi kushtetutë, mbi kuran, mbi bibël dhe ku të duam tjetër se.. e dashuron fort Shqipërinë. Sipas mënyrës së tij: që do të thotë se e dashuron fort me kushtin që ai të jetë aty ku është pavarsisht asaj cfarë bën. Përgjigja është vërtet e thjeshtë. Edhe diagnoza.
Adrian Thano, Kryeredaktor DITA
Ambasadori i ShBA do te bente mire te ishte i sinqert me vehten dhe me popullin shqiptar.
….duke shmangur në mënyrë të vetëdijshme dredhitë politike…-thot ai me te drejte.
Natyrisht ne se desheron me te vertete ambasadori per te ndihmuar shqiptaret duhet te zbatoje edhe nje keshillen time …po po timen, “shume me te thjeshte”:
….duke shmangur në mënyrë të vetëdijshme dredhitë “diplomatike”…
SALA e do mafort se gjithe shqiptaret cifligun Shqiperi ashtu sic e do ujku mishin e qingjit. Po or taaj, po
Zoti Thano ju e doni Shqiperine?
Ata qe mbeshtesni e duan kete vend.!
Po te ike Berisha, fituesit tuaj cfare do bejne ndryshe.!
Harrova, do rinovojne zyrat dhe sekretaret. Pastaj … .. vazhdimi dihet , drejt Europes por
me problemin e Fierit te zgjidhur. Do cmendet Brukseli nga suksesi.
Jini te pakten te sinqerte, thoni duam karrige por jo se doni Shqiperine.
Dashuria ka sjellje te tjera.
Zoti Thano te pershendes.
Ke organizuar nje gazete shume interesante, ne sherbim te emancipimit demokratik te shqiptareve.
Eshte fillimi, por gazeta juaj do te klikohet gjithnje e me shume ,NE SE DO TE RUAJ PROFILIN E NJE GAZETE TE PAMVARUR.
Ka ardhur koha qe gazetat partiake, RD, ZP, Koha jone, 55, Integrimi dhe te tjera me profil partiak, te mos lejohen, jane bere te palexueshme…Ose me sakt, ato i lexojne vetem qorra partiak.
Lidhur me temen qe trajton.
Shkrimi i Ambasadorit edhe mua mu duk moral bajat.
Amerikanet kane dy standarte.
Per vehten e tyre kane nje demokraci per ta puthur ne balle….
Per vendet e tjera, politika e tyre eshte standart tjeter:
DEMOKRATIK ESHTE AI VEND QE I SHERBEN INTERESAVE AMERIKANE!….
Berisha eshte kameleoni i qarqeve me grabitqare te peshkaqenve amerikane.
Ndaj largimi i Barbarit eshte nje çeshtje e vet shqiptareve , sikudo ne vendet e verteta demokratike, ku vota e popullit lexohet drejt dhe vet populli vendos per fatet e veta!
Nuk jam as agresiv as terrorist, por nuk do ti thosha jo aktit me radikal te tipit Avni Rustem, ne se ai do te merrej si vendim i nje grupimi te madh politik, në emer te interesave madhore te POPULLIT SHQIPTAR!
POSHT VARRMIHSI I SHQIPERISE, POSHTE B A R B A R I !….