SMS në DITA
Në 0689073730
I nderuar B.Mene nga Gjirokastra, më ngacmove me pesë rreshtat e tua në gazetën “popullore” Dita, ku socialistët i vishje me fustane… si frikacakë. M’u kujtua një çast, kur Majkua i kërkoi Berishës në Parlament të tregonte se kush ishte “kopetenti” i Sudes (siç flitet, sot është milioner). Berisha i tha: “do i themi të gjitha, por edhe aferet e armatimeve në kohën tënde…” Nga ajo ditë, socialisti i thekur jo vetëm nuk u ndie më, por tani nuk “bëzan” të mbrojë as kryetarin e tij kryeministër. Pse? Nga frika se populli thotë: “po pështyve lart, të bie në fytyrë”. Kjo fatkeqësi ka shtrirje epidemie 20 vjeçare zoti Mene. Siri Sulejmani
