Ky algjerian është dënuar me burgim të përjetshëm.
Ai akuzohet se ka vjedhur para nga rreth 250 banka.
Hamza Bandelladj u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
Djaloshi i lindur në Kouba të Algjerisë ka arritur të vjedhë rreth 4 miliardë dollarë.
I riu ka mundur të hyjë në qindra llogari bankare në SHBA dhe BE nëpërmjet faqeve të ndryshme online.
Plot 280 milionë dollarë i kishte dhënë disa organizatave jo qeveritare në Afrikë dhe në Palestinë për të ndihmuar të varfrit.
Ai ka hakuar jo pak por 8 mijë faqe webi, ku në listë janë edhe faqe të Ministrive të Jashtme të shumë shteteve në BE.
28 vjeçari ka studiuar inxhinieri kompjuterike, gjë që e ka ndihmuar jo pak për të kryer sulmet.
Arritja e tij më e madhe konsiderohet marrja nën zotërim e faqes së qeverisë së Izraelit.
Ka lindur në një zonat më të varfra dhe më të thella të Algjerisë. /Dita/

DUHET TË DALË NGA BURGU DHE TË SHPALLET HERO, PËR MË TEPËR QË 280 MILIONË DOLLARË PARA TË GJAKPIRËSVE KAPITALISTË TË AFRIKËS I KA SHPËRNDARË PËR TË VARFËRIT.
Bravo Robin Hudi