I nderuar lexues! Holanda (emri i plotë Mbretëria e Holandës – holandisht Koninkrijk der Nederlanden) është shtet parlamentar nën mbretëri konstitucionale. Kjo do të thotë që Mbreti eshte kreu i shtetit, aktualisht Ëillem Alexander. Kushtetutmërisht, pozita e mbretit ka kompetenca të kufizuara. Mbreti mund të ushtrojë ndikim gjatë formimit të një kabineti të ri, ku ai shërben si arbitër neutral midis partive politike. Përveç kësaj, mbreti ka të drejtë të informohet dhe konsultohet. Në varësi të personalitetit dhe cilësive të mbretit dhe ministrave, mbreti mund të ketë ndikim përtej fuqisë së dhënë nga kushtetuta.
Kryeministri është “i pari ndër të barabartët”, që do të thotë se ai nuk ka kompetenca të veçanta përtej atyre të ministrave të tjerë. Kryeministri aktual është Mark Rutte.